Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Unë ose kaos”, sjellja e Macron që po i kushton zgjedhjet

Bota E premte, 28 Qershor 2024 19:53
”Unë ose kaos”, sjellja e Macron që po i kushton zgjedhjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zgjedhjet legjislative, të thirrura me nxitim për 30 qershor nga presidenti francez Emmanuel Macron pas debatit të zgjedhjeve evropiane, mund të rezultojnë katastrofike për kampin liberal francez. Vetë kandidatët e Macron janë të vetëdijshëm për këtë, deri në atë pikë sa preferuan të eliminonin fytyrën e të liderit të tyre nga posterat zgjedhor, duke preferuar të vendosnin të tyren apo të kryeministrit Gabriel Attal.

Strategjia elektorale e Macron për të frenuar ngritjen e së djathtës ekstreme të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella po rezulton jo vetëm e varfër, por edhe kundërproduktive. Macron i zënë ditët e fundit edhe me emërimet në krye të institucioneve europiane , po e përballon këtë fushatë elektorale si i “rrethuar”, nga e djathta dhe nga e majta. Ai e portretizon veten si kalorësi që përpiqet të mbrojë elektoratin francez nga rreziqet e kaosit dhe klimës së “luftës civile”, e cila do të shpërthente (thotë ai) nëse kundërshtarët e tij fitonin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai i referohet Tubimit Kombëtar (ekstra e djathtë) dhe Frontit të Ri Popullor (i cili bashkon shpirtra të ndryshëm të krahut të majtë, duke përfshirë të gjelbërt, socialistët dhe komunistët). Gjatë podcast-it “Génération Do It Yourself” më 24 qershor, Presidenti francez u përpoq të trembte të pavendosurit duke deklaruar se programet e “dy ekstremeve” çojnë “në luftë civile”. Udhëheqësi transalpin paraqet formacionin e tij centrist, një riorganizim tjetër pas partive En Marche dhe Rilindjes, si i vetmi i aftë për t’iu përgjigjur anktheve, zemërimit dhe frikës reale të transalpinëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Motoja e vjetër “përça dhe sundo” duket se nuk mund ta shpërblejë liderin liberal. Diskreditimi i kundërshtarëve duke denoncuar ekstremizmin e tyre nuk merr më konsensus. Edhe Gabriel Attal, emërimi i të cilit si kryeministër supozohej të pengonte rritjen e të riut Jordan Bardella, i përmbahet të njëjtës retorikë, duke bërë thirrje para shtypit që të “votojë në mënyrë të dobishme kundër ekstremistëve”.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Tani
Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afga...

Para 1 ore
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore

Edhe pse një pjesë e madhe e elektoratit mbetet e frikësuar nga ideja e një të djathtë ekstreme në pushtet, ajo që francezët kërkojnë nuk është alarmi, por reagime të ndryshme ndaj atyre që ofrohen gjatë mandatit të dyfishtë të Macron. Gjithashtu e majta e udhëhequr nga Jean-Luc Melenchon dhe France Insoumise po rezulton kundërproduktive. Këta janë të njëjtët votues të cilëve Macron iu drejtua për të mposhtur Le Pen në zgjedhjet presidenciale të 2022 dhe të cilëve ai tani po u kthen shpinën.

Popullariteti i Macron është në nivelin më të ulët. Pati demonstrata të jelekverdhëve, ato të fermerëve kundër rregullave të BE-së, por bumerangi i vërtetë ishte reforma e pensioneve, e cila gjeneroi pakënaqësi të gjerë dhe të hidhur në të gjitha dimensionet e elektoratit popullor. Ligji i imigracionit, i cili i shkel syrin ekstremit të djathtë, më pas zhgënjeu audiencën e tij të synuar: atë të të moderuarve, të pakënaqur duke parë disa nga propozimet kryesore të partisë së Le Pen të pranuara.

Etiketat e lidhura

Emmanuel Macronfrance
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Tani

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 19 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 22 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.