Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zyra e BE në Tiranë reagon për rastin news24

Aktualitet E enjte, 14 Gusht 2025 05:56
Zyra e BE në Tiranë reagon për rastin news24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri reagoi të mërkurën (13.08.2025) për bllokimin e transmetimit të televizionit informativ News 24, godina e të cilit pritet të shndërrohet në fabrikë për prodhimin e armëve.

Në një deklaratë të shkurtër në Facebook, Delegacioni i BE-së shprehet se mosmarrëveshjet midis palëve duhet të zgjidhen duke respektuar ligjin dhe procedurat e rregullta, pa cënuar lirinë e medias. “Është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cënojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe  për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre” – thuhet në reagimin e Delegacionit. Zyra e BE-së shton se po e monitoron nga afër situatën dhe kërkon një zgjidhje ligjore, duke rikujtuar se liria e gazetarëve është thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Gjykata kundër ndërhyrjes ndaj News 24

Që nga 9 gushti, News 24 ka mbetur jashtë transmetimit, pasi forcat e policisë dhe ushtrisë rrethuan godinën e tij në ish-Uzinën e Autotraktorëve në Shkozë, ndërprenë furnizimin me energji dhe ndaluan hyrjen e gazetarëve. Në qendër të mosmarrëveshjes është konflikti pronësor midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Focus Media Group për kontrata qiraje të mbaruara dhe pagesa të papaguara. Sipas Avokaturës së Shtetit, godina ka pasur kontratë qiraje me shtetin deri në vitin 2022 dhe pas skadimit të saj, Focus Media Groupka humbur proceset gjyqësore për këtë pronë. Grupi mediatik e ka cilësuar ndërhyrjen si një “goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes”. Në vendimin e marrë të martën e 12 gushtit, Gjykata e Tiranës konsideron se “ndërhyrja dhe kufizimi i gazetarëve dhe të drejtave të tyre (ishin) jo në proporcion me gjendjen që shkaktoi këtë kufizim dhe nevojën për të ndërhyrë”. Po ashtu ajo urdhëroi që gazetarëve t’u ktheheshin materialet e sekuestruara, që ndodhen që pas bllokimit në rezervat shtetërore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prej pesë ditësh, gazetarët e News 24 nuk janë lejuar të hyjnë në mjediset e punës, ndërsa materialet e bllokuara – sipas redaksisë përmbajnë të dhëna konfidenciale dhe burime të mbrojtura. Drejtoresha Anila Jole e quan situatën një “lojë absurde” për të vonuar rikthimin e sinjalit. “Mendova që nëse ka shtet, do të na lejonte të zbatonim procedurat. Kjo që po ndodh është skandal. Ne bëmë kallëzim në polici, do ta çojmë në SPAK!” – u shpreh ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Organizatat e gazetarëve i kanë dhënë mbështetje redaksisë, duke kërkuar zbatim të menjëhershëm të vendimit gjyqësor. “Çdo masë që prek gazetarët duhet të jetë ligjore, proporcionale dhe të respektojë të drejtat e tyre profesionale, përfshirë mbrojtjen e burimeve dhe pajisjeve personale” – deklaron “Safe Journalists Albania”. Edhe Unioni i Gazetarëve thekson se cenimi i së drejtës së punës dhe ndërhyrja në materialet profesionale të gazetarëve përbën shkelje serioze ligjore dhe dëm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Nga uzinë autotraktorësh në qendër të industrisë së mbrojtjes Ish-Uzina e Autotraktorëve do të kthehet në një qendër shtetërore për prodhimin e armëve, nën administrimin e “KAYO”-s, kompani e krijuar në vitin 2024. Në prill 2025, kjo kompani nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me prodhuesin italian të anijeve “Fincantieri” për zhvillimin e kapaciteteve detare. Po ashtu, në korrik 2025, u miratua edhe një marrëveshje me Izraelin për projekte të përbashkëta me kompaninë “Elbit Systems” që pritet të prodhojnë dronë, armë të lehta dhe artileri në Shqipëri./Rashela Shehu, DW/

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 44 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 2 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 14 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 40 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 44 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 58 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.