
Temperaturat e larta dhe zjarrëvëniet e qëllimshme vijojnë në vend. Akoma vazhdon të jetë aktiv zjarri në malin e Velës në Lezhë. Raportohet se zjarri po përparon në drejtim të fshatit Kallmet, duke vënë në rrezik zonën e banuar.
Aktualisht forca zjarrfikëse po punojnë për lokalizimin e vatrës, ndërsa një helikopter Cougar vijon aksionin për shuarjen e flakëve.