Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:32 Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore Gjendja shëndetësore e Jamal Musialës vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Gjermani. Talenti i Bayern Munich po përballet me vështirësi në procesin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për Ramën dielli lind dhe perëndon në Surrel!

Editorial
E diel, 27 Tetor 2019 08:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Kreu i shtetit Ilir Meta dje i dha një mesazh kryeministrit Rama pas dështimit me hapjen e negociatave. Nga takimi me presidentin maqedonas, Meta tha: Është e rëndësishme të reflektojmë të gjithë. Kemi një reflektim në Maqedoninë e Veriut përmes një zgjidhje të caktuar politike. Kjo është zgjidhja e tyre, tregon dhe pjekurinë e tyre politike dhe demokratike. Natyrisht që dhe tek ne ka mjaft rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe lexojmë me vëmendje të gjitha ato detyrime që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet të cilat u dëmtuan nga vetoja e Francës, qëndrimi i Holandës dhe Danimarkës kundër hapjes së negociatave. Mënyra sesi po sillen qeveritë e dy shteteve fqinje pas këtij refuzimi të një pjese të BE është krejt e ndryshme. Maqedonia e Veriut, një shtet që është vlerësuar për reformat e brendshme dhe marrëveshjen me Greqinë, edhe pse ishte më e favorizuara në Këshillin Europian për t’i çelur negociatat, vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë, qeveria “Rama” në Tiranë me një bilanc negativ reformash dhe me krizë të rëndë politike, nuk e sheh refuzimin e negociatave të problemet e brendshme të saj, por fajëson Francën dhe vendet e tjera për bllokimin. Kjo papërgjegjshmëri e qeverisë, jo vetëm solli bllokimin e negociatave më 18 tetor, por nëse vijon në këtë mënyrë mund të shkaktojë dhe dështim fatal në takimin e radhës së BE-së për Ballkanin, në maj 2020.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lidhur me situatën e re të krijuar pas bllokimit të negociatave, ku kërkohet një reagim i gjithë klasës politike për të shmangur skenarët më negativ, ka reaguar dje kreu i shtetit Ilir Meta. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidenti Meta ka kritikuar gjithë klasën politike, si dhe ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama. Presidenti ka kërkuar reflektim nga gjithë faktorët politikë duke sjellë shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila shkoi në zgjedhje të parakohshme për të konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e qytetarëve ndaj reformave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta duket se shkon direkt për kreun e qeverisë “Rama”, i cili pas më shumë se një jave nga bllokimi i negociatave, ende akuzon si fajtore vendet e BE për rezultatin negativ. Ndërkohë që Shqipëria ka mjaft probleme të cilat kërkojnë zgjidhje emergjente dhe nuk varen nga vendet e Bashkimit Europian.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Standardi i vendosur nga Zoran Zaev me futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme duket se e shqetëson më shumë se çdo gjë tjetër Edi Ramën. Këto javë në PS vetëm dy kanë qenë shqetësimet kryesore. E para si të fajësojnë Francën dhe e dyta, si të tregojnë se situata në Maqedoni nuk është e njëjtë si në Shqipëri dhe ndaj këtu s’mund të ketë zgjedhje. Por qëndrimi i Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit Zoran Zaev nuk lë shumë vend për justifikime. Kryeministri i Maqedonisë është politikani që aktualisht ka mbështetjen më të madhe ndërkombëtare në Rajon, edhe për shkak të zgjidhjes së krizës me Greqinë. Megjithatë edhe pse ndodhet në kuotat më të mira dhe pa asnjë presion, Zaev vendosi të shkojë në zgjedhje duke respektuar kërkesën e opozitës. Ndërkohë kryeministri Edi Rama drejton vendin që ndodhet në krizën më të rëndë të viteve të fundit, e megjithatë nuk sheh si zgjidhje për dalje nga situata zgjedhjet e parakohshme. Duke mos pranuar as standardin e Maqedonisë së Veriut, Edi Rama po dëmton edhe më tepër procesin e integrimit, pasi kriza nuk duket se është drejt zgjidhjes.

Veç kësaj, Presidenti Meta shprehu kritika dhe për mënyrën sesi po sillet mazhoranca ndaj vendeve që kanë shprehur rezerva për Shqipërinë, Francën, Holandë, Danimarkën dhe Spanjën. Presidenti ka kërkuar vendosjen e kontakteve më të ngushta me këto vende, në rrugë institucionale, për t’i sqaruar për zhvillimet në Shqipëri dhe për rëndësinë që kanë ata. “Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet që kanë qenë më kritike, përfshirë Francën, Holandën, Danimarkën, Spanjën apo çdo vend tjetër. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë, për të adresuar shqetësimet e tyre. Nuk mjafton të themi që Franca apo Holanda ka këto probleme të brendshme dhe po na përdor ne, në rast se ne jemi një burim i shqetësimeve të brendshme të tyre, përsa i takon emigracionit, azilkërkuesve, përsa i takon dhe problemeve të krimit të organizuar, në veçanti përsa i takon Holandës. Ne duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë mjaft të besueshme, në mënyrë që të gjitha këto shqetësime të shuhen në javët dhe muajt që vijnë”,– deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Ndaj marrja si shembull nga Presidenti Meta e kryeministrit maqedonas ishte sinjal kritik ndaj kryeministrit Rama që nuk pranon asgjë.

Por për Ramën dielli lind dhe perëndon në Surrel!

Vetëm kryeministri shqiptar nuk don të kuptojë se ka qeverisje problematike, se ka varfëruar popullsinë, se ka një oligarki e cila drejton vendin për llogari të biznesëve të tyre, se nuk ka demokraci parlamentare dhe se nuk ka media të lira, por të lidhura me fijet e interesave të kryeministrit.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 3 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 14 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 15 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 15 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.