Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministrin e rrethojnë kudo me prita e protesta

Editorial
E mërkurë, 11 Gusht 2021 14:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka pasur dje një nga takimet më të vështira si pjesë e turit të “llogaridhënies” së qeverisë. Problem nuk kanë qenë pyetjet e përgatitura të socialistëve që marrin pjesë në takime, por pritat e popullit opozitar dhe protestat kundër qeverisë. Në tre qytete ku kryeministri zhvilloi takim, Elbasan, Cërrik dhe Belsh organizatorët e takimeve janë ndeshur me protestat opozitarëve. Dhe jo vetëm opozita, por edhe populli i majtë i revoltuar. Garda e Republikës dhe policia lokale janë ndeshur, si rrallë here, në vështirësi për mbarëvajtjen e takimeve, pasi zinin vend diku, por plaste mu në mes të takimit me kryeministrin, ku pyetjet ishin acaruese për Ramën.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Prita e parë e demokratëve ndaj kryeministrit ishte vendosur në Elbasan, ku kreu i qeverisë do të fliste për punësimin. Qindra protestues të PD dhe LSI, me deputetët opozitarë të këtij qarku zhvilluan një tubim para nisjes së takimit të Edi Ramës. Parulla që e priste kryeministrin në hyrje të qytetit ishte “Mirë se vjen o Pasha i drogës”.  Efektivët e Gardës së Republikës ndërhynë për të hequr parullat e të rinjve që protestonin, si dhe për të ndaluar ndonjë përplasje mes socialistëve që prisnin kryeministrin dhe opozitarëve që kishin dalë të protestonin. Kreu i mazhorancës vijoi aktivitetin, por në kushtet e “shtetrrethimit” me forca policore.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Prita e dytë e protestuesve opozitarë ishte rezervuar për kryeministrin në qytetin e Cërrikut. Me të njëjtat parulla qindra vetë tentuan të bllokonin hyrjen e eskortës së kreut të qeverisë. Edhe në këtë qytete policia kishte marrë masa ekstreme për kontrollin e protestuesve dhe mos lejimin e tyre për tu afruar në sallën ku zhvillohej aktiviteti.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur u duk se protestuesit hoqën dorë nga protestat, kreu i qeverisë u nis për një takim në qytetin e Belshit. Edhe këtu opozitarët kishin menduar për ngritjen e pritës së tretë ndaj kreut të mazhorancës. Me parulla të egra kundër qeverisë dhe ministrave, ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit. Për shkak të masave të larta të sigurisë, në takimin e qeverisë dukej se kishte me shumë policisë sesa socialistë dhe zyrtarë që jepnin llogari për mënyrën sesi po qeverisin.

Veç tensioneve të pakta me policinë, protestat u shoqëruan dhe me reagime nga drejtuesit e PD dhe PS. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla i revoltuar që në qytetin ku ai është zgjedhur deputetët demokratët e pritën me protesta Edi Ramën tha se në tubim ishin vetëm 15 persona. Sipas Ballës protestat e PD tregoi edhe një herë dështimin e opozitës. Ndërkohë nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, në një deklaratë për mediat akuzoi policinë dhe kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjit dhe dhunim të protestuesve. Spaho e cilësoi sjelljen e policisë si skandaloze ndaj protestuesve që kishin dalë në shesh të shprehin qëndrimet e tyre. Kurse LSI me njerëzit e saj në qark ishin të vendosur për të hyrë në takimet e kryeministrit me “popullin”, por nuk u lanë nga drejtuesit e PS-së.

A janë takimet e kryeministrit me popullin apo takime me socialistët?!

Ndërkohë ajo që ndodhi dje në Qarkun e Elbasanit pritet të jetë nisja e një skenari të ri të opozitës. Forumet rinore të PD dhe LSI kanë paralajmëruar protesta të përditshme kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të akuzuar nga opozita. Që nga e hëna, tubimet do të nisin sërish para Ministrisë së Brendshme dhe para Kryeministrisë. Ndërkohë që nuk do të mungojnë dhe denoncimet e përditshme të PD-LSI  për ministrat e përfshirë, sipas opozitës, në skandale.

Qëllimi është që fryma e protestave të mbahet ndezur deri në fund të muajit qershor, kur pritet dhe përgjigja e BE për çeljen e negociatave. Pas vendimit të BE, opozita pritet të kalojë në një tjetër skenar kundër qeverisë që pritet të jetë edhe më radikal nëse negociata nuk jepen. Vjeshta do jetë përballja finale.

Makthin e pyetjeve dhe protestave në qytete të vendit, kryeministri e vuan sa duket në sjelljen e tij në raport me pyetjet e egra, ndonëse salla është vetëm me socialistë. Petrit Vasili shprehet se nëse kryeministri do të lejonte popullin e thjeshtë të shkonte në takime me kryeministrin, ai, pra populli, do ta merrte zvarrë duke e zbuar me dru pasi Rama vetëm mashtron dhe mbetet pjesë e krimit të organizuar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 1 minute

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 10 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 13 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 16 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.