Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:55 Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vetëm 18 orë pas skandalit, zv/kancelari përjashtohet nga qeveria e Austrisë

Bota E shtunë, 25 Shtator 2021 19:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kancelari austriak Sebastian Kurz i ka dhënë fund bashkëpunimit me politikanin popullist Heinz-Christian Strache pas publikimit të një materiali komprometues. Strache tha para mediave se në një takim me një ruse atraktive në një vilë në një ishull spanjoll është sjellë si një pijanec në pubertet. Paraqitja e tij para mediave ishte një komedi reale. Ai tha se jep dorëheqje si nënkancelar dhe kryetar i partisë populliste FPÖ.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Enver Robelli –

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 2 orësh
Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 13 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 15 orësh

Pak orë pas publikimit të një materiali komprometues kundër tij, nënkancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache është detyruar të paketojë valixhet dhe të braktisë qeverinë e Austrisë. Strache tha para mediave në Vjenë se në një takim me një ruse atraktive në një vilë në një ishull spanjoll është sjellë si një pijanec në pubertet. Ai kërkoi falje dhe u përpoq të luajë rolin e viktimës. Paraqitja e tij para mediave ishte një komedi reale. Sipas mediave austriake, kancelari Sebastian Kurz nga Partia Popullore (ÖVP) të shtunën vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me Strachen, i cili është shef i partisë populliste FPÖ. Në një takim me Strachen ai pranoi dorëheqjen e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të premten në mbrëmje mediat gjermane njoftuan se Strache është takuar në vitin 2017 në Ibiza me një milionere të rrejshme ruse, të cilës i ka premtuar tenderë publikë nëse ajo i jep para politikanit austriak për fushatën elektorale. Raportimi i revistës «Der Spiegel» dhe «Süddeutsche Zeitung» ka dridhur Austrinë dhe është shndërruar në temë kryesore në arenën ndërkombëtare. Strache u arsyetua se takimin me rusen e kishte zhvilluar në gjendje pothuaj të dehur, gjë që në mediat sociale ka ngjallur shumë reagime ironike.

FPÖ është një partner i vështirë për kancelarin Kurz. Politikanë të FPÖ-së mbajnë lidhje të ngushta me një lëvizje nacionaliste të quajtur «Identitären», e cila ka marrë donacione nga terroristi australian që vrau dhjetëra vetë në një xhami në Christchurch të Zelandës së Re. Një funksionar i FPÖ së fundi botoi një poezi, në të cilën njerëzit krahasoheshin me minjtë. FPÖ ka sulmuar ashpër gazetarin prominent Armin Wolf për shkak se ai i kishte bërë disa pyetje kritike Harald Vilimsky-it, kandidatit të FPÖ-së për zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Strache njihet si politikan proserb dhe prorus, në rininë e tij ka qenë pjesë e rrjeteve neonaziste, pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka përsëritur se Kosova është «zemra e Serbisë». Pas hyrjes në qeveri në dhjetor 2017 nuk e ka vënë në dyshim pavarësinë e Kosovës për shkak të rezistencës nga ana e kancelarit Kurz. Por Strache mban lidhje të ngushta me politikanë serbë në Beograd dhe me klanin e Millorad Dodikut në të ashtuquajturën Republika Srpska në Bosnjë.

FPÖ drejton ministritë kyçe në qeverinë e Austrisë: të jashtmen, të brendshmen dhe mbrojtjen. Të gjitha shërbimet sekrete austriake kontrollohen nga ministritë e drejtuara nga FPÖ, e cila në vitin 2016 ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Vladimir Putinit. Për shkak të frikës se ministrat e FPÖ-së mund t’i ndajnë informatat e tyre me Rusinë, shërbimet sekrete të vendeve të tjera të BE-së kanë vendosur të reduktojnë shkëmbimin e informatave me shërbimet informative austriake. Gjatë bisedës gjashtëorëshe me rusen, e cila prezantohet si mbesë e një oligarku, Straches në një moment i lindin dyshime dhe thotë: «Kurth, kurth, kurth i organizuar». Por bashkëpunëtori i tij i ngushtë Johann Gudenus thotë: «Nuk është kurth».

Rrëzimi i Straches është shoqëruar me komente therëse nga publicistët gjermanë. Njëri prej tyre pyet në Twitter: «A mund ta paramendojmë Angela Merkelin duke llomotitur kështu në Ibiza?» Për përgjigje nuk ka nevojë, sepse ajo dihet. Kryetarja e partisë konservatore gjermane CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, duke komentuar skandalin e politikanëve austriakë tha se është me rëndësi që në Europë të mos forcohen më popullistët e djathtë. Incizimi i Straches tregon se popullistët kudo në Europë i shesin interesat e vendit për mirëqenien personale, tha Kramp-Karrenbauer. Sipas saj popullistët i shesin interesat edhe për një rriskë bukë të lyer me gjalpë. «Këta njerëz nuk bën të marrin përgjegjësi në Europë».

Dialogplus.ch

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 2 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!
Para 6 minutash

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Sht...

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 45 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 53 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.