Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza nga VOA: Si do të ndikojnë dy uraganet shkatërrimtare tek fushata presidenciale në SHBA

Aktualitet E premte, 11 Tetor 2024 21:31
Analiza nga VOA: Si do të ndikojnë dy uraganet shkatërrimtare tek fushata presidenciale në SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Uraganët Helene dhe Milton ndërhynë në fushatën presidenciale të këtij viti si miq të paftuar dhe shkatërrimtarë. Uraganët e njëpasnjëshëm i kanë detyruar kandidatët, demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump të ndryshojnë kalendarin e fushatës dhe temat e saj. Të enjten të dy ata ia kushtuan një pjesë të mirë të ditës përgjigjeve për përpjekjet për rimëkëmbjen nga stuhitë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ato u bënë shkas për pyetjet e amerikanëve se cili president do t’u përgjigjej më mirë fatkeqësive natyrore vdekjeprurëse, një çështje të cilës dikur nuk i kushtohej shumë vëmendje, por që gjithnjë e më shumë është bërë një pjesë e rutinës së punës së administratës. Dhe duke ndodhur vetëm disa javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit, uraganët kanë sjellë pasoja tek planet e votimit në disa qarqe kyçe. Nënpresidentja Harris po përpiqet ta përdorë këtë si një mundësi për të projektuar aftësitë e një udhëheqëseje, duke u paraqitur përkrah Presidentit Joe Biden për t’u informuar për gjendjen dhe duke bërë thirrje për bashkëpunim dypartiak.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 1 ore
Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Para 1 ore
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 1 ore

Ish-presidenti Trump po përpiqet të përdorë këtë moment për të akuzuar administratën për paaftësi, si edhe për të hedhur dyshime se ajo nuk po ndihmon zonat republikane, pavarësisht se nuk ka prova për një gjë të tillë. Trysnia rritet më tej nga nevoja për të siguruar më shumë fonde për Administratën e Biznesit të Vogël dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, gjë që do të kërkonte që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të bashkëpunojnë me administratën Demokrate. Presidenti Biden tha të enjten se ligjvënësit duhet të merren menjëherë me këtë çështje. “Përballja me kriza të njëpasnjëshme do ta vendosë FEMA-n më shumë në qendër të vemendjes dhe për rrjedhojë, administrata e (Presidentit) Biden do të jetë nën mikroskop në ditët para zgjedhjeve,” thotë Timothy Kneeland, profesor i Universitetit Nazareth në Rochester në New York, i cili e ka studiuar këtë çështje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nënpresidentja Harris duhet të shfaqë ndjeshmëri për viktimat pa ndryshuar kalendarin e fushatës” shton Prof. Kneeland. Kandidatët Trump dhe Harris secili kanë vizituar Xhorxhian për të vlerësuar dëmet nga uragani dhe për të premtuar mbështetje, dhe zonja Harris ka vizituar Karolinën e Veriut, çka do të thotë që kandidatëve u është dashur të anulojnë aktivitete fushate diku tjetër në një moment kur koha është burim i çmuar në javët e fundit përpara zgjedhjeve. Si Xhorxhia, ashtu edhe Karolina e Veriut janë shtete vendimtare për zgjedhjet. Pasojat e uraganit janë të dukshme edhe në aktivitetet e tyre të fushatës. Kandidati republikan Donald Trump sulmoi kandidaten demokrate, Nënpresidenten Kamala Harris dhe Presidentin Joe Biden lidhur me masat e rimëkëmbjes nga stuhia. “Qeveria federale … nuk ka bërë atë që duhet të bënte, në veçanti në lidhje me Karolinën e Veriut,” tha ai të enjten.

Zonja Harris, e cila ka thënë se zoti Trump po përhap gënjeshtra në lidhje me përgjigjen e qeverisë, iu kundërpërgjigj politizimit të kësaj çështjeje gjatë një bisede me votues organizuar nga televizioni Univision të enjten. “Për fat të keq kemi parë gjatë dy javëve të fundit, që me uraganin Helene dhe tani me pasojat e menjëhershme të Miltonit, që njerëzit po luajnë lojëra politike”, tha ajo pa përmendur emrin e ish-Presidentit Trump.

Zonja Harris e ka vënë theksin edhe tek dezinformatat që po përhapin republikanët. Politikanët e të dyja palëve janë thellësisht të vetëdijshëm se si ra mbështetja e për ish-Presidentin republikan George W. Bush pasi uragani Katrina shkatërroi New Orleans-in në vitin 2005. Perceptimi i shumë njerëzve në atë kohë ishte se përgjigja e administratës së tij ishte e pamjaftueshme. Stuhitë kanë shkaktuar probleme edhe për procesin e votimit. Bordi Shtetëror i Zgjedhjeve i Karolinës së Veriut ka miratuar një rezolutë për të ndihmuar njerëzit në qarqet e prekura të shtetit që të votojnë. Florida do t’u lejojë disa qarqeve fleksibilitet më të madh në shpërndarjen e fletëvotimeve me postë dhe ndryshimin e vendeve të votimit. /VOA/

Etiketat e lidhura

FloridaHarrisTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 44 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 58 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 1 ore

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 1 ore

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.