Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri gjerman: Duam reforma konkrete e jo vetëm tortë për mua!

Editorial
E mërkurë, 8 Shtator 2021 21:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që prej muajit qershor qeveria “Rama” ka deklaruar se Bashkimi Europian i ka hapur negociatat me Shqipërinë, por vetëm ka shtyrë për arsye proceduriale me një vit procesin. Sipas qeverisë, vendimi që morën ministrat e Jashtëm të BE disa muaj më parë automatikisht hap negociatat në qershor të vitit 2019. Prej muajsh kjo është servirur si një arritje e madhe e qeverisë “Rama” dhe sukses i reformave të saj në fushën e integrimit. Edhe pse opozita dhe media në qershor thanë se shtyrja me një vit nuk ishte arritje por dështim, mazhoranca vijon të rendisë si sukses të sajin garancinë se pas një vitit vendi do të çelë negociatat.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Të vërtetën e vendimit të qershorit e ka thënë dje ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. Kryediplomati gjerman, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati rrëzoi gjithë skemën e mazhorancës me integrimin. Maas tha në mënyrë të qartë se në vitin 2019 nuk ka asnjë garanci se negociatat do të merren. Diplomati gjerman theksoi se në BE nuk ka procese automatike, por vetëm verifikim kushtesh. Nëse Shqipëria në vitin 2019 nuk ka përmbushur kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian,  negociatat do të shtyhen sërish. Vendimin e qershorit 2018, të cilin qeveria “Rama” e cilësoi si hapje negociatash, diplomati gjerman e quajti një vendim orientues të BE dhe jo përfundimtar.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ministrit gjerman i kishte rezervuar një surprizë ministri Bushati. Ministri kishte ditëlindjen dhe i kishte qëlluar që vizita në Tiranë ti përkonte rastësisht me ditëlindjen. Por për këtë kishte menduar ministri shqiptar Bushati.  Duke qenë i regjur tashmë me diplomacinë e ka menduar mirë se një surprizë duke i dhuruar një tortë ministrit gjerman do të ishte një lajm dhe zbutës në kritikat gjermane ndaj Shqipërisë, sidomos me lojën dyfishe me rastin Thaçi-Vuçiç. Por ministri gjerman falenderoi për tortën duke mos harruar të thoshte me gjestin e tij se më duhen reformat e qeverisë e jo vetëm torta.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithsesi dje ministri shqiptar Bushati këndoi mirë “Shumë urime për ty gjerman!”. Në kryeministri thonë se Ditmir Bushati kishte dy ditë që bënte prova në zyrë për këngën, oshilimet e zërit dhe mënyrën se si do t’ia jepnin tortën gjermanit të kancelares Merkel. Por ministri gjerman vazhdoi duke thënë se “Shtetet anëtare të BE kanë bërë gjithashtu të qartë se qershori i vitit 2019 nuk do të jetë një automatizim përsa i përket nisjes apo çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të hapura dhe të qarta, të ditura dhe të qarta, pra, duhet të ekzistojnë hapa për rezultate të tjera përsa i përket reformave në mënyrë të tillë që të mund të bindim edhe të gjithë ata që janë disi skeptikë për sa i përket këtij procesi”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Kushtet për marrjen e negociatave janë të njëjtat që janë përsëritur prej disa vitesh nga gjithë zyrtarët e BE. Brenda këtij viti qeveria “Rama” duhet të jap rezultate konkrete në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe gjithë proceseve që lidhen me ndërtimin e shtetit. Teksa diplomati gjerman vlerësoi nisjen e reformës në drejtësi, për herë të parë në qëndrimet e zyrtarëve të vendeve të BE u theksua dhe rëndësia e pavarësisë së drejtësisë. Deri më sot është folur për gjyqtarë të korruptuar dhe kjo është një temë e njohur. Por përmendja e kriterit të pavarësisë së drejtësisë duket se shkon direkt për qeverinë, sepse zakonisht është qeveria që ndërhyn te drejtësia dhe jo opozita. Deklaratat e kryediplomatit gjerman zbehin gjithë entuziazmin e qeverisë lidhur me reformat që thotë se ka kryer për integrimin. Në Tiranë, ministri i Angela Merkel tha në mënyrë të qartë se asgjë nuk është e përfunduar për negociatat. Gjermania është një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë, por Heiko Maas la të kuptohet se në vitin 2019 do të jenë sërish vende si Holanda dhe Franca që do të kenë të njëjtat kërkesa të rrepta për Shqipërinë.

Vizita e kryediplomatit gjerman në Tiranë nuk ka pasur qëllim vetëm çështjen e integrimit. Ndalesa e tij në kryeqytetin shqiptar vjen pas një turi intensiv në gjithë vendet e rajonit dhe që lidhet me zhvillimet e reja në Ballkan, pas nisjes së debatit për “korrigjimin e kufijve të Kosovë”. I pyetur për këtë çështje nga gazetarët, Heiko Mass përsëriti edhe një herë qëndrimin e Berlinit se rishikimi i kufijve nuk është një opsion që mbështetet nga Gjermania. Diplomacia gjermane i është kundërvënë që në fillim projektit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç për rishikimin e kufijve. Duke e cilësuar si një ide të rrezikshme, Berlini zyrtar ka nisur një fushatë të fortë lobimi që të frenojë realizimin e një projekti të tillë, i cili dëmton gjithë investimin 28 vjeçar të BE në Ballkan. Ndaj dhe në deklaratën e ministrit gjerman me kryeministrin Edi Rama, bashkë me vlerësimet i kujtohej qeverisë shqiptare partneriteti me Gjermaninë në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare ku merren vendime. Gjithashtu, Maas i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se Tirana është spiranca e stabiliteti në rajon. “Ne e kemi mbështetur këtë rrugë që prej fillesave të veta, por edhe ju sigurisht që jeni një partner mjaft i rëndësishëm për ne në kuadër të organizatave ndërkombëtare, para së gjithash në NATO. Ju jeni një vend që mund të konsideroheni si spirancë e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në rajon”,- deklaroi ministri i jashtëm gjerman.

Vizita zyrtare e ministrit të Jashtëm gjerman Tiranë pati dhe një element të ri në mesazhet e ndërkombëtareve për procesin e integrimit. Zakonisht ndërkombëtarët, këto vite, janë kujdesur që kur kërkojnë më shumë reforma të komentojnë edhe opozitën, herë si pjesë e problemit dhe herë si pjesë e zgjidhjes. Në qëndrimet e kryediplomatit gjerman problemet e integrimit ju faturuan qeverisë dhe faturën e përgjegjësisë një vit më pas do t’a paguajë po qeveria “Rama”.

Ministri iku, tortë e hëngri, por la idhnim te kryeministri shqiptar.

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 5 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 6 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 6 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 6 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 10 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.