Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:40 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se së bashku me vëllanë e tij 31-vjeçar ka plagosur rëndë një 38-vjeçar me mjete të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush e ka rrogën më të lartë se kancelari në Gjermani?

Bota E mërkurë, 28 Dhjetor 2022 08:56
Kush e ka rrogën më të lartë se kancelari në Gjermani?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesit e kompanive private dhe ata të institucioneve dhe agencive shtetërore gjerman marrin paga dukshëm më të larta se kancelari. Po sa fiton kancelari dhe sa fitojnë drejtuesit e agjencive shtetërore?

Kancelari gjerman Olaf Scholz fiton më pak se shumë drejtues kompanish private dhe institucionesh shtetërore. Këtë e tregon lista e Ministrisë së Financave, e cila u është vënë në dispozicion gazetarëve pas shumë kërkesash dhe korrespodencash mes deputetit, Jan Korte, kreu i grupit parlamentar të partisë e Majta në Bundestag dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas kësaj liste, të paktën 21 anëtarë të bordeve të drejtorëve apo menaxherë të kompanive dhe institucioneve shtetërore kanë një rrogë më të lartë se kancelari Olaf Scholz, i cili merr rreth 360.000 euro në vit.

Drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave Gjermane (Deutsche Bahn AG), Richard Lutz, fiton më së shumti nga menaxherët dhe drejtuesit e kompanive që janë nën pronësinë e shteti. Pagë e tij vjetore është 900.000 euro dhe në këtë të dhënë nuk janë përfshirë rritja e pagës prej dhjetë për qind gjatë këtij viti (2022). Po ashtu nuk janë marrë parasysh as pagesat shtesë në formën e shpërblimeve, bonueseve dhe pagesave të tjera. Në këto llogaritje paraqiten pra vetëm të dhënat për rrogat bazë, të cilat ndonjëherë dallojnë shumë nga të ardhurat në tërësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas drejtorit të Deutsche Bahn, i dyti në radhë në listë me 863.000 është Stefan Hofschen, drejtori i përgjithshëm i Shtypshkronjës Shtetërore (Bundesdruckerei GmbH), e cila ndër të tjera është përgjegjëse për prodhimin e pasaportave, dokumenteve personale, pullave postare, kartëmonedhave, si dhe pajisjeve për prodhimin e tyre.

Më pas në listë vijnë anëtarët e tjerë të bordit të Hekurudhave Gjermane dhe anëtarët e bordit të Bankës Shtetërore për Zhvillimimin, KfV, të cilët marrin nga 555.400 deri në 687.600 euro në vit.

Pagat e CEO-ve të qendrave të ndryshme kërkimore si ajo Helmholtz, qendra për kontrollin gjerman të trafikut ajror, Autobahn GmbH, e operatorit të mbledhjes së tarifave Toll Collect dhe Agjencisë Financiare Federale gjermane janë pjesërisht po ashtu mbi pagën e kancelarit ose të ngjashme me rrogën e tij vjetore.

Kërkesat e drejtuara ministrit Lindner

Në korrespondencë me Ministrinë e Financave, deputeti Korte iu drejtua konkretisht ministrit Christian Lindner (FDP), i cili së fundi tha se asnjë drejtor i mediave që përfshihen në grupin e mediave publike gjermane – ARD – nuk duhet të fitojë më shumë se kancelari dhe se paratë e takspaguesve dhe të atyre që paguajnë taksën e detyrueshme televizive duhet të shpenzohen me kujdes. Politikani i majtë i ka shkruar ministrit Lindner se e mbështet këtë qëndrim, duke shtuar se: “Megjithatë, në mënyrë që kërkesa juaj të kuptohet plotësisht, do të ishte e rëndësishme të dini se kush në institute, institucione apo kompanitë federale merr një pagë më të lartë se kancelari. Duhet të jeni më të kujdesshëm me paratë e taksapaguesve”.

Mund t'ju interesojë

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 48 minutash
Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj...

Para 1 ore
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 2 orësh

Sipas Rrjetit Gjerman të Redaktorëve (RND), Korte i ka kërkuar këto të dhëna dy herë. Më në fund Ministria e Financave i dërgoi deputetit listën e kërkuar, ku shihen pagat e gjithsej 151 anëtarëve të bordeve dhe të drejtuesve të kompanive dhe institucioneve të ndryshme të shtetit gjerman.

„Situatë absurde”

“Krahasuar me bordin drejtues të Deutsche Bahn AG, kancelari Scholz punon pothuajse në baza vullnetare,” thotë Korte, pas shikimit të listës.

“Kancelari po të ishte drejtues i Shtypshkronjës Shtetërore do të kishte ndoshta më pak stres dhe një rrogë dyfish më të lartë”. Është një situatë absurde. Duhet të ndalet politika e gabuar e privatizimit të infrastrukturës dhe institucioneve shtetërore”. Hekurudhat shtetërore, Shtypshkronja shtetërore dhe shumë kompani të tjera janë privatizuar së pari, e pastaj janë blerë prapë nga shteti.

Rrogat e disa drejtuesve – sekrete!

Sipas RND, lista e pagave nuk është e plotë: Në disa raste, Ministria i ka rekomanduar deputetit Korte se duhet të drejtohet tek Agjencia e Bundestagut për mbrojtjen e të dhënave personale. Për rrogat e krerëve të disa institucioneve, si presidentit të BaFin apo dy anëtarëve të bordit të FMS, një lloj “Bad Bank” për likuidimin e Hypo Real Estate të shtetëzuara, deputeti ka mundur të informohet por nuk guxon t’i publikojë këto të dhëna.

Korte e kritikon ashpër këtë rregull: Nëse Lindner – me të drejtë – kërkon transparencë për pagat e drejtuesve në mediat që përfshihen në grupin e mediave publike gjermane – ARD, atëherë këtë duhet ta bëjë edhe në sektorin e institucioneve që i përgjigjen vetë ministrit, thotë Korte. Sipas tij, është plotësisht e pakuptueshme që informacionet për rrogat e disa prej drejtuesve të institucioneve federale të klasifikohen si sekret dhe të mbrohen prej Agjencisë së Bundestagut për mbrojtjen e të dhënave personale.

Etiketat e lidhura

gjermanikancelarirroga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 9 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 25 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 36 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 46 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.