Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbërthimi i ”Matrix” në Greqi, VOA: Policia thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës

Aktualitet E hënë, 9 Dhjetor 2024 18:44
Zbërthimi i ”Matrix” në Greqi, VOA: Policia thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia greke po thellon hetimet mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, dhe trafikun e emigrantëve të parregullt pas zbulimit të komunikimeve përmes platformave të koduara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të zhvilluara në territorin e Greqisë. Komunikimet iu dhanë Greqisë nga EUROPOL në vjeshtën e vitit 2023 në rreth 4500 dosje me mbi 25000 mesazhe të shkëmbyera mes personave të dyshuar të përfshirë në rrjete kriminale, sidomos të trafikut të drogës. Sipas policisë greke pas urdhër arresteve për mbi 15 shtetas shqiptarë, të dyshuar në trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe trafikun e kokainës nga Spanja në drejtim të Greqisë dhe Shqipërisë. Hetimet po kryhen për të zbuluar aktivitete të tjera kriminale.

Sipas burimeve zyrtare policore greke Shërbimi i Brendshëm i Policisë me urdhër të Prokurorit ka përfshirë hetime edhe për lidhjet e oficerëve të lartë të antidrogës greke me eksponentë të trafikut të drogës, mes të cilëve edhe një shtetas i dyshuar nga Shqipëria, që vuan dënimin në burgjet greke.

Policia greke njoftoi masa ndalimi ndaj një oficeri të policisë greke dhe dy shtetasve, një shqiptar dhe një grek të dyshuar për trafik droge. Shtypi grek publikoi të hënën një dokument ku me shkrim dore janë shkruar në një letër disa numra telefoni të vëna në përgjim nga antidroga greke. Sipas shtypit grek oficeri i antidrogës greke e dërgon dokumentin, përmes platformës “Sky ECC”, tek njëri prej trafikantëve, për ta sinjalizuar. Në periudhën 2020-2021, si pjesë e një operacioni të koduar “Limit”, Agjencia Europiane “Europol” në bashkëpunim me autoritetet kombëtare të Francës, Belgjikës dhe Holandës zbuloi aplikacionin e koduar të komunikimit Sky ECC, i cili është përdorur në masën 90% nga persona të dyshuar për krime penale kryesisht në fushën e drogës në mbarë botën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bazuar në përmbajtjen e tyre, EUROPOL i shpërndau dosjet e komunikimit në shtetet anëtare për policitë lokale për të hetuar krimet. Greqia ishte e fundit nga 27 vendet që mori dosjen përkatëse në në vjeshtën e vitit 2023. Mbi bazë të informacionit të EUROPOL Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka goditur në Shqipëri, deri tani, të paktën nëntë organizata të fuqishme kriminale, ka kryer dhjetëra arrestime dhe ka hedhur dritë mbi ngjarje të rënda kriminale të viteve të fundit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Europol: MATRIX një tjetër platformë komunikimi e zbuluar së fundi

Pak ditë më parë EUROPOL njoftoi për një operacion ndërkombëtar policor që ka zbuluar një tjetër shërbim të koduar të mesazheve të përdorura nga anëtarë të dyshuar të grupeve kriminale të quajtur MATRIX. Sipas EUROPOL për tre muaj, autoritetet policore ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. Sipas EUROPOL , një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, MATRIX, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 5 orësh
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 5 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 7 orësh

Siaps EUROPOL infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky ECC dhe EncroChat. Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët, thotë EUROPOL.

EUROPOL dha edhe detaje teknike lidhur me platformën ku përdoruesit mund t’i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë. Sipas EUROPOL infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani.

Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet policore mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj, tha EUROPOL. Sipas EUROPOL më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit. Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave, thotë EUROPOL. Komunikimet ne kete platforme, dyshohet nga ekspertet e policise shqiptare se jane perdorur gjeresisht edhe nga rrjetet kriminale shqiptare./VOA/

Etiketat e lidhura

GreeceMatrix
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.