Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një ekip ëndërrimtar në luftën kundër Brexit-it

Bota E martë, 14 Shtator 2021 07:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW/

Edhe përtej kufijve të partisë, dy deputetë luftojnë kundër Brexit-it, deputetja konservatore Anna Soubry dhe deputeti laburist, Mann Chuka Umunna. Ata bëjnë thirrje për një referendum të dytë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe for...

Para 7 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 13 orësh
Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Para 13 orësh

Si është në fakt të punosh së bashku me konzervatoren Anna Soubry? “Është një kënaqësi”, thotë Chuka Umunna nga Partia Laburiste dhe tregon buzëqeshjen e tij prej xhentelmeni. Soubry për nga natyra është luftarake dhe është e njohur për gjuhën e saj të mprehtë. Ky lloj i bashkëpunimit ndërpartiak është i rrallë në Britaninë e Madhe, aty ky hendeqet ideologjike janë të thella dhe barrierat e klasave janë të larta. Por, ajo që i bashkon të dy është lufta kundër Brexit-it, që më 29 mars 2019 do të bëhet realitet. Qëllimi i tyre i përbashkët është një referendum i dytë, për t’i pyetur qytetarët për vullnetin e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

May nuk ka asnjë shans në parlament

Që nga 2010-ta Anna Soubry ka përfaqësuar zonën e saj zgjedhore në Broxtowe, një qytet i vogël në Midlands me mbi 54 për qind votues “braktisës”, votues që duan të largohen nga BE. “Aty jashtë ka një shumicë të njerëzve të zemëruar “, shpjegon deputeti situatën në regjionin e tij. Por, ata do të vazhdojnë të jenë të zemëruar edhe pas Brexit sepse nuk do të arrihen të realizohen të gjitha premtimet për një jetë më të mirë. “Dhe atëherë veçanërisht të rinjtë do ta kenë ndjenjën se ne ua kemi vjedhur të ardhmen”, thotë ajo. “Nuk ka thjesht konsensus për asgjë në parlament”, përshkruan partneri Chuka Umunna situatën e ngatërruar. Londinezi i mençur, me babain nigerian, nënën britaneze, karrierë juristësh, ka pasur në mbarë vendin kuotën më të lartë të votave pro BE, në zonën elektroale në Streatham.
Pra, në shtëpi ai nuk duhet të bindë askënd, por Partia Laburiste është e ndarë dhe po shkon në një rrugë të paqartë, sepse nuk dëshiron që të trembë votuesit e saj në verilindje dhe Midlands. Por gjithashtu, sepse lideri i partisë Jeremy Corbyn është një skeptik i përjetshëm i BE-së. Në parlament, megjithatë, laburistët kanë vendosur që të votojnë kundër marrëveshjes së Theresa May-t, thotë Umunna, po ashtu edhe pjesa tjetër e opozitës, duke përfshirë Partinë Kombëtare Skoceze (SNP) dhe gjithsesi Liberalët.

Po si duket puna tek konservatorët? Aktualisht, May është në vështirësi të mëdha, jo vetëm se Brexitasit me ideologjitë e tyre të ashpra në bankat e konservatorëve do të votojnë kundër marrëveshjes së tyre, por edhe për faktin se të tjerët nuk e pëlqejnë atë, ” thotë Anna Soubry.”Njerëzit si unë, për shembull, besojnë që tani ne kemi marrëveshjen më të mirë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.” Dhe tani edhe partia Protestante Irlandeze Veriore si dhe Partia e Bashkimit (DUP) kanë njoftuar për JO- në e tyre.

Rruga e vetme është një referendum i dytë

“Një Brexit pa marrëveshje do të ishte një katastrofë ekonomike‘ , thotë Chuka Umunna, i cili gjatë qeverisjes së Cameron-it ishte zëdhënës i ekonomisë për Partinë Laburiste. “Me këtë pyetje duhet të kthehemi tek populli britanik dhe ta lëmë atë të vendosë. „Ka frikëra para ndarjes, që mund të shkaktonte një referundum i dytë”, thotë ai. “Ka njerëz që thonë se ishte vullneti i njerëzve, por kjo ishte dy vjet e gjysmë më parë dhe vullneti i popullit mund të ndryshojë, unë jetoj në një lagje të rinjsh dhe tani ka afërsisht dy milionë të rinj më shumë, të cilët nuk kanë mundur që ta thonë mendimin e tyre për Brexit “.
Më shumë votues pro BE ai nuk sheh vetëm në zonën e tij elektorale, por edhe në të gjitha anketat e vendit tregohet një ndryshim. Edhe Anna Soubry raporton për shumicën anti-evropiane të Midlands, të cilët kanë pasur një zbutje të caktuar të opinionit për këtë temë. „Unë mendoj që ka një dëshirë reale nga njerëzit që edhe një herë të pyeten. Për këtë po punojmë, dhe kemi arritur mjaft shumë në gjashtë muajt e fundit. Në do të vazhdojmë, sepse mund t’ia dalim.”

Tani që njerëzit e kuptojnë se një Brexit nuk do t’i sjellë përfitimet, të cilat ata janë mashtruar dhe i kanë se do të jenë, ata do të duhet të votojnë përsëri, shton Umunna. Në fund të tetorit, të dy u shfaqën së bashku në demonstratën masive në Londër, ku rreth 700,000 britanikë dolën në rrugë për një referendum të dytë. „Njerëzit gjithmonë më akuzojnë që unë flas vetëm për elitën në kryeqytet”, thotë Umunna, por ai e ka parë që në protestë kanë ardhur njerëz nga të gjitha pjesët dhe shtresat e vendit. “Anna Soubry kishte mbajtur një fjalim në sheshin e parlamentit që ishte veçanërisht pasionant dhe shpresëdhënës. Megjithatë, kryeministrja Theresa May nuk të linte aspak përshtypje dhe e përsërit në mënyrë automatike që gjashtë muaj të njëjtën fjali : “S’do të ketë asnjë votim të dytë.”

Thashetheme për ndarje dhe kërcënime me vdekje

Në verë të dy deputetët u akuzuan se donin të themelonin një parti të re të përbërë nga konservatorët liberalë dhe deputetët e mesëm laburistë. Aktualisht, proevropianët në Britani nuk kanë shtëpi politike. Por, e drejta e votës e bënë gati të pamundur ngritjen e partive te vogla, dhe të dy e mohojnë ashpër që ndonjëherë kanë pasur mendime të tilla. „Ne nuk jemi kalë troje”, thotë Chuka Umunna. Të dy deputetët janë të vendosur të udhëheqin luftën e përbashkët brenda partive të tyre, por edhe në të gjitha fraksionet. “Njerëzit janë të ngopur me politikën e vjetër të bazuar në klane të anës së majtë dhe të djathtë “.
Por, që Umunna dhe Soubry janë bashkuar në luftën kundër Brexit, e ka çmimin e saj: Umunna u sulmua nga fansat e Corbyn në partinë e tij dhe paraprakisht ishte quajtur tradhtar. Dhe Anny Soubry është kërcënuar gjithashtu, për shkak se gratë në politikë ende tërheqin më shumë urrejtje, po marrin në mënyrë të përsëritur kërcënime me vdekje. “Kërcënimi i fundit serioz erdhi javën e kaluar,” thotë ajo. Me këtë, më pastaj u desh të merrej policia.
Debati politik mbi Brexit është i ashpër veçanërisht në rrjetet sociale. Por, Soubry dhe Umunna përpiqen që të mos ndikohen. Por, si ndahen përgjegjësitë ndërmjet dy politikanëve? “Ai është djalë i mirë”, thotë ajo, duke qeshur. “Ajo është një fëmijë e karatesë”, përgjigjet ai duke buzëqeshur me çapkënllëk. Të dy janë ekipi i ëndrrave në luftën kundër Brexit

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 7 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 7 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.