Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:14 Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur me rezultatin 4-2 nga Paris Saint-Germain në Champions League. Megjithatë, Raphinha nuk sheh arsye…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama nis hakmarrjen ndaj opozitës dhe medias: mbyll portale, arreston opozitarë

Rama nis hakmarrjen ndaj opozitës dhe medias: mbyll portale, arreston opozitarë

Editorial
E enjte, 19 Dhjetor 2019 08:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ka disa limite në aktet e qeverisë që ndan nëse një shtet është demokratik apo një formë regjimi autoritarist. Limiti është liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit. Dje, të dyja këto dy shtylla kryesore që mbajnë në këmbë shtetet europiane, u rrëzuan në mes të Tiranës. Goditja e parë që iu dha demokracisë është ligji “anti-shpifje” që u miratua në parlament. Çfarëdo të thotë kryeministri, deputetët e PS apo një pjesë e mediave që kanë mbyllur gojën, ligji nuk ka të bëjë me shpifjen dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ligji censuron mediat online për çdo lajm që nuk i pëlqen në qeverisë. Me 82 vota dje Rama e votoi ligjin antimedia.

Nëse deri dje në media lexoheshin denoncime ndaj qeverisë dhe zyrtarëve, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo qeveritar edhe i kapur në korrupsion flagrant, ka të drejtë të thotë se “lajmi është shpifje”. Dhe që lajmi është shpifje nuk e vlerëson gjykata, por AMA një institucion që zgjidhet nga qeveria dhe për pasojë do i bindet gjithmonë qeverisë. Me këtë ligj, për çdo lajm që nuk i pëlqen qeverisë AMA detyron fshirjen e tij brenda pak orës dhe pagesën e një gjobë te majme që rrezikon mbylljen e mediave. Gjykatat dhe drejtësia nuk janë asgjëkund në këtë ligj. E vërtetat e denoncimit nuk vlerësohet nga drejtësia, por vetëm nga qeveria dhe AMA. Ky është thelbi i ligjit dhe projekti i qeverisë është as më shumë dhe as më pak, por censurë e mirëfilltë ndaj mediave. Një hap pas dhe një regres që Shqipëria kishte kujtuar se e kaloi që pas viteve ’90 dhe vitit të mbrapshtë ’97. Një pjesë opinionit ende nuk e ka kuptuar dëmin që i është bërë shoqërisë me këtë ligj. Nuk është fjala te shpifja, sepse ligjet aktuale, Kodi Penal dhe Kodi Civil e kanë shprehur qartë sesi paditet një media për shpifje. Ligji nuk merret me shpifjen, por censuron median dhe për pasojë qytetarët të kritikojnë qeverinë. Me këtë ligj shqiptarët dhe media humbasin atë që fituan me shumë mund të vitet ’90, të drejtën për të folur dhe kritikuar pushtetin. Nga sot, nëse kritikon quhet shpifje dhe ndaj ky ligj rrëzon kolonën kryesore të demokracisë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Goditja e dytë që kryeministri Edi Rama i dha sistemit demokratik në vend është vendimi i gjykatës për dënimin e ish-deputetit, Edvin Salianji dhe gazetarit, Jetmir Olldashi, për të ashtuquajturën çështja “Babale”. Është rasti më flagrant sesi gjykatat vihen në lëvizje me urdhër politik dhe nuk hetojnë denoncimin e opozitës dhe gazetarit, por dënojnë me burg opozitën dhe gazetarin. Para këtij denoncimi kujtojmë se Salianji është i pari deputet i opozitës që në vitin 2014 çonte  kamerat në fushat e mbjella me hashash që policia dhe qeveria nuk i “shihte”. Asnjë verifikim nuk u bë për këto denoncime dhe gjykatat nuk hapën kurrë çështje. Ndërsa sot, për një denoncim publik ndaj familjarit të ish-ministrit të Brendshëm u dënua, me procedurë “të përshpejtuar” me një vit burg. Të thuash që një vendim i tillë është i pabazuar është pak. Më shumë se kaq është hakmarrje politike e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës. Në të dyja rastet, si për dënimi i Salianjit dhe ligji për mediat, tregojnë se kryeministri i ka tjekaluar caqet e një qeverisje të ligjshme. Nga dje ka nisur hakmarrja. Pasi ka marrë të gjitha pushtetet dhe ndërkombëtarët e miratojnë me heshtje, si mbetet gjë vetëm të vazhdojë planin për të mbyllur mediat kritike dhe për të burgosur opozitën.

Swiss Digital
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon
SPORTI Para 8 minutash

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 33 minutash

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti
SPORTI Para 33 minutash

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
LAJME Para 35 minutash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.