Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:21 Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin Një gjest i papritur nga Maria Aleksandra Ivezaj, përfaqësuesja e Malit të Zi në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026”, ka shkaktuar reagime…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës: Zgjedhje pas Reformës zgjedhore

Editorial
E premte, 8 Nëntor 2019 09:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për herë të parë një institucion ndërkombëtar flet troç për nevojën e domosdoshme të zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, në një deklaratë pas vizitës së raporterëve të saj në Tiranë, kërkon nga palët politike që të përfundojnë sa më parë reformën zgjedhore për të çuar më pas vendin në zgjedhje të parakohshme. Në deklaratën zyrtare, zgjedhjet nënkuptojnë të vetmen mënyrë për të zgjidhur krizën e pazakontë në Shqipëri.  Duke cituar qëndrimet e dy raporterëve që vizituan Shqipërinë, deputetët Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, KiE thotë në deklaratë se “reforma zgjedhore e ndjekur më pas nga zgjedhjet, mund të jetë thelbësore për tejkalimin e krizës politike. Të gjitha forcat politike, përfshirë opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, duhet të përfshihen plotësisht në procesin e reformës zgjedhore në mënyrë që të adresojnë mangësitë e shënuara gjatë zgjedhjeve të kaluara, dhe të vendosin një herë e përgjithmonë një kornizë për zgjedhje demokratike”. Ky qëndrim i KiE rrëzon gjithë justifikimet e kryeministrit Edi Rama se zgjedhjet e parakohshme nuk i lejojnë ndërkombëtarët. Tashmë jo vetëm zgjedhjet shihen si zgjidhja e vetme, por janë një kërkesë konkrete ndaj mazhorancës.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Deklarata e KiE për zhvillimet në Tiranë, ndryshe nga gjithë qëndrimet e tjera të ndërkombëtarëve është një analizë e ftohtë dhe realiste e asaj çfarë po ndodhë në Shqipëri. KiE dënon bojkotin e opozitës dhe djegien e mandateve, por vetëm një fjali është kritika e vetme ndaj opozitës në Shqipëri. Pjesa tjetër e deklaratës, nga fillimi deri në fund është një goditje e fortë për qeverinë “Rama”, opozitën fiktive në Kuvend dhe gjithë mazhorancën. KiE kritikon qeverinë “Rama” për mungesën e demokracisë reale në vend, për vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi, për qëndrimet ndaj kreut të shtetit, si dhe për klimën e përkeqësuar të mediave në vend. Deklarata e KiE është e pamëshirshme me gjithë propagandën qeveritare dhe të një pjesë të ambasadorëve në Tiranë, kur thotë se qeveria nuk duhet të bëjë me premtime boshe, por të mendojë për zbatimin e një demokracie funksionale në vend. Pra, qeveria “Rama” në sytë e ndërkombëtarëve sot po akuzohet se ka krijuar një shtet hibrid ku nuk ka më demokraci funksionale. Dhe kur ndërkombëtarët flasin në këtë gjuhë, kjo do të thotë se vendi ka hyrë në sisteme që lidhen me autoritarizmin, autokracinë dhe jo me vlerat e BE. Përfaqësuesit e KiE kërkojnë nga mazhoranca që të zhvillojë dialog real me opozitën për reformat e rëndësishme. Kjo deklaratë vjen pas qëndrimeve të PS për reformën zgjedhore, ku duket hapur se kërkon të anashkalojë opozitën reale të vendit. Qëndrimi i KiE është masakrues edhe për sulmet e qeverisë dhe PS-së kundër Presidentit të Republikës. Raportuesit e këtij institucioni ndërkombëtar i kujtojn qeverisë “Rama” se Komisioni i Venecias ka deklaruar se “shtyrja e datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit nuk e justifikon nismën për shkarkim e tij”. Teksa citojnë qëndrimin e Komisionit të Venecias për Presidentin, raporterët  bëjnë dhe një paralajmërim të posaçëm për PS-në kur thonë se “forcat politike duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet dhe të minojë më tej pluralizmin politik në vend”. E thënë ndryshe, vijimi i çmendurisë së PS kundër kreut të shtetit nga Asambleja e KiE do të shihet si një minim i pluralizmit politik në vend. Pjesë e kritikave të raporterëve të KiE është dhe reforma në drejtësi, e cilësuar nga Edi Rama si “histori suksesi”. Në qëndrimin e tyre, përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare thonë se është shqetësuese që kaq kohë pas nisjes së reformës Shqipëria nuk ka gjykata dhe nuk ka ende produkt të kësaj nisme. Qëndrimi i Asamblesë së KiE, pas kushteve të Bundestagut gjerman, jo vetëm tregojnë se cilat janë problemet reale që ka sot Shqipëria, por edhe sugjerojnë zgjidhjen e tyre me anë të zgjedhjeve. Tashmë mbetet që Edi Rama të mos sabotojë reformën zgjedhore duke e shtyrë atë pafundësisht./M.Xhani/

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 7 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 7 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 8 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone
Para 9 minutash

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.