Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:39 Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

CDU demonstroi unitet

Bota E shtunë, 23 Nëntor 2019 20:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kongresin e partisë kristiandemokrate, CDU që u zhvillua në Lajpcig, kryetarja e CDU-së, Kramp-Karrenbauer e forcoi pozicionin e saj. Se kush do të futet në garën e kancelares, nuk u vendos, por u vendosën piketat.

Në kongresin e CDU-së, që përfundoi në Lajpcig të shtunën, partia kristiandemokrate tregoi se di të ruajë unitetin. Kongresi ishte më shumë një shkëmbim i vakët i qëndrimeve, se një përplasje e ashpër, siç u përfol në media më parë. Kongresi refuzoi kërkesën e Unionit të të Rinjve (JU) për një votim të gjerë të anëtarëve për të vendosur mbi kandidaturën për kancelar/e. Të rinjtë kristiandemokratë argumentojnë, se një parti moderne, duhet të dëgjojë bazën e vendimin për kandidatin apo kandidaten për kancelar të mos e marrë në „dhomat e pasme”. Por Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak paralajmëroi ndërkohë, se marrja me muaj vetëm me veten, mund ta dëmtojë partinë, si ndodhi tek SPD-ja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Huawei, digjitalizimi, pensionet

Mjaft tema u diskutuan në dy ditët e kongresit, pasi kryetarja e partisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, ia doli të shtrëngojë radhët e delegatëve me çështjen e papritur të votëbesimit që shtroi e miratimit që mori për veten. Në kongres u morën disa vendime për tema të debatuara. CDU kërkon të mbrojë rrjetin mobil gjerman nga përgjimi i mundshëm nga Kina e shtete të tjera. Në zgjerimin e rrjetit 5G do të marrin pjesë ato firma „ku është i përjashtuar ndikimi përmes një shteti të tretë në infrastrukturën e rrjetit 5G.” Vendimi nuk përmend emra, por kuptohet, se është adresuar Huawei, koncerni kinez i Telekomit, për të cilin debatohet në Gjermani, se mund të instrumentalizohet nga Kina.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në kongresin e saj, CDU vendosi edhe për përmirësimin e infrastrukturës së digjitalizimit. Ajo duhet kuptuar si „shërbim i rëndësishëm publik” thuhet në „Kartën digjitale”, dokumentin e miratuar posaçërisht në kongres. CDU dënon me „vendosmëri të plotë” gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e saj në internet.

Mund t'ju interesojë

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë m...

Para 2 orësh
Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë am...

Para 2 orësh
Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 5 orësh

Ndërsa lidhur me çështjen e pensioneve, aq të debatuar në Gjermani, kristiandemokratët u shprehën, se do të mbeten tek kompromisi i arritur me SPD për pensionin bazë, por duhen respektuar të gjitha kushtet për të. CDU-ja do të shtojë atraktivitetin për pensionin e ashtuquajtur „Riester”, ku krahas kontributit të punëmarrësit, edhe shteti jep një shumë të caktuar parash në vit. Oferta më atraktive duhet të bindin njerëzit për të investuar më shumë në sigurimin privat të pensionit.

Partia theksoi edhe njëherë bindjen e saj për frenimin e borxheve dhe „zeros së zezë”-mos marrjen e borxheve të reja. Ajo parashikon, që për të forcuar ekonominë gjermanë të lehtësohen sipërmarrjet nga tatimet dhe të reduktohet burokracia. Vendimin për një kuotë të detyruar për gratë në poste dhe mandate, CDU-ja e ka shtyrë për vitin e ardhshëm.

Si traditë flet në kongresin e partisë CDU, edhe kreu i partisë kristiansociale, CSU. Markus Söder premtoi para delegatëve të CDU-së, se nuk do të ketë më përplasje, si në rastin e krizës së migracionit, dhe deklaroi si kundërshtar të përbashkët, Të Gjelbrit. Kurse si armik ai deklaroi partinë populiste të djathtë, AfD. „AfD është NPD-ja e re”, tha Söder, e „me njerëz të tillë nuk bën asgjë, por vetëm i lufton ata.”/DW

Etiketat e lidhura

CDUkristiandemokrate
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 3 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.