Tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një sulmi me thikë në shkallët e një hoteli në qendër të qytetit të Glasgow.
BBC raporton se autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është qëlluar për vdekje nga policia. Ndër të plagosurit është edhe një oficer policie, për të cilin u tha se ishte në gjendje kritike.
Policia skoceze tha që situata ishte në kontroll dhe nuk kishte rrezik për evoluimin e situatës, ndërsa oficerët e armatosur mbeten në vendin e ngjarjes jashtë Park Inn, në Rrugën West George.
Kryeministri Boris Johnson tha se ai ishte “thellëzisht i trishtuar nga incidenti i tmerrshëm në Glasgow”.
