Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Kandidatët për president të Amerikës, Trump dhe Harris ofrojnë të ardhme të ndryshme për Ukrainën

Aktualitet E enjte, 5 Shtator 2024 15:50
Zëri i Amerikës: Kandidatët për president të Amerikës, Trump dhe Harris ofrojnë të ardhme të ndryshme për Ukrainën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ukraina përballet me perspektiva jashtëzakonisht të ndryshme nën një presidencë të mundshme të kandidatëve Donald Trump apo Kamala Harris. Ndërsa fushata e zgjedhjeve presidenciale po i afrohet fundit, asnjëri nga kandidatët nuk ka përcaktuar saktësisht se si planifikojnë të merren me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, ekspertët thonë se në të njëjtën periudhë, vetë beteja në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht, duke i dhënë më shumë pushtet Ukrainës në përcaktimin e fatit të saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Analistët kanë qëndrime të ndryshme për të ardhmen e Ukrainës nëse kandidati republikan për President Donald Trump fiton një mandat të dytë. “Mendohet gjerësisht se kthimi i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë nuk është skenari më i mirë për Ukrainën, megjithëse ka edhe mendime të tjera se gjëndja mund të mos jetë aq keq”, thotë Oleksiy Melnyk nga organizata ukrainase ‘Razumkov’.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 1 ore
Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Para 1 ore
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 1 ore

Ish Presidenti Trump ka thënë se do t’i japë fund luftës me shpejtësi edhe pse kandidati i tij për Nënpresident, JD Vance, më parë ka thënë se ‘nuk i intereson’ Ukraina duke i bërë ukrainasit të pasigurt se çfarë të mendojnë. Një presidencë e mundshme e kandidates demokrate Kamala Harris gjithashtu mbetët e paqartë për ukrainasit, një vend që njeh shumë mirë ish Presidentin Donald Trump dhe Presidentin Joe Biden.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zonja Harris është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe ka përfaqësuar Presidentin Biden në takimet e nivelit të lartë për siguri transatlantike. Megjithatë, përgjatë fushatës zgjedhore zonja Harris ka folur shkurtimisht për Ukrainën dhe se si ajo ndryshon nga rivali i saj Trump. “Trump-i inkurajoi Putin-in që të sulmojë aleatët tanë. Ai tha se Rusia mund të bëjë çfarë të dojë. Pesë ditë para se Rusia të sulmonte Ukrainën, unë u takova me Presidentin Zelensky për ta paralajmëruar atë për planin e Rusisë. Unë ndihmova në mobilizimin e një reagimi global të mbi 50 vendeve kundër agresionit të Putinit. Si presidente, unë do të mbaj qëndrim të fortë për Ukrainën dhe aleatët tanë të NATO-s”, tha zonja Harris.

Analistët thonë se zonja Harris ka të ngjarë të vazhdojë politikat e zotit Biden në mbështetje të Ukrainës. Ndërkaq, deklaratat për politikën e jashtme të ish Presidentit Trump mbeten po aq të paqarta si më parë. Kjo përfshinë edhe zotimin se ai do t’i japë fund luftës brenda një dite: “Nuk është plotësisht e qartë se si do ta bëjë ai këtë. Frika është se ai do ta bëjë këtë thjesht duke braktisur Ukrainën, duke ndërprerë fondet dhe duke i bërë trysni Presidentit Zelensky për negociata në një kohë kur Putini do të kishte mundësi të forconte pozitën e tij në negociata”, thotë Andrew Payne nga Universiteti i Londrës.

Megjithatë, zoti Payne thotë se tani fushëbeteja është zhvendosur me vendimin e forcave ukrainase për të goditur përtej kufirit dhe për të marrë nën kontroll territor rus. Ndërsa analistët parashikojnë se Ukraina as nuk do të kërkojë dhe as do të ketë sukses në mbajtjen e këtij territori, realiteti i ri do të ndihmojë Kievin, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Analisti Andrew Payne thotë gjithashtu se Presidenti Biden mund të ndërhyrjë në një fazë kyçe.

“Nuk do të prisja ndonjë ndryshim në qëndrimin e Uashingtonit për operacionet ushtarake të Ukrainës para nëntorit, por duhet pritur se çfarë do të ndodh në periudhën në mes të nëntorit dhe janarit, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, për të parë nëse Ukrainës do t’i ofrohet pak më shumë hapësirë veprimi”, thotë analisti Payne. Ndërsa të dy kandidatët vazhdojnë garën, ajo që mund të ndodhë në Ukrainë mund të mos varet nga presidenti amerikan, kushdo qoftë ajo apo ai. /VOA/

Etiketat e lidhura

HarrisTrumpukraineUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 44 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 58 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 1 ore

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 1 ore

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.