Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

17 shtete letër KE-së: Përshpejtoni procedurat e dëbimit të emigrantëve të parregullt

Bota E premte, 4 Tetor 2024 21:06
17 shtete letër KE-së: Përshpejtoni procedurat e dëbimit të emigrantëve të parregullt
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit Evropian të premten të shtrëngojë rregullat e BE-së për rikthimin e emigrantëve të parregullt në vendet e tyre të origjinës. Kjo mësohet nga një dokument i nënshkruar një javë përpara takimit të nivelit të lartë, ku pritet që emigracioni të jetë ndër çështjet që do të shqyrtohen.

Letra drejtuar organit ekzekutiv të bllokut është firmosur nga 14 nga 27 vendet anëtare, ndër to Gjermania, Franca dhe Italia, si dhe tre vende të tjera nga zona e lëvizjes së lirë Shengen-Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Ky zhvillim vjen pas mbajtjes së disa proceseve zgjedhore në mbarë BE-në, ku dominoi çështja e emigracionit, si dhe kërkesave në rritje nga disa pjesë të kontinentit për një sistem më të fortë kontrolli.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Mesazhi kryesor për Komisionin për të cilin biem të gjithë dakort është se na duhet një sistem më i fortë riatdhesimi, me kritere më të qarta dhe më pak interpretime nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë”, tha një diplomat i një prej vendeve firmëtare. Vendet nënshkruese thonë se rregullat e tanishme lënë hapësira të tepruara për interpretime, të cilat u janë lënë gjithnjë e më shumë në dorë gjykatësve dhe jo qeverive të zgjedhura me votë, shtoi diplomati, i cili kërkoi mos t’i bëhej publik emri për shkak të ndjeshmërisë së temës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komisioni Evropian nuk pati koment të menjëhershëm, por emigracioni pritet të luajë një rol kyç në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë vitin e ardhshëm dhe kjo çështje pritet të dominojë axhendën e Komisionit të ri që pritet ta fillojë detyrën në dhjetor. Emigracioni pritet të jetë gjithashtu pjesë e axhendës së udhëheqësve të BE-së që do të takohen për bisedime në 17-18 tetor, ndërsa muajin e kaluar Gjermania riktheu në fuqi kontrollet e përkohshme në kufi. Kryeministri francez Michel Barnier tha se Parisi do të shqyrtojë një masë të ngjashme. Koalicioni qeveritar i Gjermanisë ka ashpërsuar qëndrimin për emigracionin pas një rritjeje të fluksit të emigrantëve dhe të mbështetjes për të djathtën e skajshme në opozitë dhe konservatorët.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 5 orësh
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 8 orësh
Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Para 8 orësh

MASAT E KONTROLLIT

Javën e kaluar, votuesit në Austri i dhanë fitoren për herë të parë Partisë së Lirisë, e cila ka qëndrime anti-emigracion, euro-skeptike dhe për marrëdhënie më të mira me Rusinë. Pas dekadave të tëra diskutimesh, Bashkimi Evropian ra dakort për disa rregulla të reja vitin e kaluar, për ndarjen e kostove dhe përgjegjësive për kujdesin ndaj emigrantëve. Letra, me përmbajtjen e së cilës u njoh agjencia e lajmeve Reuters, thotë se duhen forcuar politikat për riatdhesimin.

“Personat që nuk kanë të drejtën e qëndrimit, duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në letër. Letra i bën thirrje Komisionit Evropian të propozojë një ligj të ri ku do të thuhej qartë se qeveritë kanë të drejtën të arrestojnë emigrantët e paligjshëm që përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare – një opsion që është diskutuar që nga viti 2018, por që nuk është miratuar ndonjëherë.

Letra gjithashtu bën thirrje për harmonizimin dixhital të çështjeve të regjistruara për emigrantët, në mënyrë që të gjitha vendet të kenë të njëjtin program kompjuterik. Kjo do të ndihmonte për identifikimin dhe trajtimin e rasteve të të njëjtëve emigrantë që paraqiten në vende të ndryshme të BE-së.

Letra i bën thirrje Komisionit të propozojë që emigrantët të kenë detyrimin të bashkëpunojnë me autoritetet. “Ndodh rëndom tani që procedurat e riatdhesimit ndërpriten, pasi personat nuk bashkëpunojnë për t’u identifikuar, apo zhduken krejtësisht nga radari, ose bëjnë apelime të vazhdueshme”, tha diplomati evropian. /VOA/

Etiketat e lidhura

be
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.