Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Omicron bëhet dominues në Gjermani, shënohen shifra rekord infektimesh

Bota E premte, 14 Janar 2022 12:26
Omicron bëhet dominues në Gjermani, shënohen shifra rekord infektimesh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Varianti Omikron i koronavirusit është bërë dominues tanimë edhe në Gjermani. Ditët e fundit janë shënuar shifra rekord të infektimeve, por ka dallime të mëdha brenda Gjermanisë.

Edhe në Gjermani, Omikroni është tashmë varianti dominues i virusit Corona. Instituti Robert Koch (RKI) bën të ditur në raportin e fundit javor, se shifra e të gjitha rasteve ka arritur ndërkohë në 73 përqind të infektimeve me virusin Omikron. Por ende ka dallime të mëdha në mbarë vendin. Sipas RKI, pjesa e infektimeve me Omikron ishte vetëm 11% përqind në Mecklenburg-Pomerani, ndërsa në Bremen ishte 96 përqind.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Instituti RKI paralajmëron se në Gjermani pritet një rritje e lartë e numrit të infektimevë në javët e ardhshme, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar dhe shëruar. Në të njëjtën kohë, RKI thekson se studimet fillestare tregojnë një përqindje më të ulët të personave që duhet të shtrohen në spitale, krahasuar me infeksionet me variantin Delta. Por ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dhënë vlerësime përfundimtare lidhur me ashpërsinë e sëmundjes dhe pasojat e variantit Omikron.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Problemet me testet e shpejta

Si pasojë e dominimit të variantit të ri, një përfaqësuese e një shoqate të mjekëve në Gjermani, Ute Teichert, paralajmëron se testet e shpejta nuk janë të përshtatshme për të përcaktuar, nëse dikush është prekur apo jo nga ky virus. “Për sa kohë që është e paqartë se cilat teste të shpejta zbulojnë me besueshmëri variantin Omikron, është problematike të përdoren teste të shpejta si një alternativë ndaj testeve PCR, për të konstatuar se personi është shëruar”, tha kryetarja e Shoqatës Federale të Mjekëve të Shëndetit Publik (BVÖGD). “Nëse nuk kemi teste të mjaftueshme PCR, situata do të jetë më e vështirë”.

Mund t'ju interesojë

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Para 38 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 1 ore
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore

Sipas rregullave të reja të karantinës për të cilat kanë rënë dakord qeveria federale dhe ato të landeve, personat e infektuar apo ata që kanë pasur kontakt me personat e infektuar, mund të testohen pas shtatë ditësh me një test PCR ose një test antigjen dhe mund të shkurtojnë periudhën e karantinimit me tre ditë, nëse testi rezulton negativ.

Teichert paralajmëron se situata mund të dalë jashtë kontrolli dhe zyrat e shëndetësisë nuk mund të ndjekin të gjitha rrjedhat e infektimeve. Ndaj kërkohet një rritje e ndjeshme e stafit në zyra, brenda një afati të shkurtër. “Ne nuk do të kemi një pasqyrë të qartë në javët e ardhshme,” tha ajo. Shumë zyra që tani nuk e kanë situatën nën mbikqyrje të plotë.

Incidenca e infeksioneve të reja me virusin Corona ka arritur një nivel të ri. RKI njofton se incidenca shtatëditore në 100.000 banorë ka shkuar në 470,6. Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 92.223 raste të reja të infektimeve me virusin Corona, që është shifër rekorde prej fillimit të pandemisë. Një javë më para kishte “vetëm” 56.335 infeksione të reja./DW

Etiketat e lidhura

gjermaniOmicron
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 2 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 10 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 11 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.