Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:32 Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore Gjendja shëndetësore e Jamal Musialës vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Gjermani. Talenti i Bayern Munich po përballet me vështirësi në procesin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kancelarja gjermane Merkel i vendos kushte të reja kryeministrit Rama

Editorial
E premte, 1 Tetor 2021 11:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vendimi për çeljen ose jo të negociatave me 18 tetor do të varet nga qëndrimi që mban Gjermania. Kancelarja Merkel thotë se do ta vendos pwrlamenti gjerman. Vota e shtetit kryesor të Bashkimit Europian ndikon në mënyrë direkte dhe në mënyrën sesi votojnë 27 anëtarët e tjerë të Unionit. Për këtë qëllim, vizita e kryeministrit Edi Rama dje në Berlin mund të cilësohet dhe si më e rëndësishmja në gjithë lobimin e qeverisë shqiptare për negociatat. Ajo që mund të thuhet në përfundim të takimeve zyrtare të kryeministrit është se Gjermania do të vendos kushte të reja për Shqipërinë. E thënë ndryshe, 18 tetori do jetë një fazë tjetër ku Shqipërisë nuk do t’i thuhet as “po” dhe as “jo”, por do të kërkohet ende përmbushja e kushteve të tjera. Për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, vendosja e kushteve të reja përkthehet në refuzim të qartë për negociatat. Vetëm se është një refuzim diplomatik, të cilin kryeministri Edi Rama dhe propaganda e tij do t’a shesin si suksesin e radhës. Kjo u pa dhe dje pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kur kryeministri tha se kishte marrë mbështetje për negociatat

. Në fakt, njoftimi i zyrës së shtypit të Kancelares Angela Merkel nuk jepet optimizmin që pretendon kreu i qeverisë shqiptare. Njoftimi i Kancelares bën me dije se “vendimi për Shqipërinë do merret në fund të shtatorit nga Bundestagu”. Pra, ndryshe nga sa tha kryeministri që Kancelarja do të merrej personalisht me negociatat e Shqipërisë, kryeministrja gjermane Merkel njofton se do të zbatojë atë vendim që do të marrë Bundestagu (parlamenti gjerman). Në këtë pikë nisin dhe problemet e reja të qeverisë “Rama” dhe çështja e kushteve. Partitë në Gjermani janë të ndara lidhur me procesin e zgjerimit dhe konkretisht me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe vetë brenda koalicionit që drejton Angela Merkel ka qëndrime të ndryshme lidhur me hapjen e negociatave. Pjesa kryesore e deputetëve mendojnë se negociatat duhet të hapen sa më shpejt me Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë mendojnë se është ende herët. Ndërkohë deputetë të koalicionit qeverisës në Gjermani, për mediat në Berlin kanë përmendur dhe të paktën gjashtë kushte të reja që duhet të plotësojë Shqipëria. Reformimi i Kodit Zgjedhor, funksionimi i sistemit të Drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hetim i lidhjeve mes politikës dhe krimit, ndjekje penale zyrtarëve të dyshuar për lidhje me mafian, ulja  e kërkesave për azil, si dhe zgjidhja e krizës politike janë disa prej çështjeve që janë përmendur nga politikanët dhe mediat gjermane. Nëse Gjermania që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e integrimit të rajonit dhe Shqipërisë në BE ka kaq shumë kërkesa, vendet e tjera që janë kundër zgjerimit mund të kenë një listë edhe më të gjatë. Kushtet e reja nuk janë “teka” të burokratëve të BE, por qëndrime për krizën politike dhe atë çfarë ka bërë qeveria “Rama” këto vite. Se cilat janë kushtet e vërteta për Shqipërinë, kjo do të zbulohet vetëm kur Bundestagu të dalë më një qëndrim në fund të muajit shtator.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, ekzistencën e kushteve e pranoi edhe vetw Edi Rama dje në prononcimin e dhënë për mediat pas takimeve në Gjermani. “Bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte”,- deklaroi kryeministri. Kushtet e reja, që kanë të bëjnë edhe me krizën politike, pritet të jenë një tjetër penalitet për qeverinë “Rama”. Pas disa dështimeve me negociatat, bllokimi edhe një herë i intergimit do të ishte fatal jo thjesht për qeverinë, por për gjithë vendin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deri në fund të qershorit, mbase Gjermania vendos të mos e shkëpusë Shqipërinë nga Maqedonia dhe të jap “OK” të plotë për të dy vendet. Në të kundërt, asnjë ekspozitë dhe prezantim librash nga Edi Rama në Berlin nuk i shpëton negociatat.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 9 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 20 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 21 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 22 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.