Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Drogë dhe vrasje, ligjin po e bën mafia

Drogë dhe vrasje, ligjin po e bën mafia

Editorial
E enjte, 30 Janar 2020 07:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Në të vertetë policia e shtetit nuk ka se ç’të bëjë, kur vetë Rilindja dhe qeveria kanë lidhje me bandat kriminale. Çfarë mund të bëjë drejtori i përgjithshëm i Policisë kur mundohet të luftojë krimin, por krimin e ka sipër në qeveri?!

-Kryeministri po monitoron zgjedhjet në Azerbajxhan, po zgjidhë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ka mundësi t’u jap fund edhe përplasjeve shekullore në Lindjen e Mesme. Ai ka presidencën OSBE dhe po u mëson shteteve të BE se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor, në kohën kur territori i Shqipërisë ngjan sot me Palermon dhe Siçilinë e viteve ’60, nën pushtetin e mafias.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kryeministri po monitoron zgjedhjet në Azerbajxhan, po zgjidhë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ka mundësi t’u jap fund edhe përplasjeve shekullore në Lindjen e Mesme. Ai ka presidencën OSBE dhe po u mëson shteteve të “prapambetura” të BE se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor, në kohën kur territori i Shqipërisë ngjan sot me Palermon dhe Siçilinë e viteve ’60, nën pushtetin e mafias. Në ditët e para të muajit janar, në Mirditë dhe në Shkodër u kryen dy vrasje mafioze. Ekzekutimet me snajper, në mes të ditës dhe në mes të qytetit janë dëshmi e organizatave të fuqishme kriminale që veprojnë të pa shqetësuara nga institucionet e rendit. Pas vrasjeve policia deklaroi se ishte shumë afër gjetjes së aktorëve. Kanë kaluar gati tre javë dhe policia duket ende shumë larg identifikimit dhe jo më kapjes se atyre që kryen vrasjet. Në dy vite, llogariten se janë kryer të paktën 17 vrasje të karakterit mafioz në gjithë vendin. Shumica e tyre janë ende pa autor. Situata i ngjan edhe më shumë Palermos gjatë mbretërimit të mafies, nëse u referohesh zhvillimeve të fundit. Në Kamëz, një person u mor peng para banesës së tij. Historia që vjen pas kësaj pengmarrje mund të krahasohet vetëm me luftën e karteleve të drogës në Meksikë. Sipas të dhënave që ka nxjerrë deri më tani policia, qytetari u mor peng në Kamëz për llogaritë e pambyllura të drogës, të vëllait të tij në Britani. Prishja e pazareve ka bërë që grupet kriminale në Shqipëri të rrëmbejnë familjarët e personit të përfshirë në trafik. Njëlloj si në manovrat mafioze dyshohet se personi i marrë peng është torturuar dhe vrarë diku në Shijak. Policia ka arrestuar disa persona si të dyshuar, por ende nuk ka një skenar të qartë të asaj që ka ndodhur, kush është i përfshirë dhe mbi të gjitha ku është trupi i personit që dyshohet se është vrarë në mënyrë makabre. Historia nuk është skenar filmash dhe as tregim artistik mbi mizoritë e mafies në Itali apo karteleve të kokainës në Meksikë. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz dhe Shijak, vetëm pak kilometra nga kryeqyteti ku ndodhen gjithë institucionet e shtetit dhe gjithë strukturat e policisë dhe rendit. Nga ajo që ka rrjedhur në media, flitet se grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Britanisë, Europës dhe Shqipërisë, në sasi që arrinin deri në 300 kilogramë kokainë. Vetëm një ngarkesë e tillë kushton nga 20 deri 50 milionë euro në treg. Pyetja normale që shtrohet në këtë rast është, si ka mundësi që grupe kriminale me aktivitetet financiare me miliona euro nuk ndiqen me herët nga policia dhe institucionet? Si ka mundësi institucionet kujtohen të verifikojnë pasuritë, të kaluarën kriminale të shumë individëve, vetëm kur ndodhin zhdukje personash dhe ngjarje të rënda kriminale që nuk mund të mbahen të fshehta?

Swiss Digital

Teksa institucionet numërojnë vrasjet pa autor dhe krimet e pazbardhura, një raport i mediave italiane zbulonte të dhëna shokuese për trafikun e drogës në vend. Televizioni “RAI 3”, publikoi të hënën dokumente të institucioneve italiane, të cilat deklarojnë se gjatë vitit 2019 mbjellja e drogës në Shqipëri është rritur me 12 herë. Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Brendshme e cilësuan qesharak raportimin e medias italiane dhe e krahasuan me “kazanin” që trajtojnë mediat në Shqipëri. Burimi i informacionit të medias italiane është prokuroria e këtij vendi dhe Guardia Di Finanza, të cilat konfirmojnë se kultivimi i drogës është rritur. Nëse një media mund të gabojnë në raportim, ka pak mundësi që të kenë gabuar prokuroria italiane dhe institucionet që ka ky shtet kundër krimit dhe mafias. Këto vite qeveria ka investuar gjithçka në mediat vendase dhe të huaja që të bind qytetarët se kultivimi i hashashit në Shqipëri është mashtrim dhe opozita gënjen. Për t’u mbushur mendjen atyre që kanë dyshime, kryeministri thotë se fenomeni i drogës është histori e harruar, ndërkohë autoritet italiane po tregojnë se është e kundërta. Por edhe pa qenë nevoja të përfshihen mediat e huaja, shqiptarët i shohin vet parcelat me kanabis dhe vrasjet mafioze që vijnë për shkak të drogës. Numri i vrasjeve dhe ngjarjet kriminale tregojnë se në Shqipëri, prej kohësh ligjin e bënë mafia dhe jo shteti.

Në të vertetë policia e shtetit nuk ka se ç’të bëjë, kur vetë Rilindja dhe qeveria kanë lidhje me bandat kriminale. Çfarë mund të bëjë drejtori i përgjithshëm i Policisë kur mundohet të luftojë krimin, por krimin e ka sipër në qeveri?! Nuk themi, realisht, për ministrin e brendshëm, pasi ai shquhet për ndershmeri, por janë mbi atë ministra dhe rilindas të tjerë që vendosin. Dhe vendosin me ata që u kapën në Dibër e Durrës duke vjedhur votat, pra pushtetin./Mili Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 1 ore

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 9 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 21 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.