Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Bota E martë, 10 Qershor 2025 14:48
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autoritetet malazeze planifikojnë të fillojnë prodhimin e dronëve pa pilot, në bashkëpunim me një kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës, shkruan në një dokument të Qeverisë së Malit të Zi. Kjo qeveri thekson se kjo nismë është në përputhje me orientimin strategjik të Malit të Zi dhe se, mes tjerash, ajo do të forcojë industrinë vendase të mbrojtjes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Do t’i përmirësojë kapacitetet e Ushtrisë në raport me NATO-n, do t’i mbështesë nevojat mbrojtëse të Ukrainës, si dhe do ta pozicionojë Malin e Zi si një furnizues të besueshëm të pajisjeve më moderne të mbrojtjes në tregun global”, sipas Qeverisë malazeze.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 10 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 12 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 13 orësh

Se kur do të fillojë prodhimi, nuk dihet, e as sa para do t’i ndajnë autoritetet malazeze për këtë qëllim. Në dokument thuhet se marrëveshja me vlerë deri në 15 milionë dollarë, do të mbështetet nga administrata amerikane e udhëhequr nga presidenti Donald Trump. Përndryshe, këto janë paratë që SHBA-ja i ka ndarë për Ushtrinë e Malit të Zi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë parasheh letër-qëllimi?

Në seancën e mbajtur më 29 maj, Qeveria e Malit të Zi miratoi një “letër-qëllim” për të investuar në prodhimin e sistemeve të avionëve pa pilot (UAS) dhe zhvillimin e eksporteve nga aeroportet malazeze. Kjo letër do të nënshkruhet së shpejti nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, dhe drejtori i kompanisë By Light professional IT services LLC., Robert J. Donahue.

Ajo do të jetë një hyrje në kontratën që do të duhet të nënshkruhet në shtator. Ministria e Gjeloshajt nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se ku do të ndërtohet fabrika, kur duhet të fillojë prodhimin dhe sa njerëz do të punësohen. Mali i Zi, gjithashtu, konfirmon me dokumente se do të sigurojë një kornizë legjislative për prodhimin dhe eksportin e komponentëve ushtarakë dhe të materialeve të rrezikshme.

Aktualisht, Qeveria është duke punuar në një projektligj për prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit. Në këtë iniciativë marrin pjesë tetë ministri, Agjencia për Aviacion Civil dhe Aeroporti i Podgoricës.

Bashkëpunimi me kompanitë malazeze

Qeveria e Malit të Zi do të ndajë gjithashtu fonde për krijimin e një kapaciteti prodhues për sisteme ajrore pa pilot, në bashkëpunim me kompaninë By Light dhe partnerin e saj 4WINDS LLC, të cilët do të themelojnë një kompani në Mal të Zi për nevojat e këtij projekti. Marrëveshja parashikon shfrytëzimin e kompanive nga Mali i Zi dhe rajoni për testimin e teknologjive ajrore dhe nënujore të sistemeve pa pilot.

Në mënyrë të veçantë përmenden dy kompani nga veriu i Malit të Zi, të cilat merren me prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe eksplozivëve – Tara Aerospace nga Mojkovci dhe Poliex nga Beranja. Më herët, ato kanë qenë pjesërisht ose plotësisht në pronësi të shtetit, por, ndërkohë, janë privatizuar.

Qeveria i ka ruajtur 12.5 për qind të aksioneve në Tara, e cila është e specializuar për sistemet e sigurisë ajrore dhe vitin e kaluar e ka mbyllur me mbi 8.6 milionë euro fitim. Poliex në Berane, që prodhon eksplozivë, ka operuar gjithashtu me mbi 4.2 milionë euro fitim. Deri në dhjetë orë fluturim

Në ueb-faqen e kompanisë amerikane By Light mund të gjenden katër lloje dronësh. Aty thuhet se këto mjete fluturuese kanë “kohë të gjatë qëndrimi në fluturim dhe zhurmë të ulët, ndërsa njëkohësisht ofrojnë kapacitete të shumëfishta operacionale si në ajër, ashtu edhe në ujë”.

Më moderni mes tyre është HALO-6 VTOL, ngarkesa maksimale e të cilit është 27.2 kilogramë dhe mund të qëndrojë në ajër deri në dhjetë orë. Kjo kompani ofron gjithashtu trajnime për pilotë dronësh. Ajo dhe degët e saj kanë fituar kontrata të vlefshme me institucionet amerikane.

Vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën

Qeveria e Malit të Zi zotohet se do t’i dhurojë Ukrainës serinë e parë të prodhimit të hershëm të sistemeve pa pilot dhe të pajisjeve mbrojtëse shoqëruese.

“Konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë nënvizon nevojën urgjente për sisteme UAS dhe transportin e sigurt të materialeve të rrezikshme”, thuhet në dokument.

Dronët përdoren shpesh në konfliktin mes forcave ruse dhe ukrainase, i cili mori hov pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022. Mali i Zi – anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake prej 11.3 milionë eurosh që nga fillimi i pushtimit, ka strehuar qytetarë ukrainas dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Së voni, Mali i Zi dhe Ukraina kanë rënë dakord për tekstin e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare të bashkëpunimit, e cila i referohet mbështetjes në rast të një sulmi të armatosur, investimeve në industrinë e mbrojtjes, bashkëpunimit të inteligjencës dhe rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta. Marrëveshja nuk është nënshkruar ende. Një marrëveshje e ngjashme me Ukrainën është nënshkruar deri më tani nga tridhjetë vende – kryesisht anëtare të NATO-s./REL

Etiketat e lidhura

Mali i Zishba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 23 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 37 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 54 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 54 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.