Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një marrëveshje e re e BE me Ballkanin: Koha për të rindërtuar “paradhomën” e unionit

Bota E enjte, 24 Dhjetor 2020 19:18
Një marrëveshje e re e BE me Ballkanin: Koha për të rindërtuar “paradhomën” e unionit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Michael Trinkwalder, Geopolitical Monitor

Vera e vitit 2015 ka mbetur e ngulitur thellë në kujtesën kolektive të evropianëve:Më shumë se 1 milion emigrantë që iknin nga konfliktet në Lindjen e Mesme, u transferuan në Bashkimin Evropian. Reagimet e qeverive evropiane ndaj kësaj krize ishin rastësore, shumë shpesh të njëanshme, dhe e njëjta qasje ka vijuar deri më sot.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 5 orësh
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 5 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 8 orësh

Por ajo që shpesh harrohet, është fakti se më shumë se 120.000 nga ata njerëz që aplikuan për statusin e refugjatit në Gjermani, në vitin 2015, ishin në fakt evropianë, dhe konkretisht nga Ballkani Perëndimor. Fakti që shumë njerëz nga ky rajon i vogël udhëtojnë drejt Gjermanisë,përkundër shansit gati zero për të qenë në gjendje të qëndronin aty, flet shumë për mungesën e mundësive që ata shohin në vendet e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe pandemia e Covid-19, jo vetëm që do ta përkeqësojë më tej këtë situatë, por do t`a lërë rajonin më të prekshëm ndaj fuqive të jashtme të këqija -si Rusia dhe veçanërisht Kina. Në të kundërt, shndërrimi i ardhshëm i Uashingtonit nga një aktor përçarës në një aktor konstruktiv, paraqet një shansi për pasjen e një qasje të përbashkët transatlantike.

25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit, ka ardhur koha që BE-ja t’i ofrojë rajonit një nivel të ri asociimit pa anëtarësim të plotë. Pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë, e vetmja rrugë e mundshme përpara për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë) u duk se ishte anëtarësimi i tyre përfundimtar në BE.

Tek e fundit, anëtarësimi në union dukej se mishëronte premtimin për paqe, prosperitet dhe subvencione bujare, pra një jetë më të mirë. Në këtë mënyrë, ai do të ndihmonte stabilizimin e rajonit dhe do të krijonte një shtysë të fuqishme për reforma.

Por shumë gjëra kanë ndryshuar që nga koha kur udhëheqësit evropianë u zotuan në vitin  2003,t’i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor “një pjesë integrale të Bashkimit Evropian”. Së pari, progresi gati akullnajor i procesit të anëtarësimit, ka sjellë një zhgënjim popullor në rritje në rajon. Dhe ndërsa perspektivat e anëtarësimit po bëhen gjithnjë e më të largëta, ritmi i reformave ka qenë dukshëm i ngadaltë.

Këtij zhvillimi i shtohet lodhja në rritje e zgjerimit të BE-së me anëtarë të rinj,që po perceptohen gjithnjë e më shumë, jo si një përfitim për gjithë unionin, por si një barrë shtesë. Siç qëndrojnë aktualisht punët, mund të duhet të kalojë një kohë e gjatë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati të anëtarësohen, dhe më e rëndësishmja, të lejohen të anëtarësohen në BE.

Në mungesë të anëtarësimit të plotë, Brukseli duhet të krijojë një nivel të ri të marrëdhënieve ekonomike të këtij rajoni me bllokun. Në praktikë, kjo duhet të përfshijë anëtarësimin e këtyre vendeve në Unionin Doganor të Bashkimit Evropian (EUCU), si dhe një qasje të zgjeruar në tregun dhe buxhetin e përbashkët të BE-së.

Të qenit pjesë e EUCU, nuk do të nënkuptonte vetëm heqjen e barrierave jo-tarifore, por do të përfshinte miratimin e tarifave të jashtme të BE-së. Kjo është domethënëse sepse do të zgjidhte çështjen shumë të politizuar të tarifave, që disa shtete të Ballkanit kanë vendosur kundër njëri-tjetrit.

Për më tepër, një qasje e Ballkanit në buxhetin e BE-së, është e rëndësishme sidomos për infrastrukturën për dy arsye. Së pari, infrastruktura e degraduar e rajonit,ka qenë një faktor kryesor në frenimin e zhvillimit ekonomik të tij. Ndaj, investimi në infrastrukturën publike të rajonit, do të ndihmonte jo vetëm në nxitjen e zhvillimit ekonomik, por do të mundësonte integrimin e tyre në zinxhirët e furnizimit të ekonomive kryesore të Evropës Perëndimore.

Së dyti, ai do të kufizonte ndikimin negativ të Kinës në rajon. Meqë investimet kineze nuk respektojë asnjë nga kriteret e BE-së, ato tentojnë të forcojnë korrupsionin lokal dhe praktikat jo transparente të prokurimit. Natyrisht, një nivel i tillë i asociimit me BE-në, duhet të ketë një afat kohor dhe t’i nënshtrohet një rishikimi periodik, për të parandaluar abuzimet me fondet.

Ndikimi financiar në bllok do të ishte i vogël, por do të dërgonte një sinjal të fortë se BE nuk ka hequr dorë nga rajoni. Dhe një sinjal i tillë është shumë i nevojshëm, për të riparuar dëmin që ka pësuar besueshmërisë e BE-së në rajon, me vendimin për të ndalur eksportet mjekësore në vendet e Ballkanit, në ditët e para të pandemisë së Covid-19.

Megjithëse nga ky hap u hoq dorë shpejt, përshtypja e braktisjes që ai la nuk do të jetë aq e lehtë që të zhduket. Kjo, pasi Kina e shfrytëzoi rastin për t’i “dhuruar” vendeve të Ballkanit disa ngarkesa me furnizimeve mjekësore. Ndërkohë përpjekjet ruse të dezinformimit, kanë shansin të minojnë më tej imazhin e BE-së në Ballkan.

Për më tepër, ndërsa vazhdojnë lojëra gjeopolitike, pandemia ka shërbyer gjithashtu si një justifikim për prapësimin e demokracisë në Ballkan. Por zgjedhja e një presidenti amerikan me përvojë dhe interes në rajon,përbën gjithashtu një shans për të rikthyer një front të përbashkët transatlantik në Ballkan.

Duke koordinuar qasjen e tyre, SHBA dhe BE do t`a kishin shumë më të lehtë të ndikonin në ndodhjen e disa ndryshimeve pozitive në rajon. Në fund, arsyetimi që mbështet angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor është mjaft i thjeshtë:BE do të arrijë ose të eksportojë stabilitet në lagjen e vet, ose do të mbetet një burim i destabilitetit.

Për pasojë, promovimi i shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe reformave ekonomike në Ballkan, nuk janë vetëm hapa në procesin e anëtarësimit. Përkundrazi, këto masa duhet të konsiderohen si një investim në stabilitetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian. Plani i ri Ekonomik dhe i Investimeve i bllokut për rajonin me vlerë 9 miliardë euro është një fillim, por do të kërkohet shumë më tepër. Natyra e urren boshllëkun,dhe nëse BE vazhdon t`a neglizhojë Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera si Rusia dhe Kina do të jenë shumë të lumtura që ta mbushin atë.

/Përktheu: Abcnews.al

Etiketat e lidhura

Ballkanibe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 23 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 29 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 33 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.