Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marrëveshje ndërkombëtare për burimet dhe teknologjinë kundër CoVid-19, ose do të jetë kaos

Bota E diel, 29 Mars 2020 09:45
Marrëveshje ndërkombëtare për burimet dhe teknologjinë kundër CoVid-19, ose do të jetë kaos
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përvoja italiane tashmë po shndërrohet në ligjësi e kësaj pandemie. Në fillim si me të lehtë, pastaj përmbysje e spitaleev, infektim personeli mjekësor, mungesë ventilatorësh dhe prag kolapsi. Sot presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se po konsideron që New York , New Jersey dhe Conecticut të vihen në karantinë.

Nga një spital kryesor në Detroit ka rrjedhur një dokument për politikat e trajtimit të të sëmurëve me koronavirus ku parashikohet që në skenarin më të keq ata që nuk kanë shpresë të mos trajtohen më.

Biznesi i madh amerikan dhe ai europian është lëshuar në sulm për prodhim pajisjesh, kompanitë farmaceutike po kërkojnë vaksinën, qendrat e specializuara dhe klinikat po testojnë lloj lloj medikamentesh duke eksperimentuar mbi trupat e pacientëve.

Një herë një ilaç për Ebolan, një antiviral japonez, një ilaç i vjetër kundër malarjes, një vaksinë kundër TBC-së, të gjitha që mbarojnë me farma-mbaresat in- apo an, që këtu përmirësojnë e atj jo.

Përballë të gjithëve ne shfaqet një botë katrahurë, ku progresi dhe zhvillimi, fuqia dhe qëndrueshmëria e një modeli u katandis brenda pak ditëve në një karikaturë për të qarë e në të cilën ka nisur të veprojë ligji i xhunglës.

Suerie Moon, drejtuese e Forumit të Gjenevës për Qeverisje Globale për Shëndetin thotë në një intervistë se duhet sa më shpejt një marrëveshje ndërkombëtare për të shpërndarë informacionin, teknologjinë dhe burimet për pandeminë.

“Përndryshe do të jetë kaos”, shton ajo.

Elitën e mbarë botës ngjan ta ketë kapur frika e sëmundjes, por edhe e kolapsit, pasi ajo nuk po di të përgjigjet për një krizë që nuk diskrimonon. Asnjë strukturë nuk ka qenë në gjendje të bëjë diferencën, po të heqim karantinën hermetike kineze.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë kuadër sistemi shëndetësor kombëtar nuk jep dot përgjigjen e duhur. Ndaj do të jetë zhdërvjelltësia dhe fleksibiliteti i çdo qeverie që do të sigurojë ringritjen mbi një krizë që nuk ka precedent.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Moon thotë se pandemia dikton një optikë dhe veprim ndërkombëtar, ndaj çdo ndërveprim rajonal për një vend si yni do të ishte shumë i mirë. Pak ditë më parë doli lajmi se Zvicra do të pranojë pacientë nga Franca, apo Gjermania disa pacientë nga Italia.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 36 minutash
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 3 orësh
Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Para 3 orësh

Kurba e epidemisë ka një lloj sfazimi nga vendi në vend dhe ajo jep mundësi që disa vende të ndihmojnë të tjera. Ajo që po shihet është një përgatitje e ethshme për skenarin më të keq, çka na njofton se ekspertët pranë qeverive po sugjerojnë se në pak muaj do të ketë një valë të re goditjeje.

Ndonëse nuk dihet nga do të marrë dhe se çfarë do të thotë kjo gjë në planin strikt shëndetësor, është e qartë se një botë që vepron nën presionin e një gjendjeje lufte do të prodhojë pasoja në treg dhe ekonomi.

Ndoshta ka ardhur koha që secili të përveshë mëngët e të punojë në vendin e vet, që është gjë e mirë. I vetmi problem që kemi ne të veçantë këtu, është se edhe po të duash të punosh nuk e dimë ku e kemi vendin tonë.

Me letra po flasim, sepse përveç pandemisë ne kemi edhe pandeminë e titujve të pronësisë. Ndaj të shpresojmë se virusi do të jetë bujar, pasi karantina qameti do e kthehë ekonominë në elegancën tuberkulare të viteve ’80-’90.(Respublica)

Etiketat e lidhura

koronavirusikrizë ekonomikeMarreveshje nderkombetare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 36 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.