Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ditmir Bushati, njeriu që foli dje si Atdhetar

Editorial
E premte, 24 Shtator 2021 08:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Parlamentin e blerë nga Qeveria, i cili ngjan prej kohësh me mbledhje partie, dje për herë të parë u dëgjua një zë krejt ndryshe, që me dinjitet e kurajo foli hapur. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka thyer rregullin e vendosur nga kryeministri Edi Rama për të folur vetëm për suksese, dialog me “opozitën e re” dhe sulm total ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dje nga foltorja e Kuvendit, Ditmir Bushati ka hequr dorë nga gjuha e drunjtë që po përdor kupola e PS. Ditmir Bushati foli pa iu dridhur qerpiku, duke shikuar në sy deputetët e heshtur të PS-së dhe mëshiruar me vështrime “deputetët” e opozitës, të cilët nuk përfaqësojnë asgjë. Ish-ministri nuk drejtoi gishtin vetëm drejt opozitës për krizën politike në vend, por si askush tjetër nga PS-ja pati guximin të thotë se pjesë e problemit ku ndodhet vendi është edhe Qeveria, dhe partia që po drejton vendin. Në mënyrën më realiste, ish-ministri Bushati kritikoi shfaqjen që po bën këto ditë mazhoranca dhe Kryeministri duke folur hapur për arrogancë.

“Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse”,- deklaroi Ditmir Bushati. Si socialist, sigurisht që Bushati nuk mund të jetë dakord me qëndrimet e opozitës, por përmendja e fjalës arrogancë dhe që i drejtohet direkt kryeministrit Rama, flet më shumë se çdo gjë tjetër. Ditmir Bushati shkoi edhe më tej në fjalimin e tij, kur artikuloi për herë të parë një qëndrim që shpreh jo vetëm realitetin e asaj që po ndodh, por edhe tregon përgjegjshmërinë e një politikani. Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaron çdo ditë se shteti funksionon, edhe me deputetët e listave, pra ata që akuzohen si të blerë nga qeveria, Ditmir Bushati u shpreh se ajo që po ndodh me zëvendësimin e deputetëve nuk është demokraci, por procedurë. Dje, Bushati artikuloi, për herë të parë nga një socialist, se çdo reformë në interes të vendit duhet bërë me opozitën reale dhe jo me deputetët e blerë. “Demokracinë nuk e konceptoj si procedurë të thjeshtë. Demokracia si procedurë është zëvendësimi formal i listës së partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim. Por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare por mbi të gjitha për opozitën politike, besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjësimit që ka Partia Socialiste e Shqipërisë”,- deklaroi Bushati.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Fjalimi i djeshëm i Ditmir Bushatit ishte më shumë sesa një sinjal mendimi ndryshe. Ish-ministri në pak minuta bëri një analizë politike për katastrofën dhe dështimin e politikës që e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për integrimin në BE dhe gjithmonë të kapur peng nga sherret politike. Duke nënvizuar që edhe vendet që kanë pasur konflikte, kanë gjetur mirëkuptim, ndërsa Qeveria dhe opozita në Shqipëri janë larg marrëveshjes në favor të vendit. Bushati iu drejtua emrave më të vjetër në PS, Gramoz Ruçit, Pandeli Majkos dhe Musa Ulqinit, me shprehjen “si arritëm këtu?”. Jo rastësisht Edi Rama nuk ishte në këtë listë dhe në një gjuhë të rafinuar diplomatike, kjo “harresë” e sheh kryeministrin si pjesë të problemit që e solli krizën politike deri në këtë pikë. Në pjesë të caktuara të mesazheve të Ditmir Bushatit dallohet kritika ndaj modelit qeverisës me të cilën Edi Rama po udhëheq PS-në. Fjalimi i djeshëm ishte jo vetëm mesazhi i një diplomati të sprovuar që di se çfarë efektesh prodhon një krizë e tillë, por edhe një qëndrim personal prej atdhetari që vendos Shqipërinë para partisë dhe pushtetit. Në kulmin e krizës politike, kur të gjithë deputetët janë vënë në radhë të përsërisin fjalimet e Edi Ramës, një zë si ai i Ditmir Bushatit tregon se në partinë qeverisëse ka ende shpresë për ndryshim. Jo të gjithë janë vënë në rresht dhe janë gati të asgjësojnë opozitën, duke e futur vendin në kaos.

Swiss Digital

Ditmir Bushati tha se “Shqipëria është në udhëkryq, nga një krizë e madhe politike dhe sociale, ku ulja në bisedime për të gjetur udhën e arsyes dhe jo të arrogancës, është emergjente”.  Ai bëri prezent shqetësimin ” që pasuria e vendit është në dorën e një grupi të vogël njerëzish”.

Ditmir Bushati dje tregoi se është politikan karriere, me dinjitet, profesionist dhe mbi të gjitha atdhetar. Ai e ka treguar veten edhe kur kundërshtoi hapur copëtimin e Kosovës nga Thaçi dhe Vuçiç, ku dihet se nga ky qëndrim kombëtar i tij e shkarkuan si ministër i jashtëm. Ditmir Bushati është ndër të paktët politikan në PS që nuk është akuzuar për shpërdorim detyre apo korrupsion. Ndërkohë që ai dje foli pritet të dalin në parlament edhe Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli e disa deputetë të tjerë.

Kryeministri Rama duhet të ndryshojë mënjëherë pasi rrënimi qeverisës ka filluar, ndaj më mirë gjetje e një zgjidhje me konsensus për një qeveri tjetër e cila do kryesohet nga një socialist, por që rikthen opozitën reale dhe legale në Kuvend duke pranuar edhe zgjedhjet e parakohshme si e vetmja zgjidhje për të evituar përplasjen e civile.

Ndryshe 13 prilli po vjen dhe pasojat do jenë fatale për PS-në dhe vendin në përgjithësi./Qamil Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 1 minute

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 3 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 25 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 32 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.