Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama: Tërhiqemi nga ISIS. Do vijnë dhjetra mijëra afrikano-veriorë

Editorial E enjte, 12 Gusht 2021 07:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministria hodhi poshtë dje projektin e shumëdebatuar këto ditë për ngritjen në Shqipëri të një kampi rehabilitimi për ish-terroristët e ISIS në Ballkan. Këshilltari i Kryeministrit për Sigurinë, Sandër Lleshi tha se nuk ka ekzistuar asnjëherë një projekt i tillë për grumbullimin e ish-luftëtarëve të shtetit islamik. Kryeministria i cilësoi deklaratat e shumë politikanëve të opozitës dhe mediave si spekulime për qëllime politike. Në fakt, ideja e kampit nuk u hodh nga opozita apo media, por nga një prej kryeministrave të vendeve të BE. Boyko Borissov, kryeministri i Bullgarisë, deklaroi në 4 qershor, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se kemi diskutuar që “në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”. Kjo deklaratë gjendet ende në videon me përkthim zyrtar të konferencës, në faqen online të kryeministrit Edi Rama. Borisov nuk foli për qendër analizash dhe studimesh, siç thotë qeveria shqiptare, por për luftëtarë të ISIS. Në këtë pikë, ose qeveria jonë duhet të koordinohet për deklaratat që bën me aleatët në rajon, ose njëra prej palëve në konferencën për shtyp disa ditë më parë gënjeu. Pavarësisht kontradiktës mes qëndrimit të një kryeministri të rajonit dhe qeverisë shqiptare, lajmi i mirë është fakti që Kryeministria e mohoi dje projektin për luftëtarët e ISIS. Rreziku dhe problemet që mund të sillte një plan i tillë është shumë më i madh sesa debati i djeshëm mes qeverisë dhe opozitës se kush gënjente. Deklaratat e Kryeministrisë ishte një tërheqje përballë reagimit publik ndaj një projekti të pamenduar dhe të probleme për sigurinë dhe në këtë rast duhet përgëzuar. Fakti është se kryeministri bullgar e bëri fakt të kryer dhe kryeministri shqiptar nuk e kundërshtoi. Ndërsa opinioni publik mori një shpjegim pesë ditë me vonesë për çështjen e ish-terroristëve të ISIS, një tjetër problem duket në horizont. Këtë herë alarmi vjen nga mediat ndërkombëtare që shkruajnë për një plan të Bashkimit Europën për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Bëhet fjalë për krijimin e një kampi mikpritës për mijëra dhe qindra mijë emigrantë nga vendet e konflikteve që duan të hyjnë në zonën e BE. Plani parashikon që gjithë fluksi i emigrantëve të mblidhet në një vend që nuk është anëtar i BE dhe aty të trajtohen kërkesat për azil ose të kthehen pas. Vendi i përzgjedhur është në Ballkan dhe media e huaja citojnë se ky shtet mund të jetë Shqipëria. Aktualisht në disa shtete të BE ka emigrantë në kampe, por që nuk u jepet leja e qëndrimit. Parashikohet që shumë vende t’i largojnë emigrantët në shtetin që do përzgjidhet dhe më pas të vendoset nëse do kthehen në vendet e origjinës, ose t’u jepet azil.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Aktualisht në atë që njihet si rruga e emigrantëve për në BE, nga Turqia deri në Austri, ndodhen qindra mijëra emigrantë të mbledhur në kampe dhe që janë refuzuar të pranohen nga vendet e BE. Projekti synon mbledhjen e këtij kontingjenti dhe emigrantëve të rinjë që mund të vijnë kontinent në një vend dhe më pas shqyrtimin e kërkesave. Por kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë të jetë pas këtij veprimi me afrikano-veriorë dhe nga Linda e Mesme.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Shumë vende të BE kanë bllokuar kufijtë për emigrantët. Greqia që është destinacioni i parë i pritjes së tyre thotë se nuk mund të përballojë me flukse të tjera. Qeveria e re në Itali po përgatitet të përzërë më shumë se 500 mijë. Për shkak se gjithë shtetet e rajonit kanë marrë masa ekstreme për bllokimin e refugjatëve, rruga e re nga ku po kalojnë emigrantët është Shqipëria. Agjencia “Reuters” shkruante se nga territori shqiptar drejt Malit të Zi dhe më pas Kroacisë kanë kaluar më shumë se 2 mijë refugjatë gjatë muajve të fundit. Shifra konsiderohet e lartë, por numri mund të rritet disa fish për shkak se sezoni i verës cilësohet dhe si periudha e flukseve të emigrimit, për shkak të kushteve të kohës.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria nuk ka takat për të pritur qindra mijëra refugjatë të cilët BE po planifikon ti strehojë në shtetin tonë.

Më mirë një votë kundër e BE se sa ta na kthejnë në shtet me ish-luftetarë të ISIS apo me qindra mijëra refugjatë, kur dihet se gjysma e shqiptarëve kanë ikur vetë emigrant dhe nëse realizohet kjo duhet të pyesësh një afrikanoveriorë se ku janë shqiptarët në Shqipëri.

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 21 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 22 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 23 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 25 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.