
Një protestë është mbajtur sot në Greqi, pasi një grup aktivistësh kanë dalë kundër projektligjit të Niki Kerameos për Universitetet. Protesta pati disa episode tensioni, i cili zgjati për pak çaste derisa protestuesit u shpërndanë. Ngjarjet ndodhën para Parlamentit grek, ku nga pamjet e transmetuara nga ”CNN Greece” shihen sesi përdoret gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën.