Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Presidenti Joe Biden kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Kamala Harris vazhdon fushatën

Bota E mërkurë, 24 Korrik 2024 20:37
VOA: Presidenti Joe Biden kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Kamala Harris vazhdon fushatën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Joe Biden u rikthye në Shtëpinë e Bardhë të martën pas një jave të mbushur me ngjarje që ai e kaloi krejtësisht larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, ai u bë lajmi kryesor pas vendimit për të hequr dorë nga gara për t’u rizgjedhur. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell nënpresidentja Harris e vazhdoi fushatën duke mbetur e vetmja kandidate e pritshme e demokratëve që kërkon emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale. Në Shtëpinë e Bardhë ka rënë qetësia që pas vendimit të Presidentit Biden për t’u tërhequr nga gara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenti u rikthye në Shtëpinë e Bardhë të martën, pasi qëndroi gati një javë i izoluar për shkak të prekjes nga Covidi. Nënpresidentja Kamala Harris ndërkohë filloi fushatën e saj në Uiskonsin. Senatori JD Vance, kandidati i republikanëve për nënpresident, po atë ditë vendosi të sulmojë të dy demokratët. “Historia do ta mbajë mend Joe Biden-in si një nga presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, Kamala Harris është një milion herë më e keqe. Ajo mbështeti çdo dështim të Joe Biden-it dhe gënjeu për aftësinë e tij mendore për të shërbyer si president”, tha zoti Vance.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 9 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 11 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 12 orësh

Në Uashington, Sekretari i Shtetit Antony Blinken vlerësoi rolin e zonjës Harris në politikën e jashtme amerikane. Por ai e vuri theksin tek punët e shumta që Presidenti Biden ka përpara tij, edhe pse zonja Harris po bën fushatë për t’u bërë Presidente. “Ai është i përqëndruar intensivisht tek puna që mbetet gjatë këtyre gjashtë muajve të ardhshëm për të vazhduar përpjekjet, punën që ne kemi bërë, veçanërisht për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme, duke i dhënë fund luftës në Gazë”, tha zoti Blinken.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Analistët kanë qëndrim të njëjtë

“Këtij mandati presidencial i kanë mbetur edhe gjashtë muaj dhe ka ende sfida reale, si në vend, për sa i përket uljes së kostos së jetesës si dhe sfidat jashtë shtetit. Ende vazhdojnë përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe paqe në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për të kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë”, thotë Navin Nayak, President i Qendrës për Fondin e Veprimit të Progresit Amerikan.

Kjo situatë gjithashtu i vë udhëheqësit e huaj në një pozicion të pazakontë, siç është rasti me Kryeministrin e Izraelit i cili këtë javë do të takohet me Presidentin Biden, nënpresidenten Harris dhe ish Presidentin Trump.

”Unë mendoj se Biden-i ka një problem pasi udhëheqësit e huaj e dinë se ai nuk do të jetë President pas disa muajsh. Ata do të hezitojnë të bëjnë marrëveshje me të, sepse e dinë se kushdo që vjen pas edhe nëse fiton zonja Harris, ajo ka të ngjarë të ketë ekipin e saj të politikës së jashtme dhe qëllimet e saj. Nga ana tjetër, mendoj se disa udhëheqës të huaj do të duan t’i realizojnë gjërat që mund t’i arrijnë shpejt me Presidentin Biden, sepse nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas”, thotë Jeremi Suri nga Universiteti i Teksasit në Austin. Për herë të dytë këtë muaj, Presidenti Biden do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale. Sonte në mbrëmje, ai do të japë më shumë sqarime pse mori vendimin për t’u tërhequr.

/VOA/

Etiketat e lidhura

BidenHarris
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.