Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:22 Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD dhe LSI: Më 13 prill Edi Rama nuk shpëton!

Editorial
E premte, 24 Shtator 2021 10:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Lidershipi opozitar deklaron se nuk ka kthim në shtëpi për protestuesit e ditës së shtunë, pa rrëzuar kryeministrin. Ndërkohë policia e shtetit është vendosur në gjendje gatishmerie të lartë, kurse Garda ka rritur numrin e rojeve për Edi Ramën. Të gjitha lëvizjet e kryeministrit shoqërohen me masa të forta sigurie.

Pas djegies së mandateve, opozita ka vendosur dy kushte të panegociueshme të cilat janë: qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Janë dy kërkesa që nuk mund të cilësohen si tekanjoze, siç i quan mazhoranca, por qëndrime të domosdoshme që vijnë pas 6 vitesh qeverisje problematike të Edi Ramës me korrupsion në rritje, rënie të gjithë sistemit të drejtësisë, bashkëpunim e bashkëdrejtim me krimin e organizuar dhe blerje të zgjedhjeve. Çdo zgjidhje e pjesshme e krizës aktuale politike do të ishte momentale, për të sjellë më pas një krizë edhe më të rëndë. Ndërkohë që Shqipëria hyn në kolaps politik dhe social çdo ditë e më tepër, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shmanget nga përgjegjësia politike deri në pikën që e mohon se në Shqipëri ka një krizë. Qëndrimet e kryeministrit për të hyrë në zgjedhje vendore pa opozitën, si dhe tentativat për të miratuar reformën zgjedhore me deputetët e blerë, kanë rritur edhe më shumë tensionet politike. Përballë protestave masive dhe daljes së opozitës nga sistemi, kreu i qeverisë po mundohet të krijojë idenë se demokracia funksion dhe me deputetë të blerë dhe se zgjedhjet mund të bëhen dhe pa kundërshtarë realë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kjo është çmenduri! Nuk ka sesi të ketë zgjedhje pa opozitën. Dje edhe “Zëri Amerikës” e Elez Biberaj, drejtor për Euroazinë në radion shtetrore amerikane, theksuan se kryeministri Rama drejton me arrogancë, me korrupsion dhe krim.

Swiss Digital

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklarojnë se të shtunën e ardhshme në Tiranë (13 prill) pritet të mbahet një nga protestat më të mëdha kundër qeverisë “Rama”. Detajet e tubimit masiv dhe mënyra e reagimit qytetar mbahet sekret nga opozita, por të gjithë organizatorët premtojnë së me 13 prill do të ketë surpriza për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Gjithë procesi i përgatitjes së kësaj proteste flet se do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera. Ora e zgjedhur, vendi dhe mesazhet që do të jepen janë përzgjedhur me një simbolikë të veçantë nga ana e opozitës, ku populli nuk do përmbahet më si deri më tani.

Jo rastësisht protesta më masive do të nis në mbrëmje. Sipas njoftimeve të opozitës qytetarët do të mblidhen në orën 18:00 para Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Zhvillimi përgjatë mbrëmjes i një tubimi paraqet dhe një sfidë për forcat e rendit e personelin që siguron zyrën e kryeministrit Edi Rama. Por pjesë e surprizave të kësaj protestë është dhe kohë zgjatja e saj. Ish-deputetët të opozitës thonë se tubimi do të nis në orën 18:00, por nuk ka një afat mbarimi, ç’ka nënkupton se protesta do të ketë karakter ultimativ dhe do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve për qeveri tranzitore. Policia e Shtetit pritet të mos jap leje për tubimin, por një qëndrim i tillë i forcave të rendit mund të acarojë edhe me tepër situatën para Kryeministrisë.

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku, paralajmëroi dje se megjithë masat që Garda e Republikës ka marrë për të blinduar hyrjen e godinës së Kryeministrisë më 13 prill qytetarët, nuk do t’i ndalojë asgjë. Ai aludoi se ashtu si të premten në Kukës, tashmë qytetarët po e ndjekin këmba këmbës Kryeministrin. Gjatë kësaj jave në Tiranë pritet të vijnë disa përfaqësues ndërkombëtare me misionin për të zgjidhur krizën. Deri më sot, Edi Rama të vetmen ofertë që ka bërë për opozitën është ftesa për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Më shumë sesa tërheqje e kryeministrit, ky propozim është cilësuar nga opozita si një tallje. Protestat nuk kërkojnë rregullimin e Kodit Zgjedhor, por largimin e kryeministrit dhe qeveri tranzitore. Ndërkohë dje “Zëri Amerikës” transmetoi një analizë në lidhje me “pranverën ballkanike”, e cila ka përfshirë Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, ku qeveritë janë të korruptuara dhe po vjen ora e largimit të tyre. Ndërkohë kryeministri Rama nga Lezha prapë këmbëngul se nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, çka e ka ngritur tensionin politik dhe data 13 prill do jetë datë pa kthim pas dhe kthim në shtëpi, thonë në selitë e PD dhe LSI.

Pa rrëzuar kryeministrin këtë radhë nuk ikim- ky është vendimi final i lidershipit opozitar./Qamil Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe
Para 2 minutash

Rusi-Ukrainë-SHBA, Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Para 4 minutash

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 26 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 33 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.