Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vendet e BE-së nisin vaksinimin e adoleshentëve

Bota E martë, 1 Qershor 2021 09:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që bëjnë një gjë të tillë. Komisioni Evropian miratoi të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.

Drita jeshile u dha një javë më herët nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Tani, secili nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të vendosë nëse do ta zgjerojë ose jo fushatën e vaksinimit me përfshirjen e adoleshentëve. Duke mos humbur shumë kohë, kryeministri rumun, Florin Citu, tha se fëmijët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori. Ngjashëm tha edhe Qeveria e Italisë. Vendet e tjera në Evropë pritet të ndjekin shembullin, megjithëse disa mund të vazhdojnë t’u japin përparësi në vaksinim të rriturve dhe fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilat i bëjnë ata më të cenueshëm nga koronavirusi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart. Edhe SHBA-ja, edhe Evropa janë të etura për të përshpejtuar tutje vaksinimin, i cili tashmë ka zvogëluar normat e infeksionit dhe ka çuar në rihapjen e ekonomive. Gjysma e të rriturve amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Franca hapi të hënën vaksinimin për këdo që është 18 vjeç e lart. Ky vendim u mor më herët seç ishte planifikuar fillimisht, pasi gati gjysma e popullsisë së rritur franceze ka marrë së paku një dozë të vaksinës dhe më shumë se 20 për qind janë vaksinuar plotësisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga 7 qershori, edhe Gjermania pritet të hapë vaksinimin për të gjithë të rriturit. Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive në të dyja anët e Atlantikut, koronavirusi mbetet kërcënim i madh në disa vende. Malajzia nisi sot “izolimin total”, që do të zgjasë dy javë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive dhe viktimave në javët e fundit. Infeksionet në rritje kanë përfshirë edhe Tajvanin dhe Vietnamin.

Mund t'ju interesojë

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 5 orësh
Aksident i rëndë në New Orleans: cisterna përplaset me anijen turistike me mbi 130 persona

Aksident i rëndë në New Orleans: cisterna përplaset me anijen turistike me mbi 130 persona

Para 5 orësh
Mobilizohen 70 mijë forca policore, Parisi pritet të jetë epiqendra e tubimeve

Mobilizohen 70 mijë forca policore, Parisi pritet të jetë epiqendra e tubimeve

Para 8 orësh

Vietnami planifikon t’i testojë të 9 milionë njerëzit në qytetin e tij më të madh, Ho Çi Minh, ndërsa nga e hëna ka ashpërsuar masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Nga sot, aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit Hanoi do t’i pezullojë fluturimet hyrëse nga jashtë, pasi rastet me koronavirus janë dyfishuar muajin e kaluar. Në Amerikën Latine, Peruja njoftoi se ka dyfishuar numrin zyrtar të viktimave nga koronavirusi, pas aplikimit të kritereve të reja.

Numri i ri në vendin me 32.6 milionë banorë është mbi 180,000. Nga vendet e Amerikës Latine, vetëm Brazili dhe Meksika kanë raportuar numër më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi. Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhënat për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 170 milionë njerëz në të gjithë botën. Mbi 3.5 milionë prej tyre kanë humbur jetën. Numri i vaksinave të dhëna deri më tash ka kaluar 1.8 miliard./REL

Etiketat e lidhura

adoleshentëvaksinimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 3 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 4 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 5 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 5 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 3 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 18 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 5 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 8 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.