
Regjistrohen 33 raste të reja me koronavirus në Greqi. Mësohet se 10 prej këtyre rasteve janë identifikuar pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 4110. Ndërkohë që është riregjistruar sot edhe një vdekje, ndërkohë në total numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 201.
Mosha mesatare e rasteve është 47 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 76 vjeç.
