Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:47 Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar Paris Saint-Germain pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e janarit. Kampionët francezë po përballen me probleme të rëndësishme në repartin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha dhe opozita: Edi Ramën do ta tërheqim zvarrë në Tiranë

Editorial
E premte, 24 Shtator 2021 06:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozita po përgatitet që protesta e datës 13 prill të mos jetë si të tjerat deri më tani. Që nga muaji shkurt kur deputetët dogjën mandatet dhe kërkuan qeveri tranzitore për zgjedhje të parakohshme, reagimi i mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama ka shërbyer për nxitjen e tensioneve dhe jo gjetjen e dialogut. Së fundi, kryeministri deklaroi dje nga Librazhdi se nuk do të pranojë asnjë nga kërkesat e opozitës dhe as do të ulet në takim. Gjithashtu, kreu i qeverisë shprehu vendosmërinë se Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet vendore edhe pa opozitën. Ndërkohë Kuvendi vijon të mbushet me deputetë të blerë dhe me emra anonimë që merren nga fundi i listave dhe thonë se do të përfaqësojnë opozitën zyrtare. Veç këtyre manovrave, qeveria ka hedhur dhe idenë e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, si dhe votimin e ndryshimeve në Kodin Penal dhe ligje të tjera të rëndësishme me deputetët e “blerë”. Një nga këto ndryshime ligjore është dyfishimi i dënimit për veprën penale të “goditjes ndaj detyrës”. Mes shumë problemeve që ka Shqipëria, ndryshimi i Kodit Penal vetëm për të ruajtur deputetët dhe qeveritarët nga përplasje fizike që mund të kenë me protestuesit, është vendim paradoksal.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Tashmë opozita ndodhet përballë një projekti rilindas që nuk kërkon vetëm mundjen e kundërshtarit opozitar, por asgjësimin total të saj. Jo rastësisht, 24 orë pasi PD dhe LSI dorëzuan mandatet, Edi Rama urdhëroi KQZ-në që të niste zëvendësimin e deputetëve që ikën me emrat anonimë të blerë si në “pazarin e Milotit”. Sigurisht vendimi i opozitës ishte politik dhe pa kthim pas, por ligji parashikon se procesi i zëvendësimit të mandateve zgjat të paktën 30 ditë. Gjatë kësaj kohe, nëse qeverisa do të kishte interes për negociata me opozitën mund të ishte vënë në lëvizje për të gjetur zgjidhje kombëtare. Nëse vërtet Edi Ramës i interesonte procesi i integrimit dhe normaliteti në vend do të kishte hezituar për t’i nxjerrë jashtë ligjit. Por kryeministri nuk humbi asnjë minutë kohë, madje shpejtoi të mbyllte punët dhe pazaret me deputetët e rinj.  Pra, hapi luftën me opozitën reale dhe zyrtare, luftë për jetë a vdekje. Përgatitjet që po bëhen nga partitë e opozitës dhe qytetarët për 13 prillin, flasin për një protestë që do të jetë ndryshe nga ato që kemi parë deri më sot. Kriza ka arritur pikën e shpërthimit dhe qëndrimet e Edi Ramës vetëm sa provokojnë përkeqësimin e situatës. Ndaj dje, mes radhëve të opozitës dhe qytetarëve u hodhën dhe thirrje që i kujtonin kreut të qeverisë, Edi Rama, se do të ketë të njëjtin fund si diktatori komunist i Rumanisë, Nikolai Çaushesku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lulzim Basha nga Berlini, në një vizitë zyrtare, tha se është me kërkesat e popullit opozitar për ta tërhequr zvarrë kryeministrin më 13 prill, nëse ai nuk dëgjon zërin e arsyes për të lenë pushtetin e fituar nga votat e blera nga krimi dhe për të bërë shtetin e së drejtës.

Më 13 prill vendimi është marrë se nuk ka largim nga kryeministri derisa kryeministri të japë dorëheqje për t’i hapur udhë një qeverie mbarëkombëtare e cila të marrë në dorë fatet e negociatave me BE në qershor dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të gjithpranuara.

Me sa duke,t reagimi i djeshëm i kryeministrit nga Librazhdi se nuk do të negociojë me Bashën dhe Kryemadhin, po i shton dozën e përplasjes më 13 prill./Qamil Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 2 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 18 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 20 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 24 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.