
Një tërmet i fuqishëm ditën e sotme (3 mars) ka goditur Greqinë. Tërmeti ka qenë 6.2 e shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në afërsi të Larisës.
Deri më tani autoritetet e vendit nuk kanë bërë të ditur dëme materiale apo viktima.
Lëkundjet janë ndjerë në Shqipëri gjithashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
