Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:06 Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

Bota E hënë, 28 Korrik 2025 21:50
BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duket se është shmangur, por BE-ja ka dalë e dëmtuar dhe marrëdhëniet transatlantike mbeten të paparashikueshme. Këto janë përfundimet kryesore pas arritjes së marrëveshjes për një kornizë tregtare ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit, në Skoci, më 27 korrik. Mund të thuhet se ka një ndjesi lehtësimi, por jo festë të vërtetë, pas marrëveshjes mes dy ekonomive më të mëdha në botë një partneritet që gjeneron mbi 1.7 trilion dollarë tregti në vit. Tarifat e gjera prej 30% që SHBA-ja kishte planifikuar të vendoste mbi të gjitha produktet e BE-së duke filluar nga 1 gushti, janë hequr nga tryeza, po ashtu edhe paketa hakmarrëse e BE-së prej 93 miliardë eurosh që pritej të zbatohej një javë më pas.

Në vend të kësaj, është arritur një marrëveshje që në pamje të parë anon dukshëm në favor të Shteteve të Bashkuara. Në vend të tarifës 30%, Brukseli pranoi një tarifë prej 15% për shumicën e produkteve – nga makinat, te gjysmëpërçuesit dhe barnat. Çeliku dhe alumini do të vazhdojnë të taksohen me 50%, edhe pse do të vendoset një sistem kuotash që do të lejojë që disa produkte të tregtohen nën nivelin e tarifës. Përveç kësaj, presidenti amerikan, Donald Trump, siguroi edhe një marrëveshje që obligon BE-në të blejë energji amerikane në vlerë prej 750 miliardë dollarësh gjatë tre vjetëve të ardhshëm, kryesisht gaz natyror të lëngshëm (LNG), dhe të investojë edhe 600 miliardë dollarë të tjerë në SHBA, përveç blerjeve të produkteve energjetike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke qenë se BE-ja ka premtuar se do t’i japë fund importit të energjisë ruse deri në fund të vitit 2027, blerja e më shumë LNG-je shihet si një veprim i arsyeshëm nga këndvështrimi evropian, ndonëse blloku do të kërkojë edhe alternativa të tjera në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Norvegji. Nga ana tjetër, SHBA-ja ofroi pak ose aspak lëshime në këmbim, duke shkaktuar reagime të ashpra në disa vende evropiane që e quajtën marrëveshjen “dorëzim” dhe “nënshtrim”. Në fillim të muajit, BE-ja ishte pranë një marrëveshjeje për një tarifë bazë 10%, që përbënte gjithsesi një rritje krahasuar me mesataren prej 4.8% përpara mandatit të dytë të Trumpit. Por lëvizja befasuese e Shtëpisë së Bardhë më 12 korrik për tarifa 30% i zhbëri të gjitha gjasat për një marrëveshje më të shpejtë dhe më të favorshme për Brukselin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me një fytyrë të zbehtë, tha pas negociatave direkte me Trumpin në Skoci se kjo marrëveshje “sjell stabilitet dhe parashikueshmëri”. Një diplomat i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se von der Leyen thjesht bëri “më të mirën nga një situatë e tmerrshme, duke pasur parasysh që po merrej me dikë që ishte i gatshëm ta thyente gjithçka përpara”.

Mund t'ju interesojë

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj...

Para 26 minutash
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 44 minutash
Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 9 orësh

Në fund, Trump e dinte që kishte epërsinë dhe se Brukseli nuk kishte vullnet për të reaguar fort. Një zyrtar evropian me njohuri mbi negociatat tha se Uashingtoni e kuptoi mirë që vendet e krahut lindor të BE-së besonin se acarimi me SHBA-në do të kishte “pasoja serioze”, edhe pse Trump thuhet se kurrë nuk kërcënoi me tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni. Ai, gjithashtu, e dinte që irlandezët donin të mbronin eksportin e barnave, francezët tregtinë e alkoolit dhe gjermanët qasjen në tregun amerikan për makinat e tyre – të njëjtën që u ishte ofruar japonezëve në një marrëveshje SHBA-Japoni disa ditë më herët. “Ai thjesht i kuptoi dobësitë tona”, siç e tha zyrtari.

Në letër, tani duket se Shtetet e Bashkuara e kanë Evropën aty ku duan – jo vetëm në tregti. Në samitin e NATO-s në Hagë më herët këtë vit, aleatët evropianë dhe Kanadaja u zotuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% deri në vitin 2034, dhe më pas ranë dakord që po të njëjtat vende të blejnë armë amerikane për t’i dërguar në Ukrainë. Por, një vështrim më i afërt i këtyre marrëveshjeve zbulon shumë të çara. Për sa i përket mbrojtjes, vetëm 3.5% e kësaj shume do të shpenzohet për pajisje ushtarake “të rënda”, dhe shumë vende tashmë kanë pranuar se do ta kenë të vështirë të arrijnë këtë përqindje. Ideja për të blerë armë amerikane për t’ia dërguar Ukrainës nuk është e re dhe ndonëse ekziston vullneti, problemi është kapaciteti i kufizuar aktual i prodhimit në Perëndim dhe zinxhirët e furnizimit që janë tashmë të mbingarkuar.

Edhe marrëveshja tregtare përfshin përjashtime dhe përkufizime të shumta. Duhet kujtuar se kjo është vetëm një marrëveshje kornizë dhe detajet e saj vendimtare do të negociohen në javët në vijim. Brukseli dhe Uashingtoni kanë rënë tashmë dakord për tarifa zero mbi avionët, gjysmëpërçuesit, lëndët e para kritike, si dhe disa produkte kimike e bujqësore. Pritet që lista e produkteve me përjashtime të zgjerohet edhe më shumë veçanërisht pas një fushate lobimi të shtuar nga të dy anët e Atlantikut./REL/

Etiketat e lidhura

beUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 21 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 26 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 30 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 44 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 10 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.