Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 08:49 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026 Dashi Mund të ndiheni pak pa fuq. Përpiquni të gjeni kohë për veten tuaj dhe të çlodheni Ndiheni më konfidentë pasi keni gjetur zgjidhje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasada britanike përgënjeshtron marrëveshjen me Serbinë kundër ndikimit rus

Bota E hënë, 21 Qershor 2021 22:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd përgënjeshtroi për Radion Evropa e Lirë një shkrim të gazetës britanike Telegraph, sipas të cilit, Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë kundër ndikimit rus.

Shkrimi u përgënjeshtrua më herët për REL-in edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Më 18 qershor, Telegraph ka shkruar se sekretari briatnik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se vendi i tij ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Serbinë për të parandaluar ndikimin e Rusisë dhe se Britania do ta ndihmojë Serbinë për t’i rezistuar “ndikimit keqdashës” dhe “manipulimit” rus.

Marrëveshja, sipas artikullit, është nënshkruar gjatë vizitës së sekretarit Wallace në Beograd, më 16 qershor.

Ambasada britanike në Beograd i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se në marrëveshjen e nënshkruar midis ministrive të Mbrojtjes të Serbisë dhe Britanisë së Madhe “nuk përmendet asnjë shtet tjetër”.

“Dokumenti është përqendruar në konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit aktual midis ministrive të Mbrojtjes të Serbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Dokumenti trajton tema të tilla si pjesëmarrja e përbashkët e vendeve tona në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare”, tha Ambasada britanike.

Ajo shtoi se, gjatë vizitës, Wallace theksoi se “Mbretëria e Bashkuar e respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë”.

“Sa i përket politikës sonë [britanike] ndaj Rusisë, ajo është paraqitur qartë në dokumentin strategjik publik ‘Rishikimi i Integruar i Politikës së Jashtme dhe i Mbrojtjes’”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës britanike për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë dokument Rusia është shënuar si “kërcënim”.

Çfarë është nënshkruar?

Më 20 qershor, Mnistria serbe e Mbrojtjes, duke mohuar shkrimin e gazetës britanike Telegraph, tha se me Ministrinë britanike të Mbrojtjes është nënshkruar një marrëveshje për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas saj, me sekretarin britanik të Mbrojtjes nuk është nënshkruar asnjë dokument ku përmendet Rusia.

Një gjë të tillë nuk e ka deklaruar askund as ministri Wallace, tha ministria serbe.

“Subjekt i Marrëveshjes është zhvillimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e operacioneve shumëkombëshe, trajnimi ushtarak, mbajtja e ushtrimeve dypalëshe, shqyrtimi i përmirësimit të bashkëpunimit në domenin tokësor dhe ajror, mbrojtja kibernetike dhe rritja e mundësive për bashkëpunim midis industrive të mbrojtjes dhe institucioneve kërkimore shkencore”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes.

Vizita e sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, më 16 qershor, ishte vizita e tij e parë zyrtare në Serbi. Me atë rast janë bërë edhe disa stërvitje ushtarake në bazën “Jug”, afër Bujanocit.

Mund t'ju interesojë

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal

Para 2 orësh
Trump thotë se sulmet e mëtejshme amerikane ndaj Iranit janë ‘shumë të pamundura’

Trump thotë se sulmet e mëtejshme amerikane ndaj Iranit janë ‘shumë të pamundura’

Para 3 orësh
Nisja e bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Nisja e bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Para 3 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë ka shkruar Telegraph?
Gazeta britanike Telegraph ka botuar më 18 qershor një artikull me titull “Britania nënshkroi marrëveshje me Serbinë kundër ‘ndikimit keqdashës’ të Rusisë”, duke iu referuar një bisede me sekretarin britanik të Mbrojtjes dhe me një burim të paemëruar nga udhëheqësia e ushtrisë serbe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas shkrimit, Wallace ka thënë për gazetën Telegraph se është në interes të vendit të tij që “të merret me zhvillimin post-jugosllav” dhe ka shtuar se Britania do ta ndihmojë Serbinë që t’i rezistojë “ndikimit keqdashës” dhe “manipulimit” të Rusisë.

“Është në interesin tonë të ndihmojmë rezistencën e vendeve si Serbia ndaj aktiviteteve dhe ndikimeve dashakeqe”, ka thënë Wallace, sipas shkrimit të gazetës Telegraph.

Po sipas gazetës, Wallace ka deklaruar se Britaninë “nuk e shqetëson” fakti që Serbia ka marrëdhënie miqësore me Rusinë, sepse “Serbia është ushtarakisht neutrale”.

Në shkrim përmendet edhe një burim i paemëruar nga ushtria serbe, i cili ka thënë se “marrëveshja me Britaninë është një shans për të rivendosur marrëdhëniet problematike midis dy vende”.

Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të ngushta, pavarësisht thirrjeve të vendeve perëndimore dhe të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë – vend kandidat për anëtarësim në BE – për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me atë evropiane.

Rusia gjithashtu mbështet përpjekjet e zyrtarëve serbë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe, në këmbim, Beogradi zyrtar refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë./rel

Etiketat e lidhura

Ambasada britanike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026
Para 14 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

Vjedh bankën për 10 minuta dhe i lë në kazino për 7 minuta!
Para 1 ore

Vjedh bankën për 10 minuta dhe i lë në kazino për 7 minuta!

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?
Para 1 ore

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve
Para 2 orësh

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 17 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 14 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 14 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 10 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.