Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 17:01 BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim Sonda BepiColombo ka hyrë në orbitën e Mërkurit pas një udhëtimi tetëvjeçar, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës. Misioni i përbashkët me JAXA-n pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Njeriu më i pasur në Gjermani synon garën me Big Tech

Bota E premte, 17 Korrik 2026 08:38
Njeriu më i pasur në Gjermani synon garën me Big Tech
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjermani më i pasur ka një plan: Dieter Schwarz nuk dëshiron të vazhdojë të ndërtojë vetëm supermarkete në mbarë botën. Me Grupin Schwarz ai synon tani të zgjerohet edhe në botën dixhitale.

Kur Bernd Wagner ecën nëpër selinë e re të kompanisë, ai entuziazmohet dhe thotë gjëra si: „Shtatë herë më shumë çelik sesa u përdor për ndërtimin e Kullës Eiffel” ose „Kabllo që arrijnë nga këtu deri në Napoli”.

Wagner është përgjegjës për biznesin e cloud-it dhe shitjet në Schwarz Digits. Sasi të mëdha çeliku dhe kabllosh janë përdorur në selinë e re, e cila do të inaugurohet zyrtarisht më 21 korrik 2026.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kompleksi për 3.500 punonjës, me kopsht fëmijësh, restorant dhe qendër fitnesi, të kujton selitë e Amazon, Apple apo Google: i vendosur mbi një kodër, ai përbëhet nga pesë ndërtesa shumëkatëshe prej xhami, me forma të lakuara dhe strukturë që ngjan me hojet e bletëve. Në qendër të të ashtuquajturit “Schwarz Digits Campus” ndodhet një liqen i vogël, shumë hapësira të gjelbra dhe stola nën hijen e pemëve. “Ky është një mesazh i qartë. Nuk kemi pse të fshihemi pas Google apo kompanive të tjera”, thotë Wagner.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga supermarketet te dixhitalizimi

Megjithatë, selia e re nuk ndodhet në Kaliforni, por në Bad Friedrichshall, një qytet i vogël në jug të Gjermanisë. Nga aty është afër Heilbronnit, qytetit të lindjes së njeriut që konsiderohet si gjermani më i pasur: Dieter Schwarz, sot 86 vjeç. Nga Heilbronni ai ndërtoi perandorinë e tij Lidl. Mbi 600.000 vetë në mbarë botën punojnë për kompanitë që bëjnë pjesë në Grupin Schwarz.

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 35 minutash
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 1 ore
Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 3 orësh

Koncerni u rrit kryesisht përmes supermarketeve Lidl dhe Kaufland. Por, për shkak se Grupi Schwarz preferon t’i bëjë vetë sa më shumë gjëra, ai është zgjeruar në shumë drejtime: prodhim ushqimor, menaxhim mbetjesh, riciklim dhe tani edhe dixhitalizim.

Vitin e kaluar Grupi Schwarz realizoi një xhiro pothuajse 185 miliardë euro – më shumë se SAP, Mercedes apo Bayer. Në vitin 2025, vetëm prodhuesi i automjeteve Volkswagen gjeneroi më shumë të ardhura në Gjermani.

Deri tani, Grupi Schwarz njihej si një organizatë tepër e rezervuar: veçanërisht për themeluesin Dieter Schwarz flitet shumë pak. Edhe sot ka fare pak fotografi të tij. Thuhet se ai mund të lëvizë lirshëm në Heilbronn pa u njohur nga njerëzit.

Grupi Schwarz investon te Gjermania

Tani Grupi Schwarz po tërheq vëmendjen me një histori të re. Kjo histori fillon me Schwarz Digits dhe ka të bëjë me pavarësinë dixhitale dhe Gjermaninë si vend biznesi. “Nëse nuk je ulur në tryezë, përfundon në menu”, thotë Bernd Wagner në zyrën e tij me ajër të kondicionuar.

Ndërsa Schwarz Digits gjatë viteve të fundit është kujdesur kryesisht për IT-në e 14.500 supermarketeve të grupit në mbarë botën, tani kompania po ua ofron zgjidhjet e saj cloud dhe të sigurisë edhe ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore.

Sipas Wagnerit, kjo duhet të ndihmojë që Gjermania dhe Europa të rikthehen në qendër të vendimmarrjes dhe të mos varen plotësisht nga teknologjitë amerikane apo kineze: “Ne duam t’i rikthejmë Europës aftësinë për të vepruar.”

Kjo strategji përputhet me tendencat aktuale. Kompania po fiton njëra pas tjetrës kontrata voluminoze: ndër klientët dhe partnerët e saj janë qeveria holandeze, ministri gjermane dhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Në rajonin e Spreewaldit, rreth një orë me makinë në jug të Berlinit, Schwarz Digits po ndërton një qendër të dhënash. Me një investim prej 11 miliardë eurosh, ky është investimi më i madh individual në historinë e koncernit.

Për koston e selisë së re në Bad Friedrichshall nuk jepen informacione. Ajo që dihet është se qendra e re ka për qëllim të mbajë talentet e IT-së dhe ndoshta të tërheqë edhe të reja. Mesazhi është i qartë: pse të shkosh në Silicon Valley-n e shtrenjtë kur mund të punosh për të ardhmen në jug të Gjermanisë?

Pamje e objekteve të projektit Experimenta në Heilbronn, qendra më e madhe shkencore në Gjermani.Pamje e objekteve të projektit Experimenta në Heilbronn, qendra më e madhe shkencore në Gjermani.
Experimenta sipas vetë deklarimeve të saj është qendra më e madhe shkencore në Gjermani.Fotografi: Nicolas Martin/DW

Heilbronni po bëhet një qytet i dijes

Miliarderi Dieter Schwarz e kuptoi herët se suksesi arrihet vetëm përmes njerëzve, talenteve dhe arsimit. Që nga viti 1999 ekziston Fondacioni Dieter Schwarz, i cili angazhohet kryesisht në arsim, shkencë, kërkim dhe sipërmarrje. Kush ecën nëpër Heilbronn mund të shohë se si po formohen talentet e së ardhmes.

Një shembull është kampusi arsimor i Fondacionit Dieter Schwarz. Këtu disa institucione kërkimore gjermane edukojnë rreth 8.000 studentë – dhe synimi është që ky numër të rritet ndjeshëm.

Jo larg ndodhet Experimenta, e cila sipas vetë deklarimeve të saj është qendra më e madhe shkencore në Gjermani. Aty vizitorët mund të përjetojnë nga afër inteligjencën artificiale dhe teknologjinë. Experimenta është njëkohësisht simboli dhe një nga atraksionet më të mëdha turistike të Heilbronnit.

Kryetari i bashkisë së Heilbronnit, Harry Mergel, kontribuoi në iniciimin e projektit Experimenta rreth 20 vjet më parë në një funksion tjetër. Një nga financuesit më të mëdhenj në atë kohë ishte Fondacioni Dieter Schwarz.

Që nga viti 2014, Mergel është kryetar bashkie i qytetit me më shumë se 130.000 banorë. Edhe ai flet pak për Dieter Schwarzin, bamirësin e madh që ende jeton në qytet. “Çdokush ka të drejtën e anonimitetit.”

Megaprojekti i inteligjencës artificiale IPAI

Megjithatë, ai mund të deklarojë se: “Grupi Schwarz dhe Fondacioni Dieter Schwarz luajnë një rol vendimtar në transformimin e qytetit në një qendër dijesh”, thotë Mergel në zyrën e tij në bashkinë historike të Heilbronnit.

Ky transformim tashmë është i dukshëm. Heilbronni, që dikur banorët e quanin me humor “Heilbronx”, sot në disa renditje konsiderohet qyteti me fuqinë blerëse më të lartë në Gjermani.

Rritja e numrit të banorëve nga India dhe Kina tregon gjithashtu se vendet e punës në sektorin e IT-së po tërheqin njerëz drejt Heilbronnit. Përveç kësaj, ekziston një megaprojekt që pritet ta bëjë qytetin edhe më të njohur ndërkombëtarisht në vitet e ardhshme: me “Innovation Park Artificial Intelligence” (IPAI), Heilbronni synon të luajë në të njëjtën ligë me Londrën apo Parisin.

Deri në 5.000 vetë pritet të punojnë dhe të kryejnë kërkime në këtë park pranë qytetit. Ndërtesat e para do të hapen në vitin 2027. Edhe këtu Fondacioni Dieter Schwarz dhe Grupi Schwarz janë aktorë kyç.

Për koston e projektit nuk jepen detaje. IPAI funksionon si rrjet që prej vitit 2022. Ndërkohë, rreth 140 kompani dhe partnerë në Heilbronn punojnë në fushën e inteligjencës artificiale.

Godina e korpusit të arsimimit Bildungscampus i fondacionit Dieter Schwarz në HeilbronnGodina e korpusit të arsimimit Bildungscampus i fondacionit Dieter Schwarz në Heilbronn
Bildungskampus i fondacionit Dieter Schwarz është një park kërkimesh shkencore që së shpejti do të fokusohet tek inteligjenca artificiale.Fotografi: Marijan Murat/dpa/picture alliance

Harry Mergel do të qëndrojë në postin e kryetarit deri në vitin 2030. Edhe pse askush nuk e di se sa shpejt do të zhvillohet inteligjenca artificiale, ai beson se “nuk do të ketë asnjë kompani, industri apo administratë që mund të jetë konkurruese pa IA”. Për këtë arsye, IPAI është për rajonin “diçka si një sigurim jete”, thotë ai dhe shton: “E ardhmja po ndërtohet në Heilbronn.”

“Ne jemi këtu për të qëndruar”

Nga bashkia e Heilbronnit deri te selia e Schwarz Digits duhen rreth 15 minuta me makinë. Atje, një robot kuzhinier përgatit edhe gjatë natës gjashtë lloje vaktesh për talentet e ardhshme të IT-së.

“Rajoni shumë shpejt do të bëhet qendra më e madhe e inteligjencës artificiale në Gjermani dhe në Europë”, është i bindur drejtori i shitjeve, Bernd Wagner. Dhe Schwarz Digits dëshiron t’u ofrojë atyre një vend.

Por a mundet vërtet kompania të konkurrojë me gjigantët e teknologjisë? Amazon, për shembull, realizoi vetëm nga biznesi i cloud-it 135 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar. Schwarz Digits arrin 2,2 miliardë euro të ardhura nga të gjitha aktivitetet e saj.

“Ne jemi këtu për të qëndruar”, thotë Wagner me vetëbesim. Sipas tij, mundësitë krijohen nga vetë tregu. Gjermania dhe Europa kanë nevojë urgjente për zgjidhje të pavarura IT.

Thirrja e Wagnerit për pavarësi dixhitale tingëllon pjesërisht edhe si një strategji komunikimi. Megjithatë, Dieter Schwarz, themeluesi i rrjetit të supermarketit Lidl, ka dëshmuar edhe më parë se ka vizione afatgjatë dhe instinkt të fortë biznesi. Nuk është rastësi që sot Grupi Schwarz është shitësi me pakicë më i madh në Europë dhe i katërti në botë. Prandaj është plotësisht e mundur që basti i madh teknologjik i njeriut më të pasur të Gjermanisë të rezultojë i suksesshëm./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 35 minutash

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 1 ore

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 2 orësh

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 5 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.