Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Franca dhe Greqia kërkojnë vaksinim me detyrim në disa profesione

Bota E mërkurë, 14 Korrik 2021 15:47
Franca dhe Greqia kërkojnë vaksinim me detyrim në disa profesione
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas Italisë dhe Francës, edhe Greqia do të aplikojë vaksinimin e detyrueshëm kundër Coronës për punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit. Shkaku: përhapja e Deltës.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis janë larguar nga kursi i vaksinimit vullnetar kundër COVID-19. Të dy ata njoftuan se do të duhej të vaksinoheshin personat që punojnë në sistemin e kujdesit shëndetësor. “Nëse nuk veprojmë tani, numrat e infektimeve në klinika do të rriten”, tha presidenti Emmanuel Macron, në një fjalim televiziv.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pa vaksinim nuk ka punë dhe para

Në Francë, të gjithë punonjësit në spitale, ata që punojnë me të moshuar ose në shtëpitë e kujdesit për moshën e tretë, duhet të vaksinohen më së voni deri më 15 shtator. Ndryshe, sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, ata nuk do të jenë më në gjendje të punojnë dhe nuk do të paguhen më.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Greqi, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet nga mesi i gushtit për punonjësit në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, ndërsa nga 1 shtatori për sektorin e shëndetësisë. “Ne mund të përfundojmë kapitullin e fundit të krizës shëndetësore vetëm nëse të gjithë marrin vaksinën që mundëson liri”, tha kryeministri Mitsotakis. Vendi nuk do të futet sërish në një lockdown, për shkak të qëndrimit negativ të individëve.

Mund t'ju interesojë

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Para 1 ore
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 2 orësh

Në Francë, fjalimi gjysmë ore i Macronit pati një efekt të menjëhershëm. Faqja për rezervime Doctolib kumtoi në Twitter se numri i aplikimit për orare për vaksinime është rritur shumë.

Italia e para

Vaksinimi i detyruar në Evropë është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë. Edhe Macroni fillimisht i ka përjashtuar vaksinimet me detyrim në Francë. Italia, e cila u godit veçanërisht rëndë nga pandemia, ishte një përjashtim. Ky vend ka kërkuar që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen në mars.

Përveç vaksinimit të detyrueshëm, Franca dëshiron ta bëjë paraqitjen e certifikatave shëndetësore si kusht për të vizituar restorantet ose qendrat tregtare, për udhëtime me trena ose fluturime brenda vendit, duke nisur nga muaji gusht. Dokumenti dëshmon se një person është vaksinuar, është shëruar apo ka bërë një test negativ. Në Greqi, kufizimet për personat që nuk janë vaksinuar do të futen në fuqi nga dita e premte (16.07).

“Gara” kundër virusit

Për grupet e rrezikuara që janë vaksinuar në fillim të këtij viti, do të ketë një rifreskim të vaksinës me një dozë të tretë në Francë, duke nisur nga shtatori. Macroni foli për një “garë” të re kundër virusit, i cili po përhapet përsëri në të gjithë Francën. Pa veprim të shpejtë, ekziston rreziku i përkeqësimit të sërishëm të gjendjes në spitale.

Në Francë, si edhe në Greqi, rreth 40 përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Në të dy vendet, numri i infektimeve të reja është rritur sërish kohët e fundit. Ekspertët thonë se shkaku i rritjes së infektimeve është përhapja e variantit Delta. Ky variant i virusit Corona është zbuluar për herë të parë në Indi./DW

Etiketat e lidhura

Francagreqia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 1 ore

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.