Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 11:49 Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë Policia e Tiranës ka gjobitur 23 protestues të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bllokuan rrugën dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bregu: 70% e qytetarëve të Rajonit druhen se të afërmit e tyre mund të radikalizohen në internet

Bota E hënë, 24 Maj 2021 21:35
Bregu: 70% e qytetarëve të Rajonit druhen se të afërmit e tyre mund të radikalizohen në internet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pandemia e koronavirusit ka treguar se kërcënimet e sigurisë nuk pushojnë në asnjë periudhë, ka thënë Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

Kjo organizatë ka prezantuar në Sarajevë hulumtimin rajonal për çështje të sigurisë – SecuriMeter në Ballkanin Perëndimor.

Sipas studimit të kryer në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut, 64 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me situatën e sigurisë derisa krimi i organizuar, terrorizmi, kriza e migrantëve dhe lajmet e rreme janë sfida të sigurisë për shumicën e prej tyre.

“Është mjaft interesante e dhëna që 82% e respodentëve e theksojnë krimin e organizuar si kërcënimin kryesor të sigurisë dhe 55% e kësaj përqindjeje thonë korrupsioni është ai që ushqen ekzistencën e tij”, tha Bregu.

Më shumë se 6,000 njerëz morën pjesë në hulumtim.

“Në Ballkanin Perëndimor 56% e qytetarëve mbështesin fuqishëm punën e organeve për zbatimin e ligjit në luftën kundër terrorizmit, por kur bëhet fjalë për krimin e organizuar ndërkombëtar 48% nuk janë të kënaqur”, tha Bregu.

Sipas saj, për 70% të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, kërcënimet e sigurisë tani janë transferuar në botën digjitale dhe ata kanë frikë se fëmijët ose të afërmit e tyre të rinj mund të radikalizohen në internet.

“Kur u pyetën për ndikimin e dezinformimit, 76% e qytetarëve në të gjithë rajonin e konsiderojnë dezinformimin si një mënyrë të re të luftës, shifër pothuajse e njëjta prej 77% të atyre që i shohin lajmet e rreme si një problem të madh”, shtoi Bregu.

RCC u krijua në 2008 si pasardhëse e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, me synimin për të ndihmuar bashkëpunimin rajonal dhe për të mbështetur integrimin evropian dhe euro-atlantik në Evropën Juglindore.

Mund t'ju interesojë

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

Para 44 minutash
Grusht shteti i tentuar në Izrael: Lapid dhe Jabareen akuzojnë Netanyahun për ‘mekanizëm kriminal nga zemra e qeverisë’

Grusht shteti i tentuar në Izrael: Lapid dhe Jabareen akuzojnë Netanyahun për ‘mekanizë...

Para 49 minutash
Princi Harry në Lviv: «Ju do ta fitoni luftën», vizitë e papritur te veteranët dhe mjekët ukrainas

Princi Harry në Lviv: «Ju do ta fitoni luftën», vizitë e papritur te veteranët dhe mjek...

Para 51 minutash

Etiketat e lidhura

Majlinda Bregu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë
Para 4 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij
Para 14 minutash

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë
Para 22 minutash

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe
Para 39 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 12 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.