Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zjarret në Shqipëri, 11 vatra ende aktive pas 24 orësh

Aktualitet E diel, 6 Shtator 2026 11:35
Zjarret në Shqipëri, 11 vatra ende aktive pas 24 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 32 vatra zjarri. Nga këto, 11 vijojnë të jenë aktive, 5 janë nën monitorim, ndërsa 16 janë shuar plotësisht.

Për menaxhimin e situatës është angazhuar një numër i konsiderueshëm forcash dhe mjetesh në të gjithë vendin. Në terren kanë qenë 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Ndërkohë, për ditën e sotme janë planifikuar 160 efektivë ushtarakë në zonat ku zjarret vijojnë të paraqesin problematika.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fokusi kryesor i ndërhyrjes është përqendruar në vatrat më të vështira.

Në Malin e Dajtit, përveç strukturave të bashkisë, janë angazhuar 77 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

Në zonën e Bardhajve në Shkodër po operojnë 5 automjete zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe strukturat e emergjencave civile. Në ndihmë të tyre janë vendosur edhe një automjet zjarrfikës dhe një helikopter i FA-së. Gjatë ditës së sotme pritet t’i bashkohen operacionit edhe 33 forca dhe një ambulancë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në qarkun e Fierit janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë dhe 90 forca të tjera. Mbështetja nga Forcat e Armatosura përfshin 90 ushtarakë, një helikopter dhe një avion “Air Tractor”, ndërsa sot operacioni do të vijojë me 33 forca shtesë.

Mund t'ju interesojë

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Para 3 orësh
SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Para 4 orësh
Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Para 4 orësh

Ndërkohë, në Himarë operacioni është mbyllur pas shuarjes së zjarrit. Për përballimin e situatës u mobilizuan 26 automjete zjarrfikëse, 120 efektivë, 40 vullnetarë, 67 forca bashkiake, 20 punonjës policie dhe 180 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile.

Forcat dhe mjetet operacionale mbeten në gatishmëri dhe në terren për të ndërhyrë në çdo zonë ku paraqitet nevoja, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave, pronës dhe mjedisit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 1 ore

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 2 orësh

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 2 orësh

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 2 orësh

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 4 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 11 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 18 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

4 Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!
Para 7 orësh

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.