Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosovë/KQZ shpall rezultatet finale, 21 komuna shkojnë në balotazh

Bota E enjte, 28 Tetor 2021 16:32
Kosovë/KQZ shpall rezultatet finale, 21 komuna shkojnë në balotazh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, 21 komuna do të garojnë në rundin e dytë në balotazh, ndërsa në 17 komuna është vendosur fituesi në raundin e parë. Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, pas shpalljes së rezultateve bëri të ditur se ekziston mundësia e ankesës për këto rezultate brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP).

Një ndër çështjet që nxiti diskutim gjatë mbledhjes për shpalljen e rezultateve ishte rezultati për komunën e Hanit të Elezit. Kjo për shkak se zgjedhjet në këtë komunë janë kontestuar nga kandidati i pavarur, Rufki Suma, i cili sipas rezultateve preliminare u mund nga kundërkandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Mehmet Ballazhi. Suma ishte ankuar në PZAP duke kërkuar përsëritje të votimit për shkak të “presionit ndaj votuesve”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

PZAP-ja kishte marrë vendim për përsëritje të votimit në të gjithë Hanin e Elezit, mirëpo Gjykata Supreme kishte vendosur që kjo çështje të rivendoset në PZAP. PZAP-ja në vendimin e dytë, të marrë më 28 tetor, hodhi poshtë kërkesën e Sumës për përsëritje të votimit. Aktualisht, lidhur me këtë vendim po rrjedh ende afati për ankesë në Gjykatën Supreme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kreshnik Radoniqi në argumentimin e tij për shpalljen e rezultateve përfundimtare edhe për Hanin e Elezit tha se sot po bëjnë shpalljen e rezultateve e jo certifikimin e tyre. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, rundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas rundit të parë. Në këtë rast i bie që rundi i dytë do të mbahet më 14 nëntor.

Mund t'ju interesojë

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë m...

Para 3 orësh
Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë am...

Para 3 orësh
Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 6 orësh

Rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash:

Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara të enjten, në Komunën e Deçanit i ka fituar zgjedhjet Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK). Në Mitrovicën e Jugut zgjedhjet i fitoi Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK). Në Lipjan, në rundin e parë fitoi kandidati Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK).

Në Suharekë, zgjedhjet për kryetar i fitoi Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK). Pejën e fitoi Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK). Në Ferizaj, në rundin e parë fitoi Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK). Ndërkaq në Hanin e Elezit fitues doli Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK).

Partia serbe, Lista Serbe, ka fituar më së shumti komuna në këto zgjedhje lokale. Kjo parti ka arritur të fitojë në nëntë komuna, të cilat janë të banuara me shumicë serbe. Pa balotazh, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq me kandidatin Zoran Todiq, në Zubin Potok me Sërxhan Vuloviqin, në Zveçan me Dragisha Milloviqin, në Mitrovicë të Veriut me Milan Radojeviqin, në Graçanicë me Liljana Suboviqin, në Novobërdë me Sasha Millosheviqin, në Shtërpcë me Dalibor Jevtiqin, në Ranillug me Katarina Ristiqin dhe në Partesh me Dragan Petkoviqin.

Komunat që do të garojnë për rundin e dytë:

Në Komunën e Gllogovcit do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së me 45.50 për qind të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 30.50 për qind të votave. Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja që mori 43.51 për qind të votave, dhe Alban Hysenit nga LVV-ja që mori 44.71 për qind të votave.

Komuna e Gjakovës do të ketë balotazh ndërmjet Ardian Gjinit të AAK-së me 45.76 për qind të votave dhe Mimoza Kusari-Lilës së LVV-së me 37.20 për qind të votave. Komuna e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga PDK-ja me 44.67 për qind të votave dhe Jeton Rakës nga LVV-ja me 33.36 për qind të votave.

Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja që mori 35.69 për qind të votave dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja që mblodhi 32.56 për qind tëvotave. Burim Berisha i LDK-së me 49.72 për qind të votavedhe Enver Bajçinca nga LVV-ja me 25.58 për qind të votave, do të jenë në balotazh për Fushë Kosovën.

Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së me 41.09 për qind të votave të fituara dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 24.49 për qind të votave. Balotazhi në komunën e Obiliqit zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me 48.12 për qind të votave dhe Halil Thaçit të LVV-së me 20.19 për qind të votave.

Në komunën e Klinës në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 43.33 për qind të votave dhe Esat Raci nga PDK-ja me 27.42 për qind të votave. Në Kamenicë në balotazh shkojnë Qëndron Kastrati nga PSD-ja me 32.52 për qind të votave dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja me 31.01 për qind të votave.

Në balotazh në Rahovec do të jenë Smajl Latifi i AAK-së me 47.18 për qind të votave dhe Visar Korenica i LVV-së me 24.84 për qind të votave. Komuna e Podujevës shkon në balotazh ndërmjet Ekrem Hysenit të LDK-së me 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16 për qind të votave.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shkon në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së me 45.54 për qind të votave dhe Përparim Ramës së LDK-së me 29.17 për qind të votave. Në Viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së me 41.30 për qind të votave dhe Arsim Ademi i LVV-së me 34.50 për qind të votave.

Në Prizren në balotazh takohen Mytaher Haskuka i LVV-së me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja me 31.36 për qind të votave. Komuna e Junikut shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja me 45.19 për qind të votave dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së me 42.01 për qind të votave.

Komuna e Malishevës shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate me 34.08 për qind të votave dhe Isni Kilajt të PDK-së me 28.82 për qind të votave. Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së me 10 247 vota ose 34.81 për qind, dhe Xhafer Tahiri i LDK-së me 9 956 vota ose 33.82 për qind. Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.23 për qind të votave.

Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind të votave dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga me 36.33 për qind të votave. Komuna e Mamushës shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 48.92 për qind të votave dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 36.95 për qind të votave. /Radio Europa e Lirë/

Etiketat e lidhura

Kosovezgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 7 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 18 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 19 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 28 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.