
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se të martën në mbrëmje do të zbulojë një plan të madh për të zbutur goditjen financiare të koronavirus, i cili ka ngjallur shqetësime recesioni në ekonominë më të madhe në botë. Këto janë katër politikat që kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të ndërmarrë:
- Leje e paguar për të gjithë të rrezikuarit nga virusi
- Shkurtimi i taksave që vendosen mbi pagën për një periudhë të caktuar kohore
- Dhënia e ndihmave financiare për kompanitë më të prekura nga virusi, sikurse kompanitë e transportit
- Dhënia e huave me interes të vogël për bizneset e vogla që e kërkojnë atë.
Megjithëse këto politika mund të ndihmojnë realisht ekonominë e SHBA dhe atë botërore, ato duhet të marrin mbështetje nga të dyja partitë dhe kongresi amerikan për t’u aplikuar.