Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kos foli për ndalimin e shpërndarjes së fondeve për Serbinë, reagon Komisioni Europian: S’ka asnjë vendim formal

Bota E hënë, 4 Maj 2026 16:31
Kos foli për ndalimin e shpërndarjes së fondeve për Serbinë, reagon Komisioni Europian: S’ka asnjë vendim formal
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar të hënën se nuk ka ndonjë vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Serbinë. “Nuk ka asnjë vendim për t’i ngrirë fondet apo diçka të tillë”, konfirmoi zëdhënësi i Komisionit, Markus Lammers. “Komisioni Evropian vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet përkatëse për mbështetje sipas instrumenteve financiare të BE-së. Kjo është pjesë e zbatimit normal të këtyre instrumenteve dhe zbatohet gjatë gjithë procesit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes në fazën e çdo kërkese për pagesë”, shtoi Lammers. Ai përsëriti shqetësimet e institucioneve evropiane në lidhje me miratimin e ligjeve gjyqësore dhe deklaroi se Serbia pritet ta zbatojë plotësisht mendimin e Komisionit të Venedikut mbi këtë legjislacion.

Komentet e Lammers vijnë pas më 30 prill komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se KE-ja kishte ndalur shpërndarjen e fondeve për shkak të ligjeve gjyqësore kontroverse. “Për momentin i kemi pezulluar të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes, sepse Serbia ka shënuar regres në fushën e drejtësisë, dhe derisa ta përmirësojë këtë, nuk do të mund të marrë mbështetje financiare nga BE-ja”, tha Kos gjatë një fjalimi në Universitetin e Friburgut në Zvicër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ligjet e diskutueshme, të ashtuquajtura “ligjet e Mërdiqit”, të miratuara në janar të këtij viti, për BE-në përbëjnë një hap prapa në procesin e integrimit të Serbisë në këtë bllok. Kos ka paralajmëruar edhe më herët, në disa raste, se këto ligje e kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit. Më 24 prill, Komisioni i Venecias vlerësoi se me ndryshimet e fundit në paketën e ligjeve për gjyqësorin në Serbi, janë hequr mbrojtjet ekzistuese të autonomisë së prokurorisë. Ky organ ekspertësh i Këshillit të Evropës i dha Serbisë nëntë rekomandime se si t’i eliminojë mangësitë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që t’i zbatojë plotësisht të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për gjyqësorin dhe njëkohësisht të pezullojë zbatimin e këtyre ligjeve deri në ndryshimin e tyre. Nga fondet e Planit të Rritjes, Serbia ka të drejtë në gjithsej 1.588 miliard euro për periudhën 2024-2027. Kjo shumë përfshin grante dhe kredi të destinuara për mbështetjen e reformave, ndërsa mjetet paguhen dy herë në vit, në bazë të përparimit të bërë. Në janar, Serbia mori pak më shumë se gjysmën e fondeve të alokuara nga kësti i parë i Planit të Rritjes, pasi u zbulua se kishte përmbushur vetëm tri nga shtatë reformat e planifikuara.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 4 orësh
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 8 orësh
Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Para 8 orësh

Në vend të 112 milionë eurove të planifikuara, ajo mori 61.1 milionë euro. Së bashku me fondet e parafinancimit – 7% e shumës së përgjithshme të ndarë, shuma totale që Serbia ka marrë deri më tani nga Plani i Rritjes është 167.59 milionë euro. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë e Bashkimit Evropian, e miratuar në fund të vitit 2023, me qëllim përshpejtimin e afrimit ekonomik të rajonit me BE-në dhe mundësimin e qasjes graduale të tij në pjesë të tregut të përbashkët, para anëtarësimit të plotë. Institucionet evropiane kanë ndarë gjithsej gjashtë miliardë euro për këtë program, për periudhën 2024-2027./REL/

Etiketat e lidhura

beKosserbia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.