Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 20:19 PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Marash Logu gjatë një deklarate për mediet tha se avokatët e PD-së përfaqësuan sot 28…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Dorëheqja e PD
  • Masat ndaj kapuçëve
  • Ermal Beqiri
  • Kvaratskhelia
  • Champions League
  • Sulmet ndaj bankave
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protestë gjigande

Editorial
E enjte, 23 Shtator 2021 15:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozita ka zhvilluar protestën më të madhe që është zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1991. Si asnjëherë më parë, qytetarët kanë marrë pjesë në tubim duke mbushur jo vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe zonën përreth Piramidës, Kryesisë së Kuvendit dhe deri në sheshin “Skënderbej”.

E gjithë zona e Tiranës ku ndodhen institucionet kryesore të shtetit, praktikisht ishte e rrethuar nga protestues që kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama. Mitingu ishte madhështor si asnjëherë më parë dhe ky fakt u vu në dukje edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat dje raportonin që një tubim masiv antiqeveritar në Shqipëri. Pjesëmarrja u konfirmua edhe nga mediat afër qeverisë, të cilat nuk lënë rast pa sulmuar opozitën, por u detyruan të pranonin se në shesh nuk kishin dalë vetëm militantët, por qytetarët e revoltuar. Në jo pak raste pjesëmarrja e qytetarëve është shkak për debat pas mitingjeve, por si për ti dhënë fund sherrit të numrave, protesta u cilësua më e madhja dhe nga mediat ndërkombëtare. Realisht ishte  protesta më e madhe që është zhvilluar jo vetëm muajin e fundit, apo vitet e fundit, por më e madhe në gjithë historinë e pluralizimit që pas rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha. Radio shtetërore gjermane “Deutsche Welle” konfirmonte dje opozita shqiptare arriti të nxjerrë në shesh më shumë njerëz se kurrë më parë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Tubimi që zgjati më shumë se katër orë kaloi jo pa incidente. Mes protestuesve që ndodheshin në zonën e Parlamentit dhe policisë pati përplasje të ashpra. Nisja e tensioneve meriton një hetim të plotë infiltrimin e agjentëve dhe provokatorëve, pasi dukej qartazi se opozita nuk kishte qëllim ushtrimin e dhunës. Me numrin e jashtëzakonshëm të qytetarëve, opozita, nëse do të kishte një skenar dhune do të ishin pushtuar jo vetëm kryeministrinë dhe Parlamentin, por gjithë zyrat e qeverisë. Përveç ndonjë rasti sporadik kur protestuesit janë irrituar me policinë, pjesa tjetër e incidenteve më shumë se nga opozita u nxit nga segmente shtetrore. Por dje, ashtu si në protestat e tjera, policia e tejkaloi të drejtën e saj në ushtrimin e dhunës. Me qindra bomba me gaz lotësjellës, bomba shurdhuese dhe përdorimi i autoblindave me ujë me presion dukeshin si reagim i pajustifikuar përballë qytetarëve që nëse do kishin ardhur për dhunë, nuk i ndalonte dot as ushtria dhe jo më pesë policë me skafandra dhe bomba tymuese. Bombat me gaz lotësjellës u përdorën edhe kundër fëmijëve, grave si dhe ndaj krerëve të opozitës në mënyrë të papërgjegjshme dhe aspak profesionale. Pas tubimit masiv, qeveria si gjithmonë u mor me detajet e protestës dhe jo me thelbin e saj. Nga drejtues të lartë të PS u deklarua në media se ata që protestonin ishin militantë dhe jo qytetarë. Qëndrime të tilla janë miopi politike, pasi edhe militantët janë qytetarë. Por në shesh dje nuk ishin vetëm partitë, por shqiptarët që e shohin se vendi po shkon në drejtimin e gabuar dhe qeveria duhet ndalur në korrupsionin dhe arrogancën e saj.

Swiss Digital

Pjesmarrja ishte gjigande. Kjo është dhe fitorja e parë e opozitës. Fakti që dje në shesh vërshuan nga të katër anët e Tiranës dhe vendit kaq shumë qytetarë tregon se shqiptarët i çuan sinjalin e parë Edi Ramës se duhet të largohet. Qeveria nuk përfaqëson më shumicën dhe pas raporteve për vjedhjen e votave, dje qytetarët konfirmuan Edi Ramën si drejtues të një minorance politike.

Protesta dhe mbajta e saj nga krerët e opozitës larg akteve të dhunës pati një mesazh dhe për ndërkombëtarët. Është koha që një pjesë e tyre re të shohin më sy realist atë që po ndodh dhe të mos përsërisin deklarata që tregojnë se nuk kuptojnë çfarë ndodh në Shqipëri.

Populli foli dhe tregoi se vendi kërkon ndryshim. Protesta e fundit do jetë vertetë finale, pasi nuk mban më zemërimi popullor.

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate
Tani

PD: 432 protestues të asistuar nga ekipi ynë ligjor, 239 të liruar me vendim gjykate

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit
Para 22 minutash

Protesta e sotme paqësore. Thirrja: Nesër ora 9 para parlamentit

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Para 28 minutash

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Luçiana Kokaj në emision me veshje simbolike, denoncon: Farmacitë nuk po na lejojnë të blejmë ujë fiziologjik
Para 36 minutash

Luçiana Kokaj në emision me veshje simbolike, denoncon: Farmacitë nuk po na lejojnë të blejmë ujë fizi...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
20 Tetor 2026, 19:39

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë
Para 6 orësh

Protesta studentore, vjen dorëheqja e parë

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
20 Tetor 2026, 16:32

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 11 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.