Zjarri në kodrat e Radostinës po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar një stallë dhe disa shtëpi. Banorët të tmerruar kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve të cilët e kanë të pamundur të ndërhyjnë. Ata thonë se po të ishte ndërhyrë që në fillim, do të shmangej djegia masive.