Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 12:08 Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i cili akuzohet për shpërdorim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA drejt revokimit masiv të vizave B1/B2, deri në 200 mijë shtetas mund të preken

Bota E mërkurë, 26 Gusht 2026 09:35
SHBA drejt revokimit masiv të vizave B1/B2, deri në 200 mijë shtetas mund të preken
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Departamenti i Shtetit po shqyrton revokimin e vizave të deri në 200.000 shtetasve të huaj që kanë kërkuar azil pasi kanë hyrë në SHBA me viza turistike ose biznesi.

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përgatitet të revokojë vizat për biznes dhe turizëm të shtetasve të huaj që kanë aplikuar ose që aktualisht po kërkojnë azil në SHBA, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.

Ende nuk është bërë e ditur se sa viza do të preken, por sipas vlerësimeve të Associated Press, që u referohen dokumenteve të Departamentit të Shtetit dhe dy zyrtarëve amerikanë, ky numër mund të shhkojë deri në 200.000. Nëse zbatohet kjo, ky do të ishte revokimi më masiv i vizave që kka ndodhur ndonjëherë në historinë e SHBA-së.

Çfarë tha Departamenti i Shtetit për revokimin e vizave?

Departamenti i Shtetit pritet t’i njoftojë revokimet në javët e ardhshme. Fjala është për të ashtuquajturat viza B1 dhe B2 të lëshuara gjatë periudhës 2016–2026 për persona që kanë kërkuar ose po kërkojnë aktualisht azil. Këto viza lëshohen përgjithësisht për udhëtime pune, turizëm, vizita familjare ose trajtim mjekësor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne po bashkëpunojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) për të identifikuar dhe revokuar vizat e shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara duke deklaruar se janë vizitorë afatshkurtër, por më pas kanë paraqitur kërkesë për azil për të qëndruar këtu në mënyrë të përhershme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, duke iu referuar Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ai nuk pranoi të jepte një numër të saktë, duke thënë se numri “mbetet dinamik dhe mund të ndryshojë në mënyrë të vazhdueshme”.

Jo domosdoshmërisht dëbim

Zyrtarët thanë se revokimi i vizave nuk do të çonte domosdoshmërisht në dëbim të menjëhershëm. Sipas zyrtarëve që folën për Associated Press në kushte anonimiteti, shumica e personave me kërkesa për azil ende në shqyrtim do të rikategorizohen dhe do të humbasin statusin e tyre si udhëtarë për qëllime biznesi ose turizmi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, e kritikoi përdorimin e vizave turistike dhe atyre të biznesit si një rrugë për paraqitjen e kërkesave për azil.

“Njerëzit në SHBA dhe në të gjithë botën janë ngopur me kërkesat e rreme për azil”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X, duke shtuar: “Azili nuk është menduar të jetë një rrugë anësore për të shmangur ligjin e imigracionit.”

Aplikantëve për vizat B1 dhe B2 aktualisht u kërkohet të deklarojnë se nuk do të kërkojnë azil dhe të dëshmojnë se kanë ndërmend të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Mbetet e paqartë se sa nga mbajtësit aktualë të vizave kanë paraqitur realisht kërkesë për azil. /DW

Mund t'ju interesojë

Vrasja e deputetit në Guatemalë: gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone, SHBA pezullon fluturimet

Vrasja e deputetit në Guatemalë: gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone, SHBA pezullon ...

Para 1 ore
Protesta në Tiranë/ 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar, Policia vendos 44 gjoba

Protesta në Tiranë/ 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar, Policia vendos 44 gjoba

Para 1 ore
Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arr...

Para 3 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë
Para 1 minute

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë

Shqipëria në BE, Kosova në vështirësi! Rregulla të reja për kosovarët dhe bizneset e tyre…
Para 45 minutash

Shqipëria në BE, Kosova në vështirësi! Rregulla të reja për kosovarët dhe bizneset e tyre…

Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 56 minutash

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait
Para 1 ore

Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 15 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 18 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 5 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 14 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.