Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zv/presidentja e Komisionit Europian, Kallas: Vëmendja e BE tek armatimet. Shqipëria progres shumë të mirë

Aktualitet E mërkurë, 9 Prill 2025 19:35
Zv/presidentja e Komisionit Europian, Kallas: Vëmendja e BE tek armatimet. Shqipëria progres shumë të mirë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas vlerëson objektivin ambicioz të Shqipërisë për t’u anëtarësuar brenda 2030. Proces që sipas saj kërkon vijimin e reformave, por që sipas saj po tregon progres shumë të mirë. Në një intervistë për Tv Klan”, Kallas foli për situatën në rajon që e cilëson të brishtë e ku deklaron se për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi se do të ketë një investim personal për afrimin e palëve. Po ashtu zv/presidentja e Komisionit Europian flet për arsyet e vëmendjes së vendeve anëtare tek siguria e mbrojtja dhe bën vlerësimet e saj dhe për projektin e Shqipërisë për rigjallërimin e uzinave të prodhimit të armëve.

Intervista e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 6 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 6 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 6 orësh

Së pari faleminderit që pranuat të zhvillojmë këtë intervistë sëbashku. Interesi më i madh është për integrimin europian ndaj do doja të bëja disa pyetje lidhur me të. Si e vlerësoni ju ecurinë e Shqipërisë në këtë proces dhe cilët janë hapat e ardhshëm që ju mendoni se duhen ndërmarrë për të avancuar në të?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kaja Kallas: Shqipëria ka objektiva shumë ambicioze dhe realisht po e trajton procesin e zgjerimit të BE-së me energji të plotë. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdoni me reformat e ndryshme që duhen ndërmarrë dhe reformat jo vetëm të miratohen, por edhe të zbatohen. Këta janë hapat e ardhshëm, të cilët janë të nevojshëm për të vazhduar realisht në rrugën e zgjerimit drejt BE-së. Por mendoj se Shqipëria po bën progres shumë të mirë dhe e ka vërtet këtë objektiv në mendje.

Si do t’i konsideronit ju me një fjalë të vetme marrëdhëniet e BE-së dhe Shqipërisë?

Kaja Kallas: Shqipëria është një partnere strategjike e Bashkimit Evropian dhe kemi qenë partnerë shumë të mirë në fusha të ndryshme. Sot diskutuam edhe për bashkëpunimin, çfarë mund të bëjmë më shumë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, trajtimin e kërcënimeve hibride, sigurinë kibernetike, të gjitha këto çështje, por jemi edhe partnerë të mirë tregtarë. Kështu që mendoj se mund të bëjmë shumë më tepër për të përfituar nga kjo marrëdhënie. Pra, është në dobi të të dyja palëve.

Si e shihni situatën parazgjedhore, a mendoni se do ndikojë përmbushja e standardeve të zgjedhjeve të 11 Majit në procesin e integrimit?

Kaja Kallas: Çdo demokraci ka zgjedhje, kështu që ky është një aspekt themelor i demokracisë. Dëgjojmë se ka një mbështetje të gjerë politike për anëtarësimin në BE. Sigurisht, që reformat të miratohen ju nevojitet mbështetja politike nga parti të ndryshme dhe e kuptoj se është një synim që e kanë të gjithë për t’u anëtarësuar realisht në Bashkimin Evropian.

Siguria në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë. Çfarë planesh ka BE për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen e rajonit?

Kaja Kallas: Siç e thoni edhe ju, paqja dhe stabiliteti janë shumë të brishta në Ballkanin Perëndimor. Është interesi ynë që të jetë një rajon i qëndrueshëm. Pra, sigurisht që po punojmë me vende të ndryshme. Sot do të shkoj edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe po përpiqem të punoj edhe me partnerët atje.

Cili është roli i Shqipërisë në këtë kontekst?

Kaja Kallas: Shqipëria ka qenë një partnere e qëndrueshme dhe një partnere paqësore, si dhe një bashkëbiseduese shumë, shumë e mirë, kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin real midis vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Kështu që unë mendoj se ne i vlerësojmë këshillat që marrim nga Shqipëria në lidhje me çështjet në Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht vlerësojmë edhe bashkëpunimin që kemi me Shqipërinë, sepse mendoj se një nga rolet që mund të ketë Shqipëria është që nëse bëni përparim të mirë në rrugën tuaj drejt BE-së, ky është gjithashtu një shembull i mirë për të gjithë të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Cila është përparësia në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?

Kaja Kallas: Është në interesin tonë që të ketë një normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pa normalizim këto vende nuk mund të ecin përpara kur është fjala për anëtarësimin në BE. Pra, është në interes të të dy vendeve. Unë gjithashtu synoj të investoj kohën dhe energjinë time për t’u përpjekur që t’i afroj vërtet palët.

Po shohim që kohët e fundit Gjermania po zhvendos për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore trupat e saj ushtarake jashtë territorit. Pse gjithë këto ndryshime në fushën e mbrojtjes? A po përgatitet Europa për luftë?

Kaja Kallas: Ne po u përgjigjemi kërcënimeve dhe asaj çka po ndodh në botë. Nëse shohim paqëndrueshmëri, atëherë duhet të përgatitemi për t’u mbrojtur. Po shohim Rusinë që sulmon brutalisht Ukrainën, një tjetër vend sovran i pavarur. Po shohim gjithashtu që Rusia po shpenzon më shumë se 9% të PBB-së së saj për ushtrinë. Pra, duhet të përgatitemi për të mbrojtur veten.

Si e vlerësoni ju bashkëpunimin mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe mbrotjes?

Kaja Kallas: Sot hapëm dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen. Ka shumë gjëra që ne tashmë i bëjmë së bashku. I jemi shumë mirënjohës Shqipërisë që merr pjesë në misionet evropiane, në operacionet që kemi në Bosnje-Hercegovinë apo edhe në Detin e Kuq. Pra, kjo është ajo çka tashmë po bëjmë. Fusha ku mund të përmirësojmë bashkëpunimin tonë është siguria kibernetike, sulmi kundër kërcënimeve hibride. Është edhe përballja me kundër-terrorizmin dhe lufta kundër informacionit të rremë dhe manipulimit.

Keni një koment lidhur me planin e Shqipërisë për të nisur prodhimin e armëve në vend?

Kaja Kallas: Ajo që kemi dëgjuar në NATO, në aleancën transatlantike që ne evropianët kemi me partnerët tanë të Shteteve të Bashkuara është se evropianët duhet të investojnë më shumë për mbrojtjen tonë. Dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse po bëjmë hapat tanë në nivel evropian për të zhvilluar edhe industrinë tonë të mbrojtjes dhe kjo është ajo çka po marrin në konsideratë edhe partnerët tanë si Shqipëria, për të bërë më shumë për mbrojtjen tonë.

Etiketat e lidhura

beKaja Kallasshqiperia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.