Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha dhe Kryemadhi: Me datë 13 shtator populli do të rrethojë krejt Kuvendin

Editorial
E mërkurë, 8 Shtator 2021 00:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Kreu i PD: Rama të tërhiqet menjëherë, ndryshe do të ketë përplasje civile. Kryetarja e LSI: Nuk do të ndalemi kundër Edi Ramës, vetëm nëse na vret.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

-Me datë 13 shtator do të jetë beteja politike, mes opozitës dhe pozitës, më e egra që kanë parë qytetarët në këto 20 vitet e fundit. Në sallën e Kuvendit dhe me popull rreth sallës, ku do jenë deputetët, opozita do përballet me kryeministrin.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Me datë 13 shtator do të jetë beteja politike, mes opozitës dhe pozitës, më e egra që kanë parë qytetarët në këto 20 vitet e fundit. Në sallën e Kuvendit dhe me popull rreth sallës ku do jenë deputetët, opozita do përballet me kryeministrin.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ketë herë mazhoranca është kujdesur që t’i provokojë që në fillim përfaqësuesit e partive opozitare. Pika e parë e rendit të ditës në seancë është votimi i dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili shpalli si antikushtetues ligjin për ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Mazhoranca nuk është lodhur të lexojë argumentet e kreut të shtetit se përse ky ligj nuk mund të dekretohet, por e ka bërë fakt të kryer rivotimin e tij. Qëndrimet e drejtuesve të PS-së për këtë ligj thonë se pavarësisht çfarë pretendojnë artistët apo partitë e opozitës, pavarësisht shkeljeve kushtuese që renditi Presidenti, ligji do të kalojë në mënyrë urgjente. Bile këto netë kanë boshatisur krejt mjediset e Teatrit Kombëtar, gati për fadromat.

Në këtë pikë edhe opozita thotë nuk me çfarë të diskutohet, ndaj 13 shtatori është shpallur si dita e luftës. Mazhoranca do të nis diskutimet për ligjin në komisionet parlamentar që pas datës 3 shtator, por duket se debatet për këtë ligj vetëm sa do t’i shërbejnë nxehjes së sherrit për datën 13.

Për dreq data 13 është edhe numër ters!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërcënoi dje kreun e qeverisë teksa paralajmëroi se nëse do guxonte të votonte ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar, përgjigja  do të jetë e ashpër. Kreu i PD-së, që zakonisht kujdeset të bëjë deklarata të moderuara, dje në daljen para gazetarëve tha se votimi i ligjit do të ishte nisja e përballjes civile me qeverinë. “Dua t’i përsëris thirrjen time të prerë, të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk-mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e Dekretit e arsyetuar në mënyrë të plotë. Pa një pa dy, të tërheqë Ligjin “Fusha”. Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë! Por mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë, sepse ajo do të jetë siç ju thash edhe më parë, do të jetë një shpallje e konfrontimit dhe përplasjes civile”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kreu i PD-së deklaroi se miratimi i këtij ligji është vija e kuqe. Sipas tij, nëse Edi Rama do të urdhërojë deputetët që të votojnë pasojat e reagimi qytetarë do të jenë të paimagjinueshme.

Dhe burime nga selia blu tregojnë se janë përgatitur për një supërbetejë e cila do të mbahet mend gjatë në histori.

Për këtë formë reagimi ndaj qeverisë opozita duket se është më e koordinuar se kurrë më parë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh dje se mes opozitës dhe mazhorancës nuk ka më për çfarë të diskutohet. Lidhur me format e reagimit që do të përdoren për të penguar miratimin e ligjit, Kryemadhi tha se protestat e opozitës do të jenë të ndryshme, por ajo më kryesorja është rrethimi i godinës së Parlamentit. Rrethimi i sallës me deputetë brenda do jetë tensionues dhe nuk dihet kurrë se si përfundon. Kryemadhi u shpreh se sot vendi ndodhet në një situatë kritike që ka nevojë për reagim të fortë qytetar dhe politike. “Nuk do të ndalemi çdo ditë, me protesta e të gjitha, nuk do të ndalemi më ndaj këtij njeriu. Ose do nënshtrohemi ndaj këtij njeriu ose të marrim plaçkat e të ikim… Të gjitha format e reagimit do t’i bëjmë. Do ti mbledhim njerëzit rreth e qark parlamentit që ai të mos guxojë të hyjë brenda”,- u shpreh dje Monika Kryemadhi. Forumet e LSI-së dhe LRI prej disa ditësh kanë nisur organizimin e strukturave për protestat që pritet në sezonin e ri. E njëjta skemë organizimi po ndiqet edhe nga Partia Demokratike dhe aleatët e tjerë të frontit opozitar. Synimi nuk është vetëm pjesëmarrja masive në protesta, por edhe vijimi i tyre në një periudhë më të gjatë sesa protestat e mëparshme. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë kauzat e opozitës janë shumë më tepër sesa vetëm godina e Teatrit Kombëtare. Ngecja e reformës në drejtësi, eliminimi i gjykatave kryesore në vend, ngjarjet e fundit kriminale dhe skandalet e qeverisë kanë krijuar kushtet për një aksion shpërthyes ndaj qeverisë.

Përballë organizimit të Frontit Opozitar, kryeministri Edi Rama pritet të paraqesë këto ditë një planë konsensusi kombëtar me opozitën. Është një ofertë publike që kryeministri thotë se do ta bëjë për hir të integrimit të vendit në BE. Por këtë variant dy krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi e rrëzuan që dje, teksa deklaruan se me këtë qeveri nuk mund të ketë më marrëveshje.

E përsërisim se data 13 shtator 2018, nëse palët nuk gjejnë zgjidhje, do jetë datë që do mbahet mend gjatë. Opozita është përgatitur këtë radhë, si asnjë herë tjetër, për përplasje të dhunshme me qeverinë e krimit, siç akuzojnë Basha dhe Kryemadhi.

Q.Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.