
Lufta ruse ndaj Ukrainës mund të marrë një kthesë të frikshme. Përballja mund të shndërrohet në një përballje të frikshme me shtigje shumë më të gjera, i shkaktuar potencialisht nga tensioni gjithmonë më i lartë në enklavën ruse të Kaliningradit.
Vendimi i Lituanisë për të kufizuar transitin e mallrave në rajonin e Kaliningradit, si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë, ka izoluar atë territor që prej viti 1945 dhe përfaqëson atë që qarqet ushtarake perëndimore e quajnë “aeroplanmbajtësen më të rrezikshme të ushtrisë ruse”.
”Dailymail” shkruan se sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha se Moska do t’i përgjigjet së shpejti masës së Lituanisë për të bllokuar dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar nga kontinenti i Rusisë në Kaliningrad.
“Rusia me siguri do t’i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat përkatëse janë duke u përpunuar në formatin ndërinstitucional dhe do të merren në të ardhmen e afërt”.
Gjenerali Evgeny Buzhinsky i tha televizionit shtetëror rus se Perëndimi po luan me zjarrin pasi dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar u ndaluan të hynin në territorin rus nëpërmjet shtetit të NATO-s, Lituanisë.
