Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:22 Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve Ditën e sotme, para Gjykatës së Tiranës do të dalin 58 prej të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme, për t’u njohur me masën e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
2020 nis me vrasje mafioze dhe grabitje

2020 nis me vrasje mafioze dhe grabitje

Editorial
E mërkurë, 8 Janar 2020 09:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria ka afër Sicilinë dhe ka marrë prej saj pjesën me të keqe, mafien. Kjo mbetet e rrezikshme për qytetarët. Ndaj duhet që Policia e Shtetit të jetë e pamëshirshme ndaj krimit, sidomos kundrejt mafies. Por mafia në Shqipëri ka lidhje edhe me politikën, ndaj duhet të hetojë SPAK-u, sepse jemi kthyer në një shtet ku trafiku i heroinës përplas grupet e mëdha kriminale me lidhje shtetrore

Viti 2020 ka nisur me një rritje të frikshme të kriminalitetit në vend. Në 7 ditët e para të vitit të ri kemi 10 persona që kanë humbur jetën. Tre janë vrarë në atentate dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën në aksidente. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit kanë ndodhur tre krime që kanë tronditur vendin. Paraditen e djeshme, biznesmeni dhe ish-pronari i televizionit “Media +” në Mirditë , Kastriot Reçi, u vra para lokalit të tij. Të dhënat e para të policisë flasin për një vrasje me snajper. Pistat e hetimit janë disa, por ekzekutimi me snajper në mes të qytetit është një ngjarje që flet për një atentat të stilit mafioz. Pasditen e djeshme, një tjetër ngjarje makabre ndodhi në Mallakastër. Tre të rinjë grabitën dhe më pas vranë një grua 50-vjeçare në fshatin Gjerbës. Detajet e krimit janë rrënqethëse. Pasi tre të rinjtë kanë hyrë në banesë janë pikasur nga gruaja. Për të mos u zbuluar të rinjtë e kanë vrarë gruan dhe më pas e kanë hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e fshatit. Mes të dyshuarve për këtë krim është dhe nipi i burrit të gruas. Po dje, në një nga zonat më të populluara në Tiranë, në “Komunën e Parisit” një person grabiti një fonacion monetar nën kërcënimin e armës. Të hënën në  Tropojë u vra biznesmeni  Guxim Gjyriqi, pronar i një pike karburanti dhe një restoranti në qytetin Bajram Curri. Biznesmeni u qëllua para biznesit të tij nga një makinë, e cila u gjet e djegur rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Golaj të Hasit. Vrasja e stilit mafioz ende nuk ka autor dhe ka rikthyer në qytetin verior panikun dhe frikën e ngjarjeve të mëparshme të vrasjeve në seri. 4 ditë më parë një grabitje e rëndë u regjistrua në Memaliaj. Disa të rinjë hynë me forcë në banesën e një të moshuari dhe pasi e dhunuan barbarisht i grabitën paratë që fëmijët i kishin sjellë nga emigracioni. Ndërkohë viktimat nga aksidentet rrugore kanë qenë dhe më të mëdha. Në Tiranë, Gjirokastër, Berat etj, ka pasur viktima dhe aksidente më plagosje të rendë. Ndërsa aksidentet tregojnë problemet që kanë shqiptarët me njohjen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe respektimin e tyre, vrasjet mafioze dhe grabitjet e dhunshme tregojnë për një nivele kriminaliteti alarmant. Vrasjet në Tropojë dhe Rrëshen, pavarësisht dyshimeve mbi motivet e tyre, në thelb janë rigjallërim i frikshëm i krimit. Ekzekutime të stilit mafioz, apo përdorja e vrasësve me pagesë është një fenomen që tregon se krimi nuk po e llogarit më shtetin dhe policinë. Qeveria dhe Ministria e Brendshme, në mbyllje të vitit 2019, u mburrën se numri i vrasjeve ishte në ulje. Kjo mund të jetë e vërtetë në shifra , por shoqërisë nuk i vlejnë statistikat, por paniku dhe krimi që po njeh rritje. Një vrasje mafioze me snajper mes qytetit apo ekzekutimi i një biznesmeni para pronës së tij tregon shumë më tepër se një vrasje e thjeshtë. Tregon se grupet kriminale veprojnë në mënyrë më të sofistikuar dhe nuk llogarisin fare strukturat e shtetit. Fakti që për shumicën e ngjarjeve të rënda nuk ka autorë të ndaluar krijon edhe më tepër panik të qytetarët lidhur me sigurinë në vend.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Po kaq shqetësuese janë dhe grabitjet me dhunë. Ngjarjet e Mallakastrës dhe Memaliajt janë kryer nga të rinj dhe minorenë që të vetmen mënyrë fitimi shohin përdorimin e armëve dhe dhunës. Kjo është edhe më shqetësuese si fenomen social, pasi tregon nivelin e varfërisë, por dhe modelet negative me të cilat po ushqehen sot të rinjtë. Por nëse modelet negative të rinjve dhe pasurimi i shpejt me krimin janë problem i shoqërisë sonë, policia dhe institucionet nuk kanë detyrë edukimin, por ndalimin dhe ndëshkimin e tyre.

Swiss Digital

Shqipëria ka afër Siçilinë dhe ka marrë prej saj pjesën me të keqe, mafien. Kjo mbetet e rrezikshme për qytetarët. Ndaj duhet që Policia e Shtetit të jetë e pamëshirshme ndaj krimit, sidomos mafies./M. Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 2 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 7 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 8 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë
SPORTI Para 17 minutash

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 30 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.