Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tradhti, paaftësi apo korrupsion? Trupat ukrainase tregojnë pse dështoi Ukraina në ndalimin e rusve në Kharkiv

Bota E hënë, 13 Maj 2024 11:14
Tradhti, paaftësi apo korrupsion? Trupat ukrainase tregojnë pse dështoi Ukraina në ndalimin e rusve në Kharkiv
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Si Komandant i Njësisë Speciale të Zbulimit të Ukrainës, Denys Yaroslavskyi u përball me një ofensivë të befasishme të Rusisë në zonën e Kharkiv në vjeshtën e vitit 2022, e cila pasoi një pushtim fillestar rus.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por tashmë Denys dhe njerëzit e tij po përballen me perspektivën për të bërë të njëjtën gjë përsëri. Forcat ruse, ditët e fundit, kanë bërë një përparim të vogël, por domethënës përgjatë kufirit në rajonin e Kharkiv.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 5 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 7 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 8 orësh

Përparimi i tyre është vetëm disa milje në thellësi, por ndërkohë kanë gllabëruar rreth 100 km të territorit ukrainas. Në lindjen e mbrojtur të Ukrainës, Rusisë iu desh vetëm 1 muaj për të arritur të njëjtën gjë. Denys kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur me mbrojtjen e Ukrainës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nuk kishte asnjë linjë të parë të mbrojtjes. Ne këtë pamë. Rusët thjesht hynë brenda. Ata hynë pa asnjë problem. Nuk kishte asnjë fushë të minuar”, thotë ai. Ai tregon një video të marrë me dron pak ditë më parë të kolonave të vogla të trupave ruse që thjesht ecin përtej kufirit, pa asnjë kundërshtim.

Ai thotë se zyrtarët i kishin treguar se mbrojtja po ndërtohet me kosto të mëdha, por sipas tij, kjo mbrojtje aty, thjesht nuk ekzistonte. “Ose ishte një akt neglizhence, ose korrupsioni. Nuk ishte një dështim. Ishte një tradhti”, thotë ai. Të gjithë e dinin se ky inkursion kishte gjasa të ndodhte. Si inteligjenca ukrainase ashtu edhe ajo perëndimore e dinin se Rusia kishte mbledhur forca përtej kufirit me vlerësime që flisnin për 30 mijë trupa. Presidenti Vladimir Putin kishte deklaruar gjithashtu publikisht qëllimin e tij për të krijuar një zonë tampon brenda rajonit të Kharkiv për të mbrojtur territorin rus nga sulmet e artilerisë ukrainase. Por Ukraina duket se ka qenë e përgatitur keq, pavarësisht se kjo mohohet zyrtarisht.

Denys thotë se pas 1 ore ai do të kthehet në vijën e frontit me njerëzit e tij pranë qytetit të Vovchansk, vetëm 5 km nga kufiri rus. Trupat ruse tashmë raportohet se kanë hyrë në skajet e qytetit. Denys thotë se ka frikë se së shpejti ai mund të kthehet në duart e Rusisë. Ne e kishim vizituar qytetin më herët, të shoqëruar nga Oleksii, një polic lokal që transportonte banorët që donin të iknin për të shpëtuar. Ai ngiste me shpejtësi makinën për të shmangur dronët rusë dhe breshërinë e vazhdueshme të artilerisë.

Popullsia e qytetit para luftës ishte rreth 20 mijë banorë. Shumica u larguan në fillim të luftës duke rënë në 3 mijë banorë, por qindra të tjerë janë larguar gjatë ditëve të fundit. Oleksii thotë se “është më mirë të largohesh tani, para se të vritesh ose plagosesh”.

Në Kharkiv, Rusia po përdor taktika mjaft të njohura për të avancuar duke i kthyer në rrënoja fshatrat dhe qytetet e Ukrainës. Oleksii vlerëson se Rusia qëllon nga 50 në 60 predha çdo orë ndaj qytetit. Pastaj ka bomba thërrmuese, të hedhura nga avionët rusë dhjetëra kilometra larg vijave të frontit, shumë jashtë rrezes së mbrojtjes ajrore të kufizuar të Ukrainës. Rusia ka lëshuar rreth 100 bomba thërrmuese në ditë përgjatë 1000 km front. Ne dëgjuam zhurmat e tyre, fillimisht avionët dhe më pas shpërthime që shkatërronin tokën.

Shtëpia e Serhiit u shkatërrua nga një bombë e tillë. Duke qëndruar në rrënojat e saj, ai më tha se gruaja e tij, Svetlana, ishte plagosur rëndë. Ai po mjekonte plagët në duar, të shkaktuara nga shpërthimi. Ai më tha se do të donte të largohej, “por çfarë mund të bënte?”. Ai tregoi 3 dhitë e tij të cilat nuk donte t’i vriste. Ato kishin mbijetuar mrekullisht së bashku me macen e tij. Serhii ishte ende i kapur pas pronave të tij të fundit.

Shumica e atyre që kanë qëndruar në Vovchansk janë të moshuar dhe të varfër. 65-vjeçari Oleksandr bëri shenjën e kryqit, duke u larguar nga shtëpia ku ishte rritur. Ai preku me butësi tokën, mori dy çanta dhe hipi në makinën e policisë. Ai tha se donte të shkonte në Gjermani, por nuk e kishte idenë se si do të arrinte atje.

Hapja e një fronti të ri këtu në veri po godet burimet e kufizuara të Ukrainës. Vonesa e SHBA-së në miratimin e mbështetjes ushtarake i ka lënë trupat ukrainase të uritura për municione. Ofensiva në Kharkiv thekson problemet që vetë Ukraina ka qenë shumë e ngadaltë për t’i trajtuar, duke mobilizuar pak trupa dhe duke ndërtuar linja të papërshtatshme mbrojtjeje. Përforcimet e dërguara në Kharkiv duhet të tërhiqen nga pjesë të tjera të frontit dhe rezervat e kufizuara.

Zyrtarët ukrainas ende këmbëngulin se Kharkiv nuk është nën kërcënimin e një pushtimi tokësor. Por sa më tej avancojnë rusët, aq më shumë ka gjasa që ai të jetë brenda rrezes së artilerisë ruse. Në një park në Kharkiv, Denys thotë se beson se forcat ruse do të përpiqen të fokusohen në Lindje dhe të kapin të gjithë Donbasin. Por ai thotë se Rusia po përpiqet gjithashtu të shfrytëzojë dobësitë e Ukrainës në të gjithë frontin prej 1000 km. Në Kharkiv ata kanë gjetur një dobësi të tillë.

“Sigurisht që jam i zemëruar. Kur po luftonim për këtë territor në vitin 2022, humbëm mijëra njerëz. Ne rrezikuar jetën tonë. Dhe tani për shkak se dikush nuk ndërtoi fortifikime, ne po humbasim përsëri njerëz”, thotë ai.

Etiketat e lidhura

Kharkivukraina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.