Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Frrok Çupi: Basha sulmon Xhafën për të shpëtuar Saimir Tahirin

Editorial
E diel, 8 Gusht 2021 00:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

PD bëri sikur luftonte kundër lidershipit të PS (në pushtet), por në fakt u radhit në krah të tij. PD sulmoi ministrin Xhafaj, me gjithë synimin që të ‘mbulojë’ ish ministrin Tashiri, tashmë në ‘arrest shtëpie’. Edhe PS këtë luftë po bën: kundër ministrit Xhafaj, me qëllim që të bëjë hije për ish- ministrin Tahiri dhe ky të dalë ‘pa lagur’….

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nga Frrok Çupi *

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Jashtë avllisë së rrethuar nga muret askush nuk do t’ia dijë për luftën brenda rrethimit. Por as brenda Pallatit ‘nuk dinë’ çfarë po ndodh. Lufta po bëhet në oborrin e klasës sunduese politike. Po të mos ishim strangopur me nocionin ‘luftë e klasave’, mund të thonim se kjo është tipike luftë klasash…

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të dy partitë kryesore, PS në qeveri dhe PD në opozitë, kanë lënë ‘shtëpitë’ e tyre, njëkohësisht janë izoluar nga populli ( jashtë mureve të avllisë), dhe po luftojnë në oborr.

Qëllimi i njëjtë nr. 1 i të dy partive:

Sot Partia Demokratike (në opozitë) bëri një lajmërim të madh se një ngjarje e jashtëzakonshme do të njoftohet. Ngjarja lidhej me disa prova “regjistrimesh ambientale” mbi vëllain e ministrit të Brendshëm, Xhafa, të prezumuar si trafikant droge. PD bëri sikur luftonte kundër lidershipit të PS (në pushtet), por në fakt u radhit në krah të tij. PD sulmoi ministrin Xhafaj, me gjithë synimin që të ‘mbulojë’ ish ministrin Tashiri, tashmë në ‘arrest shtëpie’. Edhe PS këtë luftë po bën: kundër ministrit Xhafaj, me qëllim që të bëjë hije për ish- ministrin Tahiri dhe ky të dalë ‘pa lagur’. Që ditën kur të dy partitë e mëdha kuptuan se aleatët ndërkombëtarë po kërkonin burgosjen e Tahirit, liderë armiq u bënë bashkë për ta shpëtuar. Xhafaj mund të jetë ‘fajtori i botës’, por Tahiri është kapur me presh në duar në lidhje me grupet kriminale ndërkombëtare. Tahiri ka shumë prova në duar, si për lidershipin e PS edhe të PD; që ditën kur morën vesh se ‘po e kërkon Perëndimi”, këta u bashkuan në një qëllim.

Stili i njëjtë, nr. 2:

PD nxori në konferencën ‘e jashtëzakonshme’ tre deputetë, në rresht. Stili denigrues i kryetarit të PS, Rama, ndaj kundërshtarëve brenda ‘shtëpisë’, u aplikua nga kryetari i PD, Basha. Të vesh në rresht tre deputetë, dy nga të cilët kanë qenë ministra drejtësie, për të dhënë një lajm me prova të kontestueshme- kjo është denigruese. Basha e shtoi dozën e denigrimit të kundërshtarëve brenda partisë: Si zë kryesor në grup emërtoi deputetin Salinjani. Ky është një aktivist që humbi zgjedhjet në Rininë Demokratike, por u përzgjodh nga kryetari si deputet. Kohët e fundit është bërë ‘bozë’ për shkak të një skandali seksual brenda ‘familjes’ demokratike, që tashmë është publik. Zoti Basha duke vënë gishtin te Salinjani kreu dy ‘detyra lufte”. E para, iu tha liderëve të tjerë brenda PD se ‘ju nuk vleni as sa Salinjani”; e dyta, transmetoi në publik imazhin se ‘njoftimi i jashtëzakonshëm’ rreth ministrit është pa vlerë… Kush mund ta marrë seriozisht një ‘njoftim për luftë’ të shpallur nga Salinjani? Edhe në këtë rast, lideri i PD veproi në dobi të liderit të PS.

Stili 3: Të dy njësoj- lideri një hap prapa!

Sot në ngjarjen e “jashtëzakonshme” me drogën e vëllait të ministrit, që mendohej se “do të rrëzonte qeverinë”, të dy liderët kryesorë (PD dhe PS) zbatuan të njëjtën taktikë. Basha i PD nuk doli para publikut për ‘ngjarjen e jashtëzakonshme”, kur nuk ka lënë lajm pa dhënë në atë tribunë. Disa e menduan se ndodhet para një ‘gjyqi’ të madh ndërkombëtar mbi aferën e ndërhyrjes ruse në lobingjet me Amerikën, përmes kryetarit të PD. Por ka edhe një arsye tjetër: Prej pak ditësh, Rama i PS nuk po çan ekranet dhe tribunat. Atëherë edhe Basha sot ndoqi të njëjtën taktikë: Nuk u shfaq ‘live’. Të dy bënë një hap prapa nga zakoni i agresionit ndaj publikut.

As në Pallat, as jashtë avllisë nuk ‘dinë gjë’

‘Pallat’- sipas konceptit të luftës në Pallat, po quajmë partitë. As anëtarët e PD dhe as anëtarët e PS, që qëndrojnë brenda shtëpisë- nuk janë njoftuar mbi ‘luftën’. Madje askush nga lidershipi nuk pyet për anëtarësinë. Lidershipi i PS ka ndërruar emrin dhe ngjyrat e PS më shumë se dy a tre herë; edhe PD ka bërë të njëjtën gjë. Kurrë nuk kanë pyetur njeri brenda ‘Pallatit’. PS ka ndërtuar ekipin e ‘Rilindjes’ për qeverinë, dmth., jo qeveri e Partisë Socialiste, por e ‘Rilindjes’; të njëjtën gjë bëri Basha i PD: Në vend të PD shpalli ‘qeverinë e Republikës së Re” gjatë Revolucionit në çadër. Edhe në luftën kundër ‘krimit dhe drogës’ nuk pyet njeri anëtarët e Partive. Pallati fle, ndërsa në oborr ndahen harxhet e luftës…

Gjatë gjithë kohës, në marrëveshjen PD- PS, politika dhe pushteti mbahen jashtë sistemit.

Po për masat njerëzore jashtë murit rrethues të oborrit?… Për popullin as që pyet njeri; madje edhe lufta nuk bëhet për ata. Lufta bëhet për pushtet brenda ‘oborreve’. Si, brenda ‘oborreve’ në numër shumës?! Sepse secila nga partitë ka nga dy oborre lufte: Atë ku ‘vret’ lidershipin e vet; dhe atë ku merr pushtet nga kundërshtari…

Por as jashtë mureve nuk do t’ia dijë njeri çfarë po ndodh në oborr. Në fund të fundit asgjë nuk ka lidhje me popullin, as se ka drogë, as se nuk ka drogë… /Veritas.com.al

*Titulli i është i redaksisë “Koha Jonë”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 2 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 12 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 15 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 18 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.